Dy lokale janë mbyllur në Llogara për shkak të ambienteve pa kushte higjieno-sanitare dhe me produkte të skaduar.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese e Vlorës ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Top Channel