E premte, 24 Gusht 2018
17:01
Kush gënjen, Alonso apo Red Bulli?

Në pistën e SPA Frankorshomp në Formula 1 u konsumua një tjetër kapitull i sagës mes Fernando Alonsos dhe skuadrës së Red Bullit.

16:50
Goditje me kosto zero, Rabiot drejt kalimit te Milani

Ende pa u mbyllur zyrtarisht merkatoja e kësaj vere, në shumë prej ligave të futbollit europian, shumë skuadra mendojnë për vitin e ardhshëm.

16:35
Gjimnazet, të hënën nis regjistrimi; Kërkohet vetëm dëftesa e shkollës 9-vjeçare

Të hënën shkollat e mesme në të gjithë vendin nisin regjistrimin e nxënësve në vitin e parë. Që në maj nxënësit janë orientuar për shkollën publike se ku do ndjekin studimet ndërsa për t’u regjistruar kërkohet vetëm dëftesa e shkollës 9 vjeçare. Regjistrimet vijojnë deri më 7 shtator.

16:18
Tatimet, mbi 21 mijë biznese me borxhe; Detyrimet do të mblidhen me forcë

Mbi 21 mijë ka shkuar numri i bizneseve ndaj të cilave administrata tatimore ka vendosur barrë hipotekore dhe siguruese për shkak se figurojnë debitore ndaj fiskut.

16:06
“The Economist”: Kokaina, Shqipëria e para

Prestigjiozja “The Economist” ka dalë me një pretendim befasues në një reportazh të shkurtër publikuar në faqen e saj “online”, ku trajtohet problemi i përdorimit të shtuar të narkotikëve nëpër botë, e kokainës në mënyrë të veçantë.

15:58
Korrigjimi i kufijve? SHBA, pro! Bolton: Nëse ka marrëveshje nuk e kundërshtojmë

“Nëse Kosova dhe Serbia bien dakord, ne nuk e kundërshtojmë rregullimin e territoreve”. Është përfolur se Shtetet e Bashkuara po e mbështesin në heshtje idenë e korrigjimit të kufijve, të cilën e kundërshton nga ana tjetër me forcë Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

15:50
Turizmi/ Në 7 muaj, 3 milionë të huaj në Shqipëri

Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

15:43
Tragjedi në Partizan i Beogradit-Beshiktash, tifozi ndërron jetë

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi, në stadiumin e Beogradit, pikërisht aty ku ndodhën edhe ngjarjet e tmerrshme në vitin 2014, ku Kombëtarja Shqiptare u sulmua barbarisht nga tifozët vendës.

15:28
“Qeveria ka humbur pasionin”; Studimi: Më pak ligje në Kuvend

Instituti i Studimeve Politike ka realizuar një studim ku tregon edhe performancën e anëtareve të qeverisë në marrëdhënie me Kuvendin. Sipas studimit aktivitetin më të ngjeshur pas kryeministrit Rama e ka ministrja e Kulturës dhe ne fund është ministri i Jashtëm. Por siç thotë Afrim Krasniqi i Institutit të Studimeve Politike e gjithë performanca e qeverisë, tregon se ajo ka humbur pasionin reformues në mandatin e dytë duke dërguar shumë më pak ligje në Kuvend, se sa në mandatin e parë.

15:18
Rama mbledh ministrat në Vlorë. Vazhdon analiza e punës që nisi në korrik

Kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat e tij mëngjesin e të premtes në vilën qeveritare në Vlorë në një takim informal, për të vijuar analizën e performancës së qeverisë “Rama 2” në vitin e saj të parë.

15:07
Kategoria Superiore rrezikon tifozët

Ngjarja e rëndë e javës së parë të kampionatit, ku tifozeritë e dy skuadrave, Skënderbeut dhe Partizanit, u përleshën brenda në stadium ka vënë në lëvizje të gjitha organizmat për të kërkuar siguri maksimale për vazhdimësinë e kampionatit.

14:42
Shkaktoi aksidentin ku vdiq gruaja shtatzënë, lihet në burg 31-vjeçari

31-vjeçari Edmond Asllani u arrestua një ditë pas aksidentit tragjik që i kushtoi jetën një nëne shtatzënë, si edhe u plagosën 8 të tjerë.

14:40
A mund të luftohet vërtet korrupsioni?

