Avokati i ish-avokatit të Trumpit: Gati të ndihmojë hetimet ndaj Rusisë!

22/08/2018 17:26

Pas deklaratës se organizoi së bashku me Donald Trumpin, pagesat për t’i mbyllur gojën aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, dhe një ish-modeleje të “Playboy”-t, Michael Cohen, ish-avokati i presidentit amerikan i shkakton republikanit një tjetër dhimbje koke.

Cohen është shprehur më se i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhje.

“Ai është gati të tregojë gjithçka që di rreth Donald Trumpit”, ka thënë avokati mbrojtjës i Cohenit, e kjo e bën situatën mjaft intriguese.

Çfarë di juristi dhe sa mund ta dëmtojnë informacionet e tij shefin e Shtëpisë së Bardhë?

Vet Trumpi e parapriu situatën me një varg mesazhesh në Twitter, ku thotë se Cohen është duke shpikur histori për të arritur një marrëveshje me qëllimin të shpëtojë veten.

Ish-avokati i kreut të administratës amerikane u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve financiare gjatë Presidencialeve të vitit 2016, kur pranoi se ka dhënë parà në këmbim të heshtjes së të dashurave të supozuara të miliarderit njujorkez.

Sipas një ujdie të arritur me prokurorët federalë, 51-vjeçari Cohen mund të dënohet me 4 deri në 5 vite burg. Masa e dënimit do të jepet më 12 dhjetor. Ai pranoi fajësinë për 8 akuza gjithsej, duke përfshirë mospagim taksash dhe dhënie të një deklarate të rreme një institucioni financiar.

Top Channel