Faza e “play off”-eve të Champions League ka zhvilluar gjashtë ndeshjet e para të martën dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke vendosur në rolin e favoritëve dy skuadra holandeze, si Ajaksi e PSV-ja, por edhe grekët e AEK-ut, për kualifikim në fazën e grupeve.

Ajaksi fitoi 3-1 sfidën e parë ndaj Dinamos së Kievit në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit, ndërkohë që PSV-ja mposhti një ditë më parë 3-2 (në transfertë) bjellorusët e BATE Borisovit.

Grekët e AEK-ut, të cilët vijën si kampionë në fuqi të kampionatit helen, triumfuan 2-1 në Hungari përballë ekipit të Videotonit, i cili sivjet njihet me emrin MOL Vidi.

Nga rezultatet e tjera të ndeshjeve të para spikat barazimi 1-1 i PAOK-ut të Selanikut në fushën e vështirë të Benfikës, sikurse barazimi me të njëjtin rezultat i Dinamos së Zagrebit në transfertë me zviceranët e Young Boys.

Në barazim pa gola përfundoi sfida e Crvena Zvezdës me Salzburgun, e zhvilluar pa tifozë mbrëmjen e së martës. Pas një jave do të luhen edhe ndeshjet e kthimit.

Top Channel