Rumania njihet si një prej vendeve më të korruptuara në BE. Protestuesit dolën në rrugë, të zemëruar me qeverinë dhe me atë që ata e shohin si një kulturë korrupsioni shtetëror.

14:21
Lushnje, zjarr në Kasharaj; digjen disa hektarë me ullishte

Një zjarr, fillimisht i vogël, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka arritur të djegë hektarë të tërë të mbjella me ullishte në Lushnje, por edhe sipërfaqe me shkurre të larta. Zjarri i nisur fillimisht në një prej luginave të kodrave të qytetit në afërsi të Kasharajt konsiderohet si aksidental.

14:20
Nuk është 20, por 47 vjeçe – FOTO

Një fanatike palestre është bërë gruaja e fundit që trullos publikun kinez, e jo vetëm, me format e linjat e saj që pavarësisht moshës së saj duket si një 20-vjeçare.

14:07
Ancelotti do titullin, s’trembet nga Juventus

Kur Carlo Ancelotti pranoi të ulej në pankinën e Napolit e cila nuk ishte liruar ende nga paraardhësi i tij Sarri, e dinte shumë mirë se do të kishte një mision të vështirë për të sjellë në qytetin jugor, një titull të shumëëndërruar.

13:47
Cristiano kthehet në vendin e “krimit” 144 ditë më vonë

Cristiano Ronaldo ishte autor i një goli fantastik, që do të mbetet në mendjet e tifozëve të Juventusit në Champions League, gol që asokohe hidhëroi bardhezinjtë, por i bëri të shpërthejnë në një lumë ovacionesh, të cilat e dhanë efektin këtë verë.

13:46
Rikthehet “Top Gun”; Nisin xhirimet në aeroplanmbajtëse

Një ekip aktorësh dhe personeli realizues është aktualisht në bordin e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, pranë brigjeve të Virginias, duke xhiruar skena të Top Gun II me Tom Cruise.

13:32
Ndryshimet e klimës, bie ‘bastioni’ i fundit i Arktikut

Shtresa e akullit pranë brigjeve të Greenlandës veriore, normalisht është një nga më të trashat në të gjithë arktikun, me lartësinë që arrin në mbi 21 metra në disa pika.

13:23
Vasili: Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat, ndërsa Ramës i buzëqeshin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i referohet politikës në Itali, për të treguar sipas tij të përbashkëtat që ka kryeministri Rama me krimin.

13:22
Irani izolohet edhe nga kompanitë ajrore

Disa nga kompanitë më të mëdha ajrore të Evropës po ndalin fluturimet drejt Iranit, vetëm dy vite pas rinisjes së shërbimeve të tyre, kur sanksionet ndërkombëtare u hoqën.

13:13
Studimi: Konsumi i alkoolit, kurrë i sigurt

Harrojini studimet që ju thonë se një gotë verë është e barabartë me të berit palestër apo se vlen për dobësim. Kur bëhet fjalë për alkoolin asgjë nuk është e shëndetshme dhe e sigurt. Një studim tregon se pasojat janë të pashmangshme.

12:59
Lajmet kryesore të ditës, 24/08/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:58
Transformohet blloku i banimit në Allias, Veliaj: Mbajtëm premtimin

Deri para pak muajsh e gjithë zona përreth rrugës “Njazi Meka” në Njësinë nr.4 konsiderohej si një lagje e dorës së dytë, pasi mungonte infrastruktura urbane dhe ajo e ofrimit të shërbimeve. Sot e gjithë kjo zonë ka jo vetëm çerdhe, kopshte, shkolla e mensa sociale që ofrojnë të gjitha standardet, por edhe një mobilim urban nga më të mirët në Tiranë.

12:55
PD, Bardhi: Bego fitoi tendera në kundërshtim me ligjin

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një dalje për mediat thotë se Edmond Bego ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin.

12:55
Nga 1 shtatori Europa ndalon llambat e vjetra, do të shiten vetëm LED

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë evropën nga 1 shtatori.

12:48
“Tradhtia” austriake me Putin; Skepticizëm për sigurinë në Europë

Një ish-shef i zbulimit gjerman thotë se sekretet e NATO-s nuk janë të sigurta nëse ndahen me Austrinë, duke iu bashkuar shqetësimit në rritje midis agjencive të inteligjencës perëndimore rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.

