Publikohet telefonata, Lotitto i hakërrehet Inzaghit pas humbjes me Napolin

22/08/2018 12:30

Humbja me Napolin duket se nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Lazios, Claudio Lotitto, i cili i është hakërryer menjëherë trajnerit Simone Inzaghi në telefon.

Numri 1 i bardhekaltërve duket vërtetë i nervozuar me teknikun e skuadrës, por teksa ka qenë duke shprehur shqetësimin në telefon, dikush ka bërë një video dhe ka regjistruar fjalët e tij, adresuar Simone Inzaghit.

“Simone, Vendos unë, nuk vendos ti. Ta kam thënë në të gjitha mënyrat, se dua të di me siguri kush është mirë dhe kush nuk është mirë. Ti ankohesh gjithmonë dhe për gjithçka. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë sesa vlejnë të tjerat”, dëgjohet t’i thotë Lotitto trajnerit Inzaghi.

Pikërisht ky diskutim dhe për më tepër publikimi i tij, pritet të destablizojë ambientin lacial, pikërisht në prag të transfertës torineze ndaj Juventusit, të shtunën në orën 18:00.

Top Channel