Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

LU: POLITIKANËT E KORRUPTUAR DUHET TË KENË FRIKË

Ambasadori amerikan Donald Lu i tha Top Channel se vettingu ecën mire dhe se reforma ne drejtësi po hyn në një fazë të re. Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë, u shpreh ambasadori.

 

RAMA TREGON PUNIMET PËR RRUGËN E ARBRIT

Punimet në rrugën e Arbrit po vijojnë sipas planit. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale.

 

GJENDET I PAJETË 56-VJEÇARI. DYSHOHET VRASJE

Nevruz Fiqi, 56 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës ndërkohë që policia ka konstatuar shenja dhune fizike në pjesën e fytyrës dhe në trup. Familjarët dyshojnë se është vrarë.

 

VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR NUK NDALET

Virusi i Nilit perëndimor  vazhdon të marrë jetë njerëzish në Greqi. Numri i viktimave deri tani ka shkuar në 11 ndërkohë që në rajon listën me më shumë raste e kryeson Serbia.

 

SAGA E 007 MUND TË PËRFUNDOJË ME VDEKJEN E AGJENTIT

Në vitin 2020 do të shfaqet në ekrane, seria e radhës e agjentit 007. Kjo seri do ketë një surprizë dhe duke ju referuar aludimeve, agjenti Bond mund të vdesë.

 

Top Channel