Hiperinflacioni, Venezuela emeton bolivarin e ri “Soberano”

21/08/2018 16:56

Në mesin e një inflacioni mbytës dhe trazirave sociale, Venezuela hodhi në qarkullim një monedhë të re.

Udhëheqësi vendas po përpiqet në këtë mënyrë t’i japë një shtysë ekonomisë së rrënuar, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se inflacioni atje mund të mbërrijë këtë vit në një milion për qind.

Vendimi, pjesë e një pakete dramatike masash që synojnë t’i vendosin hiperinflacionit galopant, vjen në kohën kur mijëra venezuelianë vazhdojnë të kalojnë kufijtë, duke u larguar drejt vendeve fqinje për shkak të mungesës drastike të ushqimeve dhe ilaçeve, ngërçeve politike dhe rritjes së nivelit të kriminalitetit.

Në një mesazh të postuar në Tëitter, presidenti Nicolas Maduro e cilësoi paketën e re si një “formulë revolucionare” me shumë përfitim.

Monedha e re “Bolivar Soberano” vlen sa 100 mijë bolivarë të vjetër. Ilustrimin më të mirë të gjendjes në vend e bënë disa foto të hedhura në internet, të cilat tregojnë në një mënyrë satirike se në çfarë nivelesh kishte mbërritur zhvlerësimi i monedhës në vend.

Kështu, për një letër higjienike duheshin paguar 2.6 milionë bolivarë; 14.6 milionë për një pulë 2.4 kilogramëshe; 3 milionë bolivarë shkonte një kg karrota; si dhe 2.5 milionë një kg oriz.

Lexo edhe:
Inflacioni paralizon Venezuelën, 14 milionë për të blerë një pulë

Lëvizjet e reja, megjithatë nuk i bindin shumë ekspertët. Ekonomisti Steve Hanke, duke folur për “Forbes” thotë se, masat e fundit ngjasojnë më shumë me një ndërhyrje kozmetike dhe e përshkruan monedhën e re si “skemë piramidale”.

Lexo edhe:
“Mali” me para që nevojitet për blerjet e zakonshme në Venezuelë

Top Channel