Bashkëshorti e dhunon, 54-vjeçarja e kërcënon me armë. Çifti përfundon në polici

22/08/2018 10:02

Bashkëshorti e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, dhe në gjendje të rënduar psikologjike, një 54-vjeçare ka rrëmbyer automatikun dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Banorët e Seferanit në Belsh dëgjuan të shtënat e armës, duke njoftuar menjëherë policinë.

Mylazim Abazi, 58 vjeç kishte ushtruar dhunë ndaj Adelina Abazit, 54 vjeçe. Kjo e fundit më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në shtëpi pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Top Channel