Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Unikkatil është rikthyer sërish në krye të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Projekti i tij muzikor, “Ni Milionë Rrugë”, ka qëndruar në vendin e parë për 6 javë rresht por për disa javë ai i mungoi kreut, duke u rikthyer sërish këtë javë falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut.
Publikuar në prillin e këtij viti, “Ni Milion Rrugë” është projekti muzikor që e riktheu reperin e dashur të publikut shqiptar sërish në tregun muzikor pas disa kohësh mungesë.
I njohur për tekstet e tij pikante, Unikkatil edhe kësaj radhe ka ardhur me një “poezi” kushtuar vështirësive të jetës, fëmijërisë së tij në shkollën fillore dhe më pas në shkollën e mesme, e cila menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar. I pa shoqëruar me një videoklip, pa praninë e femrave të zhveshura apo makinave të bukura, Unikkatil preferon të transmetojë tek fansat muzikën e tij të vërtetë.
Pavarësisht se prej vitesh, Unikkatil është shkëputur nga Shqipëria, fansat e tij i kanë qëndruar besnikë muzikës së tij dhe këtë e vërteton më së miri fakti se kënga e tij “Ni Milion Rrugë” është shpallur hiti i verës 2018.
Prej javësh në faqen zyrtare të “Top Awards” është hapur një sondazh, i cili përfundon sot, sa i përket hitit të kësaj vere, ku në garë qëndronin 10 këngë. Votat maksimale i ka marrë pikërisht Unikkatil me 37.65% ndërsa vendi i dytë i përket bashkëpunimit të suksesshëm të Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, “Mike” me 27.8%. Në vendin e tretë është renditur bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana” me 14,11% të votave, një këngë që për 7 javë ka qëndruar në krye të listës të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Pozicionimi i këngëve të tjera është si më poshtë:
Vendi 4: LEDRI VULA FT. LYRICAL SON – PRINCESS DIANA 5.75%
Vendi 5: GHETTO GEASY FEAT. FLORI MUMAJESI – DASHNI ME RAKI 4.83%
Vendi 6: ARDIAN BUJUPI & XHENSILA – CIKA CIKA 4.05%
Vendi 7: LEDRI VULA X BUTA – MERRI MERRI 3.13%
Vendi 8: ALBAN SKENDERAJ FT. MC KRESHA – PING PONG 1.55%
Vendi 9: ÇARTANI FT. DON PHENOM – SMOKING CUBANA 0.6%
Vendi 10: DON PHENOM – JENA LIT 0.53%
Top Channel