12:27
Shiste mish derri me vulë falso, AKU mbyll dyqanin e mishit në Librazhd

Krahas kontrolleve për skadencën e produkteve dhe kushtet e shitjes së tyre, AKU vijon edhe punën për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

12:23
Turizmi në Kavajë; Vizitorë të shumtë, jo vetëm në plazhe

Kavaja ka regjistruar një nga sezonet më të suksesshme turistike këtë verë. Sipas zyrtarëve vendorë, hotelet e shumta përgjatë 21.5 km bregdet kanë hapur dyert për mijëra turistë të huaj që kanë zgjedhur plazhet e bregdetit të Kavajës që shtrihen nga Përroi i Agait deri te Plazhi i Gjeneralit.

12:13
Turistët rëndojnë trafikun

Rritja e fluksit të pushuesve drejt plazheve të Adriatikut e Jonit ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugën e plazhit të Durrësit.

11:59
Ksamil, aksidentohen turistët italianë, vdes njëri prej tyre

Dy turistë italianë janë përfshirë në një aksident rrugor në Ksamil rreth orës 11:00 të së premtes, teksa konfirmohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, edhe miku i tij është gjendje të rëndë.

11:49
Kosovë-Serbi; Shtatori, një muaj ‘i nxehtë’

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për Kosovën. Më i nxehtë madje se gushti me vapë dhe deklarata që tronditën politikën dhe diplomacinë . Teza e korrigjimit të kufijve siç e ka përkufizuar presidenti Thaçi duket se do të jetë në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi gjatë shtatorit.

11:40
Çokollatë kanabisi në makinë, në pranga 37-vjeçari. Në hetim pasagjerja

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 7 kg kanabis sativa, duke arrestuar poseduesin dhe duke nisur hetim për pasagjeren për mos kallëzim krimi.

11:39
Vdekje e dyshimtë në Korçë, familjarët thonë se është vrasje

Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës ndërkohë që policia ka konstatuar shenja dhune fizike në pjesën e fytyrës dhe në trup.

11:28
Uragani në Hawai, Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Hawai është goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa uragani Lane i afrohet shtetit amerikan duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

11:12
Virusi i Nilit Perëndimor/ Shtohen rastet në Greqi, raportohen 11 viktima

Bilanci i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi ka alarmuar autoritetet dhe organet e shëndetit. Numri i personave që kanë humbur jetën, ka shkuar në 11,6 prej të cilëve në javën e fundit.

11:10
Sekuestro e 1 milionë euro pasuri/ Llalla, rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish- kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestrimin e pasurisë së tij.

11:02
Frika nga Brexiti pa marrëveshje me BE

Jeta do të vazhdojë. Ministri britanik për Brexitin, Dominic Raab i përgatit qytetarët për plane emergjente për rastin e një Brexiti pa marrëveshje me BE. Ai i beson vullnetit të mirë të BE – dhe premtimeve të turbullta.

10:37
Ministrat në skaner, Rama mbledh kabinetin në Vlorë

Pas një mbledhjeje të qeverisë në muajin korrik në Tiranë, Kryeministri Rama ka thirrur anëtarët e kabinetet në qytetin e Vlorës, për një tjetër raportim të punës së tyre.

10:17
Ekonomia gjermane u reziston “fërkimeve” tregtare, rritet në të gjithë sektorët

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani raportoi se të gjithë sektorët e ekonomisë gjermane, u rritën në tremujorin e dytë të vitit 2018, pavarësisht fërkimeve tregtare ndërkombëtare.

10:03
Historia e dhimbshme e nënave që varrosën fëmijët e tyre, Meta në kampin famëkeq të Tepelenës

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në përkujtimin për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq të Tepelenës, aktivitet i zhvilluar në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

09:51
Largohet Turnbull, Morrison kryeministër i ri i Australisë

Malcolm Turnbull nuk do të jetë më kryeministër i Australisë, pasi u detyrua të largohej sepse kishte humbur besimin në partinë e tij dhe po sulmohej shpesh nga rivalët.

09:36
Ancelotti: Kam ambiciet e mia, dua titullin me Napolin

Merkatoja e Serisë A u mbyll të premten e kaluar, ndërsa mes skuadrave të mëdha, Napoli ishte më pak aktivi, duke humbur një organizator si Jorginho dhe duke afruar lojtarë pa eksperiencë në Serinë A.

09:22
Pompeo prezanton të dërguarin amerikan për Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo emëroi dje ish ekzekutivin e Ford Motor Co dhe njëkohësisht veteran i politikës së jashtme, Stephen Biegun, si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve në Korenë e Veriut.

