Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FLUKS MAKINASH NGA KOSOVA DREJT BREGDETIT

Mijëra qytetarë nga Kosova po i drejtohen bregdetit. Fluksi në doganën e Morinës është i madh dhe gjatë paradites segmenti Morinë-Kukës është bllokuar.

 

TURISTËT NË SYRIN E KALTËR KËRKOJNË INFRASTRUKTURË

Turistet ne Syrin e Kaltër shtohen dita-ditës, sikurse kërkesat për infrastrukturë.  Ata duan rrugë dhe vendparkime nga paratë që paguhen për të hyrë në vendburimin e famshëm.

 

TRUMP NË TELASHE

Presidenti amerikan Donald Trump është sërish në telashe pasi avokati i tij Michael Cohen ka shkelur ligjet amerikane nën udhëzimin e vetë Donald Trump.

 

RRJETET SOCIALE KUNDËR LLOGARIVE TË RREME

Facebook dhe Twitter mbyllën disa llogari mashtruese te cilat po përhapnin lajme te rreme për Rusinë dhe Iranin. Ky është sulmi i dyte pas fushatës që bllokoi microsoft nga hakerat rusë.

 

LIBRI PËR KIMI RAIKONEN NË TREG

Një libër për jetën Kimi Raikonen doli në qarkullim në Finlandë dhe tashmë pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze. Libri pritet të bëjë bujë pasi hedh drite edhe mbi disa sekrete të jetës së tij

 

Top Channel