Kur Carlo Ancelotti pranoi të ulej në pankinën e Napolit e cila nuk ishte liruar ende nga paraardhësi i tij Sarri, e dinte shumë mirë se do të kishte një mision të vështirë për të sjellë në qytetin jugor, një titull të shumëëndërruar.

Trajneri veteran italian do të ketë përballë kampionët në fyuqi favoritët e padiskutueshëm për kampionatin, të përforcuar më shumë nga ardhja e Cristiano Ronaldos.

Por tekniku nga Rexhio Emilia i ka idetë e qarta dhe ambiciet nuk i mungojnë; pavarësisht se ka hendekun cilësi dhe zgjedhjet nga pankina, krahasuar me torinezët, janë të limituara.

“Shpresoj që ta rikthej Napolin në shkallën më të lartë të kampionatit pasi skuadra ka kualitet. Nuk arriti dot vitin e kaluar aty ku duhej por iu afrua shumë. Shpresoj që me aftësitë e mua të arrij t’ia dal për të sjellë titullin. Fakti që erdha në Napoli më joshi së pari për rikthimin tim në Itali, por më bindi shumë projekti i klubit” tha trajneri Ancelotti.

Të dielën ai do të sfidojë Milanin me të cilin ka shkruar një pjesë të historisë, e që tani drejtohet nga një mik i Ancelottit. “Gattuzo nga karakteri mbetet gjithmonë i njëjtë dhe skuadra e tij është e organizuar, agresive dhe kompakte, njësoj siç ishte Gattuzo në fushë. përmes pasionit, ai ka ndërtuar një karrierë të madhe”, tha trajneri i Napolit.

Top Channel