09:08
Tirana pret Teutën, synohet fitorja e parë

Pas një starti mes akteve të rënda të dhunës në stadiumin “Skënderbeu”, në ndeshjen mes korçarëve dhe Partizanit, por edhe golave të paktë të shënuar, vetëm 5 në 5 takime, Kategoria Superiore do të vijojë sot me ndeshjen e parë të javës së dytë.

08:52
Rama tregon çfarë po ndodh me Rrugën e Arbrit

Mëngjesin e kësaj të premteje kryeministri Edi Rama ka dashur ta urojë me pamjet e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, ku sipas shefit të qeverisë punohet me ritëm të lartë dhe sipas planit.

08:38
Ish presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 25 vite burg

Një gjykatë Apeli në Korenë e Jugut dënoi ish presidenten Park Geun-hye me 25 vjet burgim të premten, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017.

08:38
Parashikimi i motit/ Vranësirat e mëngjesit largohen pasdite

Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë vendin deri vonë pasdite, kohë gjatë të cilës priten shira të izoluar në Lindje dhe Verilindje.

08:35
Ujori, shenja e ditës

Me hënën në shenjën tuaj mund të kesh aq shumë energji sa tu tregosh të gjithëve se çfarë je e aftë të bësh kur ta jep truri për diçka!

08:19
Ballsh, digjet makina e nënkryetarit të bashkisë

Një automjet tip BMW është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ballshit, në lagjen 29 Nëntori.

E enjte, 23 Gusht 2018
22:57
Nuk bie shi? Fajin e ka Volkswagen

Volkswagen ka marrë kohët e fundit një akuzë të çuditshme. Fshatarët meksikanë thonë se të mbjellat e tyre po dëmtohen nga makinat e markës gjermane.

22:55
Korrigjimi i kufijve nuk është “shkopi magjik” për preshevarët

Shqiptarët e Komunës së Preshevës e ëndërrojnë bashkimin me Kosovën, por të paktë janë ata që e shohin këtë si shpëtim për pakënaqësitë e jetës së përditshme.

22:40
Kallashnikovi nis prodhimin e makinave elektrike

Prodhuesi rus i armëve “Kallashnikov” ka zbuluar veturën e re elektrike, i frymëzuar nga një model i vitit 1970.

22:34
Europa League, Shkëndija mban shpresën gjallë. Rezultate surprizë në fazën e “play off”-eve

Faza e “play off”-eve të Europa League ka dhuruar rezultate surprizë, në pjesën më të madhe, ndërkohë që disa prej pretendentëve për të kaluar në ndalesën e radhës, atë të grupeve, mund të thuhet se kanë hedhur një hap drejt objektivit të tyre sezonal.

22:22
“Ana Karenina” – Çfarë do të ndodhë në episodin 7 dhe 8

Vronski i kërkon Dollit ta bindë Anën të kërkojë divorcin. Ana largohet, e fyer nga ftohtësia e Vronskit, i cili e ndjek nga pas, pa qenë i qartë se ku është problemi.

22:19
E zezë dhe sensuale… birra për nder të Jon Snow

HBO do të nxjerrë në treg një birrë të zezë për nder të Jon Snow, personazhit të serialit “Game of Thrones”.

21:51
Hauai, në prag katastrofe. Pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite

Pjesët më periferike të uraganit Lane kanë prekur tashmë pjesë të ishullit kryesor të Hauait, me reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe duke kërcënuar për përmbytje dramatike, ndërkohë që stuhia e kategorisë së katërt po lëviz në mënyrë të frikshme gjithnjë e më afër shtetit Aloha.

21:38
Lenovo nxjerr në treg një “tufë” me tableta të rinj

Lenovo ka njoftuar se do të nxjerrë në treg plot 5 lloje të ri tabletash Android.

21:24
PSG, Verratti është “zhdukur”. Alarmohet edhe Mancini i Italisë

Prania e Marco Verrattit në fushë të ofron garanci për një lojë të bukur, por pikërisht praninë e tij e kemi parë shumë rrallë nga sa mund ta parashikonim deri më tani. Një aktivizim në miqësoren ndaj Atleticos së Madridit, të fituar 3-2 më 30 korrik, si dhe 74 minuta të një niveli të lartë në Superkupën e Francës, të fituar gjithashtu 4-0 përballë Monacos, më 4 gusht janë shumë pak.

