E shtunë, 06 Tetor 2018
14:01
Erdogan urdhëron ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë amerikane

Presidenti turk, Tayyip Erdogan njoftoi sot se kishte urdhëruar ministrat e tij të ndalonin marrjen e shërbimeve të konsulencës nga firma amerikane McKinsey, pasi marrëveshja u vu nën akuzë nga opozita kryesore e vendit.

13:49
Hong Kong, i refuzohet viza e punës redaktorit të Financial Times

Autoritetet në Hong Kong refuzuan rinovimin e vizës së punës për Victor Mallet, redaktorin për Azinë të gazetës Financial Times.

13:36
Superiorja, 4 takime të dielën. Kukësi-Partizani, të hënën

Ditën e diel do të luhen 4 ndeshje të javës së 8 të Kategorisë Superiore. Flamurtari do të luajë sërish në transfertë, këtë radhë ndaj Kamzës, ku vlonjatët do të kërkojnë të harrojnë humbjen ndaj Laçit në mesjavë dhe të kthehen te fitorja.

13:26
Vetëshkatërrohet “Vajza me tullumbace”, vepra e artistit Bansky

Një pikturë e artistit Bansky është vetëshkatërruar, pasi u shit në ankand për rreth 1.2 milionë euro. “Vajza me tullumbace”, një nga punët më të njohura të Banskyt, u shit në ankand nga “Sotheby’s” në Londër.

13:24
Post-komunistët dhe origjina e teorive për Sorosin

Presidenti Trump, në mesazhin e fundit që shkroi në Twitter për Sorosin, ku thoshte se ai kishte paguar parullat e protestuesve kundër Kavanaugh, thjesht po ndiqte një rrymë të vjetër. Sepse rryma “Sorosi, njeriu më i lig në botë”, ka nisur nga Rusia post-sovjetike që në fillim-vitet 1990, si fushatë dezinformimi.

13:17
Përplasjet për “Xhisielën”/ PD kërkon videot e komisariatit të Fushë Krujës, reagon Taulant Balla

Demokratët vijojnë t’i kërkojnë kryeministrit që të mos heshtë në lidhje me çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës 21 korrikun e kaluar, kur n/komisar Nuhu pretendon se i është bërë presion për rastin e Xhisiela Malokut nga deputetët socialistë Taulant Balla e Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku Artur Bushi.

13:06
Gjobë për trajnerin Benitez, edhe pse nuk e ofendoi arbitrin

Federata e Futbollit në Angli ka gjobitur trajnerin e Newcastle, Rafael Benitez, pasi ky i fundit tha fjalë të mira për një arbitër. Qeveria e futbollit në Angli zyrtarizoi shifrën që do të duhet të paguajë trajneri spanjoll për deklaratat e tij, një gjobë që shkon në pak më shumë sesa 68 mijë euro.

12:49
Lihen në burg tatimorët “zhvatës”

Gjykata e Durrësit lë në burg tatimorët zhvatës. Të arrestuar tri ditë më parë me vendim gjykate, Gentian Elezi dhe Artan Kroj u përballën me gjyqtaren Nurjeta Tafa, për vlerësimin e masës së sigurisë të caktuar më parë për ta.

12:44
Greqi, kapen 4 shqiptarë me 76 kg hashash

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët grekë kanë finalizuar një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, duke arrestuar në flagrancë 4 shqiptarë që po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

12:35
“Daily Mirror”, e sigurtë: Mourinho do të shkarkohet nga United

Në Angli janë të sigurtë: Jose Mourinho do të shkarkohet nga stoli i Manchester United gjatë kësaj fundjave.

12:27
“Venom”, filmi horror me aktorin Tom Hardy në “Imperial”

Fundjava e parë e muajit tetor rikthen në ekranin e madh të kinemasë “Imperial” aktorin Tom Hardy, në filmin aksion, fantazi dhe horror, “Venom”.

12:22
Ushqimet e dimrit, në Korçë me brezin e fundit që ruan traditën

Zahiretë apo ushqimet e dimrit nuk mungojnë në familjet korçare, edhe pse sot në dyqan mund të blesh çdo gjë. Dikur i bënin për të kursyer, ndërsa sot për ushqim më të sigurtë dhe me shije më të mirë.

12:05
Maratona e Tiranës, sot garuan nxënësit e 9-vjeçareve. Nesër bllokohen rrugët kryesore

Maratona e Tiranës çeli këtë të shtunë siparin e saj me kategorinë “Fun Run”, ku qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në bulevardin kryesor të qytetit. Gara, që i parapriu Maratonës që zhvillohet të dielën në orën 9:00, kishte për qëllim edukimin e të rinjve për një jetë aktive.

11:57
“Trident Juncture”, stërvitja më e madhe e NATO-s prej Luftës së Ftohtë. Ftohen rusët të vëzhgojnë

Aleatët e NATO-s dhe një grusht vendesh partnere po përgatiten për stërvitjen e përbashkët ushtarake të konsideruar si e madhja në dekada.

