HBO do të nxjerrë në treg një birrë të zezë për nder të Jon Snow, personazhit të serialit “Game of Thrones”.

Brewery Ommegang, birraria e licencuar nga HBO, do të prodhojë birrën që quhet “Mbreti i Veriut”, që është vetëm për “udhëheqës që duan të kalojnë një natë të gjatë dhe të errët”.

“Presim që me një birrë të tillë, të zezë dhe sensuale, fansat tanë të ngrihen në këmbë dhe të bëjnë “gëzuar” në nder të Mbretit të Veriut”, tha Jeff Peters, zv/president i HBO.

Birra do të jetë e disponueshme nga data 23 nëntor, për të Premten e Zezë.

“Game of Thrones” është një nga serialet më të suksesshme, me miliona teleshikues në mbarë botën dhe shumë çmime të fituara. Ky serial transmetohet në Shqipëri në ekranin e Top Channel.

Top Channel