21:07
Kryeprokurori i SHBA i përgjigjet Trumpit: Drejtësia nuk përkulet para presionit politik

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” sulmit të fundit të presidentit Donald Trump ndaj tij, duke këmbëngulur se Departamenti i Drejtësisë që udhëhiqet prej tij nuk do të përkulet përpara presionit politik.

20:55
Japonia “i lëshon” SHBA-së qenin-robot Aibo

Sony njoftoi se do të dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenin-robot Aibo, që vitin e kaluar doli për herë të parë në tregun japonez.

20:48
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 35

Rexhina bën aleancë me Herardon për të kandiduar si presidente. Isela këshillon Sesilian të ketë marrëdhënie me Alonson dhe Emilianon, që ta shkatërrojë përfundimisht Rexhinën.

20:31
Një avion me qira, për pakënaqësitë ndaj drejtuesve të Man. United

Për Manchester United nuk ka paqe! Pakënaqësitë e shprehura nga trajneri Jose Mourinho përkundrejt një merkatoje të varfër dhe shumë poshtë pritshmërive të tij, tashmë po shkakton pasoja negative në të gjithë ambientin e “djajve të kuq”, veçanërisht mes tifozëve.

20:17
Për pelegrinazh në Tomorr

Çdo vit, prej 20 gushtit, në lartësinë 2 000 metra mbi nivelin e detit mblidhen pelegrinët për të shkuar në teqenë më të famshme, atë të Kulmakut, në majën e malit të Tomorrit.

20:09
Princi George regjistrohet në shkollën fillore. Kurrikula, mahnitëse

Djali më i madh i Williamit dhe Kate, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, apo Princi i tretë në radhën për fronin e Mbretërisë së Bashkuar, është regjistruar tashmë në shkollën fillore “Thomas’s Battersea”.

20:04
Rusia raporton për misionin konsolidues të Assadit në Siri

Rusia ka zbuluar shtrirjen e përfshirjes së saj ushtarake në luftën e Sirisë. Një video e Ministrisë ruse të Mbrojtjes informon për mbi 63 mijë trupa ushtarake ruse që “kanë përfituar eksperiencë luftarake” në vendin e pllakosur nga lufta civile prej shtatorit të vitit 2015.

19:50
Kamëz, në radhë për ushqime falas

Në Kamëz, dhjetra njerëz u grumbulluan para stadiumit të qytetit në pritje të ndihmave nga një shoqatë humanitare. Shumica e tyre thonë se i ka detyruar varfëria ekstreme të dynden në dyert e stadiumit, ndërsa një pjesë e mirë pohojnë se i kanë nxjerrë padrejtësisht nga skema e trajtimit me ndihmë ekonomike.

19:36
Ramos vishet me ngjyrat e Sampdorias, ekipi italian “e fton” në radhët e tij

Një foto e publikuar në rrjetin social Instagram, nga ana e qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka shkaktuar reagimin sa ironik edhe për të qeshur nga ana e Sampdorias.

19:32
Ekskluzive/ Lu: Politika t’i trembet SPAK-ut. Vetting-u po ecën. Reforma, në fazën e re

Kur flitet për reformën në drejtësi dhe për politikanët e korruptuar, ambasadori amerikan Dolald Lu në fund të mandatit të tij është po aq energjik sa në fillim.

19:13
Vettel: Në Spa, Ferrari është i shpejtë! Ricciardo më surprizoi, Alonso jo!

Sapo ka përfunduar pushimet, ku ka shijuar periudhën e kaluar me familjen e tij në mal. Më në fund i lirë nga impenjimet maksimale në garat e Formulës 1. Kohën e ka kaluar duke praktikuar çiklizëm e duke shëtitur në zona malore mes një moti që të ofronte gjithçka.

19:01
Historike në Izrael, Beitar pranon futbollistët arabë

Tre vjet më parë në botën e futbollit bëri bujë një episod kontrovers, kur në stadiumin e Jeruzalemit tifozët nisën të ikin në mënyrë masive pasi një futbollist mysliman kishte shënuar gol.

18:50
Ndërron jetë ish-kitaristi i Lynyrd Skynyrd

Ed King, ish-kitaristi i grupit të famshëm Lynyrd Skynyrd dhe një nga krijuesit e këngës “Sweet Home Alabama”, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, në Neshvill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një beteje prej disa muajsh me kancerin.

