Rikthehet Superliga; Ze Maria: Golat do fillojnë ndaj Teutës

23/08/2018 14:59

Nga dita e premte do të fillojë java e dytë e superligës me ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës. Kryeqytetasit e kanë filluar jo mirë rikthimin e tyre në elitën e futbollit shqiptar pasi u mundën në ndeshjen e parë nga Kamza në “Selman Stërmasi” 0-1.

Këtë fundjavë përball tyre do të jetë skuadra e Teutës e cila e filloi kampionatin me një barazim në ndeshjen e parë me Flamurtarin në shtëpi.

“Teuta është një ekip shumë i mirë e pash ndeshjen e tyre me flamurtarin dhe mund të them se kanë lojtarë shumë të fortë e lojtarë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën nesër dhe të shënojmë gola. Është shumë e rëndësishme sidomos në fillim të sezonit të shënosh gola dhe jo të pësosh, për këtë kemi punuar këto ditë. Ndeshja e parë na ka lënë disi gjurmë psikologjike por duhet të mendojmë për javën që na pret jo për atë që iku, duhet të luajmë si Tirana e të fitojmë ndeshje”, u shpreh trajneri i Tiranës.

Ndërkohë edhe Partizani do përgatitet për një tjetër përgjigje në këtë javë të dytë të kampionatit. Të kuqtë e Skënder Gegës jo vetëm humbëm në ndeshjen e parë por pas vendimit të komisionit të disiplinës do t’i duhet të qëndrojnë edhe pa tifozë për 4 javë. Gjithsesi trajneri i kryeqytetasve mbetet i përqendruar tek ndeshja.

Ndërkohë ditën e shtunë do të luhen gjithsej 2 ndeshje, veç Kamza-Partizani do të luhet edhe Laçi-Luftëtari, për të mbyllur javën të dielën me përballjes Kastrioti-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi.

Top Channel