Që një tifozëri të hedhë sende ndaj tifozërisë së skuadrës kundërshtare, në futboll nuk tingëllon aspak mirë, por në Holandë kanë provuar të kundërtën.

Tifozët e Den Hag kanë hedhur arusha dhe lodra të ndryshme për tifozët e Feyenoordit, që shumica ishin me fëmijët e tyre në tribunat e stadiumit.

Në këtë sektor gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe disa fëmijë nga spitali i fëmijëve Sofia, i Roterdamit, që është edhe spitali i më i vjetër i fëmijëve në Holandë.

Për të respektuar këtë vizitë të tyre në stadium, këta fëmijë kishin shoqëruar më herët edhe lojtarët në daljen e tyre në fushë.

Top Channel