Tragjedi në Partizan i Beogradit-Beshiktash, tifozi ndërron jetë

24/08/2018 15:43

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi, në stadiumin e Beogradit, pikërisht aty ku ndodhën edhe ngjarjet e tmerrshme në vitin 2014, ku Kombëtarja Shqiptare u sulmua barbarisht nga tifozët vendës.

Teksa luhej ndeshja e “play-off” mes Partizanit të Beogradit dhe Beshkitashit, një tifozi i ka pushuar zemra, dhe me gjithë ndërhyrjen e ambulancës, e që më pas u transportua me urgjencë për në spital, ai nuk ia ka dalë dot mbanë.

Kjo ngjarje e rëndë, ka ndodhur në sektorin ku gjendet edhe tuneli i stadiumit, nga ku në ndeshjen Serbi-Shqipëri, vërshonin edhe shishet e sendet në drejtim të lojtarëve shqiptarë.

Top Channel