18:50
Agjenti 007 mund të vdesë?

Është gati e paimagjinueshme, por zërat e mbledhur nga “The Guardian” e lënë të hapur si mundësi. Në filmin e ri të sagës së agjentit më të famshëm të globit, “007”-a ka mundësi që të vdesë.

18:30
Buffon kërkon portën, Areola-Trapp kundërshtarë të vështirë

Në më pak se dy muaj Gianluigi Buffon i ka fituar të gjitha zemrat e tifozëve parizienë me thjeshtësinë, këshillat dhe buzëqeshjen që ka ulur tensionet edhe me rivalët për portën.

18:24
Giorgia Palmas, imazhi i ri i Milan TV me të fejuar interist

Giorgia Palmas do të jetë fytyra e re e kanalit dedikuar 24 orë në 24 ekipit kuqezi të Milanit.

18:10
Aston Martin Valkyrie, makina më e fuqishme në botë? (Foto)

Ka shumë të reja nga Aston Martin kohët e fundit, por këtë herë do t’ju tregojmë një shumë të veçantë, që ka të bëjë me supermakinën e ardhshme të markës: Valkyrie.

17:46
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 44

Xheiza ia konfirmon Kandides se Rubinjo ka të bëjë me trafikun e drogës. Rui gjen një shënim romantik për Euxhenion në mesin e DVD-ve që i dha i ati.

17:28
Trump kërcënon me “shembjen” e bursave, nëse rrëzohet si president

Rrëzomëni dhe do të shemben të gjitha bursat! Donald Trump iu përgjigj me një paralajmërim spekulimeve se mund t’i nënshtrohet një procesi “impeachment”-i.

17:25
Korrigjimi i kufijve, Shqipëria del kundër idesë së shkëmbimit të territoreve

Ministria e Jashtme në Tiranë shfrytëzoi një takim të kreut të diplomacisë, Ditmir Bushati, me një grup të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për të treguar mes rreshtave se Shqipëria nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufirit, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

17:19
F1, Ricciardo zbulon arsyen e ndarjes nga Red Bull, për të shkuar te Renault

Pushimet mbaruan dhe Formula 1 do të rinisë të ofrojë spektaklin e saj që prej kësaj fundjave në pistën e Spa Francorchamps të Belgjikës, në një kohë kur shumë ndryshime për sezonin e ardhshëm tashmë janë bërë të ditura.

17:04
Neymar ose Mbappe, njëri prej tyre pritet të zëvendësojë Ronaldon

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një vend bosh në formacionin e Realit të Madridit dhe tifozët shpresojnë ende në një goditje të madhe, nga ato që Perez i ka bërë me shumicë vitet e fundit.

16:50
Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve

Çdo mëngjes dhe mbrëmje, për më shumë se 4 vjet, 76-vjeçari Kristo Daku ndalet në një furrë buke. Teksa ecën me qesen me thërrime buke në dorë dhe sytë pyetës, spikat mes qindra fytyrave pa shprehi të njerëzve. Në rrugën e Barrikadave, xha Kriston e presin pëllumbat.

16:40
Sulmi në Francë, dy viktima dhe një i plagosur

Një burrë ka vrarë nënën e motrën e tij dhe ka plagosur një person të tretë, në një rrugë në periferi të Parisit, përpara se të vritej nga policia.

16:31
Dukej se do të bëheshin më të mirët në botë, por… (Foto)

Në historinë e futbollit ka pasur shumë lojtarë që dukej se do të bënin namin në fushë, por që ngelën në gjysmë të rrugës.

16:25
Njihuni me myslimanët që rrezikojnë arrestimin gjatë pelegrinazhit të Haxhit

Haxhi është një prej shtyllave të Islamit dhe një detyrim, të cilin çdo mysliman i mirë duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

16:21
Festivali i Jazz-it në Shkodër, organizatorët duan ta shtrijnë edhe në qytete të tjera

Për të muzika jazz është një mënyrë jetese, është muzika rebele që ashtu sikurse edhe ai, tenton të sjellë progres në këtë gjini.

16:15
Një dokumentar që zbulon sekretet e La Ligës

Kampionati spanjoll i futbollit shihet thuajse çdo sezon si një garë dyshe mes Realit të Madridit dhe Barcelonës për të marrë titullin, por ka shumë më tepër sesa kaq.

