Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Malcolm Turnbull nuk do të jetë më kryeministër i Australisë, pasi u detyrua të largohej sepse kishte humbur besimin në partinë e tij dhe po sulmohej shpesh nga rivalët.
Rezultatet e dobëta në votime dhe kryengritja e atyre që cilësohen si deputetë konservatorë, sollën rrëzimin e Turnbull, i cili bëhet kryeministri i katërt që shkarkohet nga kolegët, brenda dekadës së fundit.
Pasuesi i tij do të jetë Scott Morrison, i cili fitoi votimin e brendshëm me rezultatin 45-40 ndaj ish Ministrit të Punëve të Brendshme, Peter Dutton, i cili ishte edhe kundërshtari më i zëshëm i Turnbull.
“Ka qenë një privilegj që të jem udhëheqës i këtij kombi të madh. E dua Australinë, i dua Australianët”, tha Turnbull të premten, në atë që u cilësua si fjalimi i lamtumirës.
Top Channel