Një vatër zjarri është raportuar në pyllin e Semanit, pranë qytetit të Fierit, gjatë mesditës së sotme dhe ka vënë në alarm grupet e emergjencave.

Kështu drejt vendit ku ka rënë zjarri aktualisht janë nisur tre zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë nën kontroll flakët. Gjithashtu, ka mbërritur edhe një helikopter.

Pylli i Semanit është i përbërë kryesisht nga drurë pishe dhe shkurre të shumta, ndërsa zona është e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë që vizitojnë plazhin e zonës.

Në vendngjarje po shkon edhe grupi hetimor, që do të punojë për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

 

Top Channel