16:04
BE kundër SHBA-ve: Akordon 18 milionë euro ndihmë për Iranin

Bashkimi Evropian pranoi të akordojë 18 milionë euro ndihmë për Iranin, duke përfshirë sektorin privat, për të ndihmuar në kompensimin e ndikimit të sanksioneve të SHBA-së dhe për të shpëtuar një marrëveshje të vitit 2015, që pa Teheranin të kufizonte ambiciet e saj bërthamore.

15:51
Rrugët e dëmtuara; Qindra kilometra kanale u hapën për fibrat optike

Punimet jo cilësore dhe studimet me projekte të pa integruara me gjithë komponentët kanë bërë që rrugët shqiptare të kenë kosto të larta të mirëmbajtjes, 13,8 milionë euro sipas programit buxhetor afatmesëm 2018-2020, dhe 18,5 milionë euro në 2019-ën.

15:11
Edmond Bega rriti biznesin 20 fish; PD: Për rrugën Tiranë-Elbasan, mori 10 milionë dollarë

Bizneset e Mondi Begos, të cilin Partia Demokratike e akuzon si të lidhur me kryetarin e grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, kanë lulëzuar gjatë tre viteve te fundit. Të dhënat zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKR tregojnë se në vetëm tre vjet xhiroja e kompanisë “Inerte Expres” është rritur me 20 herë.

15:01
Bushati me përfaqësues politikë të Preshevës: Serbi-Kosovë të përmbyllet me një marrëveshje për njohje të ndërsjellët

Një marrëveshje për njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, por dhe garanci e fortë për stabilitetin e rajonit, është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati në një takim me përfaqësues të Luginës së Preshevës.

14:59
Rikthehet Superliga; Ze Maria: Golat do fillojnë ndaj Teutës

Nga dita e premte do të fillojë java e dytë e superligës me ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës. Kryeqytetasit e kanë filluar jo mirë rikthimin e tyre në elitën e futbollit shqiptar pasi u mundën në ndeshjen e parë nga Kamza në “Selman Stërmasi” 0-1.

14:55
Ditë të këqija për Trump

E marta ishte një ditë veçanërisht e keqe për Donald Trump.

14:50
Reforma e tokës, Afrika e Jugut kritikon ndërhyrjen e Trump

“Unë i kam kërkuar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, të studiojë nga afër problemet me tokën në Afrikën e Jugut, konfiskimet e fermave, shpronësimet dhe vrasjet në shkallë të gjerë të fermerëve”, tha Trump në Twitter.

14:38
Iniciativa e Parisit, “Jo Duhanit” edhe në parqe publike

Pas ambienteve publike tani nuk mund të pish duhan edhe në parqe publike apo hapësira të gjelbra në Paris.

14:28
Kundër Torinos në “San Siro”, tifozët zikaltër presin fitoren e parë

Premiera sezonale e Interit ishte larg formës së një skuadre që do të konkurrojë në Champions dhe do të kërkojë të paktën një vend të rikonfirmuar në elitën e futbollit europian.

14:23
2 javë nga Liga e Kombeve, Kosova ende pa stadium

Kosova prezantoi jo pa krenari rikonstruksionin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me shpresën se fundi i kësaj vere do ti garantonte më në fund kësaj përfaqësuesja, ndeshje në shtëpi.

14:13
Zyrtare/ Çani dhe Partizani ndërpresin bashkëpunimin

Pas një viti mes shumë peripecish, “martesa” e sulmuesit Edgar Çani me Partizanin ka përfunduar gjatë ditës së sotme.

14:02
Korçë-Pogradec; Rrugët në gjendje të mjerueshme

Ndër akset më problematike në juglindje janë Libonik-Lozhan-Grabovë dhe Lin-Pogradec apo edhe një segment rruge që të çon në Voskopojë. Këto rrugë duhet të mirëmbahen në dimër kur akulli në veçanti si dhe agjentë të tjera atmosferike e dëmtojnë asfaltin. Megjithatë ndërsa gropat thellohen edhe këto akse janë të përfshira në listën e ankesave tenderuese në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

13:48
Zjarr në pyllin e Semanit, zjarrfikëset dhe helikopteri në vendngjarje

Një vatër zjarri është raportuar në pyllin e Semanit, pranë qytetit të Fierit, gjatë mesditës së sotme dhe ka vënë në alarm grupet e emergjencave.