11:32
Liverpool-Man. City, pritet shikueshmëri rekord në një mld shtëpi

Ndeshja e shumëpritur mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, që do të zhvillohet këtë të dielë, do të jetë në dispozicion për t’u parë në plot një miliard shtëpi anembanë botës, sipas një statistike të publikuar nga vet Premier League.

11:10
MotoGP, Marquez triumfon në provat zyrtare në Tajlandë

Marc Marquez është treguar i papërmbajtshëm në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Tajlandës, në Botërorin e MotoGP.

11:03
CR7 rikthehet në fushë me Juventusin, pas një jave të ngarkuar me akuza

Në fushë, në kërkim për të harruar qoftë edhe për pak orë, një javë të gjatë e të mbushur me zhvillime mbi rastin e supozuar të përdhunimit, për të cilin edhe është akuzuar.

10:11
Çifti vinte nga “muaji i mjaltit”, kapet në “Fiumicino” me 5 kg kokainë

Një operacion i suksesshëm kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është realizuar nga forcat e “Guardia di Finanza”-s së Romës, që kanë mundur të demaskojnë një çift në dukje të padyshimtë shqiptarësh të sapomartuar, që transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine.

10:00
Prestigji i Maratonës së Tiranës, pjesëmarrës edhe italiani dy herë garues në “Six Mayor Marathon”

Maratona e Tiranës ia ka dalë në një kohë të shkurtër, vetëm 3-vjeçare, që të fitojë prestigjin e një gare ndërkombëtare.

09:51
Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të vënë në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset, përmes publikimit të një videomontazhi.

09:37
Britani-BE, ndoshta me një marrëveshje për “Brexit” deri në nëntor

Mundësia që Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian të bien dakord për një marrëveshje për “Brexit”-in është rritur ditët e fundit, e këtë e ka konfirmuar shefi i Komisionit Europian.

09:32
Kavanaugh, i sigurtë drejt Gjykatës Supreme. Senati e konfirmon sot

Vendi i Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme duket tashmë i sigurtë, pasi ai fitoi mbështetjen e senatorëve kyçë, pavarësisht një hetimi të FBI-së mbi akuzat për agresione seksuale.

09:23
F1, Hamilton siguron “pole position”. Linja e parë e Mercedesit. Vettel, i nënti (Foto)

Kampioni i botës në fuqi dhe udhëheqësi aktual i klasifikimit të Botërorit të Formulës 1, Lewis Hamilton është konfirmuar si pretendenti kryesor, pa rivalë, për garën e Çmimit të Madh të Japonisë, në pistën e Suzukës, që do të zhvillohet këtë të dielë.

09:11
Shefi i Interpolit është “ndaluar” nga autoritetet disiplinore në Kinë

Presidenti i “INTERPOL”-it, Meng Hongwei është ndaluar në Kinë për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi kundër tij. Kjo është çfarë raportohet nga një medie lokale gjatë kësaj të shtune, një ditë pasi ai u raportua i zhdukur në vendlindjen e tij.

08:50
Referendum në Rumani, në mbrojtje të familjes “tradicionale”

Rumunët votojnë këtë fundjavë për të përcaktuar nëse termi “familje” duhet të sillet rreth një burri dhe një gruaje të martuar. Votimi dyditor mbi ndryshimin e Kushtetutës është cilësuar nga mbështetësit e referendumit si një mënyrë për të mbrojtur statusin e familjes “tradicionale”.

08:27
Juncker: Ballkani, drejt një lufte të re pa perspektivën e anëtarësimit!

Shefi i Komisionit të Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi një ditë më parë mbi mundësinë e një lufte të re në Ballkan, nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk ndiejnë se BE-ja është serioze në ofrimin e perspektivës për anëtarësim ndaj tyre.

08:08
Trafikonin emigrantë në SHBA e Kanada, 9 të arrestuar në Maqedoni

Policia maqedonase ka arrestuar një bandë prej 9 anëtarësh, të akuzuar për trafikim të paligjshëm emigrantësh nga Maqedonia dhe Shqipëria përmes dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit.

05:36
Dyshohet i përfshirë në korrupsion, kryeministri izraelit merret në pyetje nga hetuesit

Policia izraelite mori në pyetje kryeministrin Benjamin Netanjahu për herë të 12, gjatë kësaj të premteje, në lidhje me një hetim të gjatë për disa akuza korrupsioni.

04:47
Policia franceze heton zhdukjen e kreut të Interpolit dhe merr në mbrojtje familjen e tij

Policia franceze po heton zhdukjen e shefit të Interpolit, Meng Hongwei, i cili u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga Franca në vendin e tij të lindjes, Kinë, ndërsa autoritetet kanë vënë nën mbrojtje gruan e tij, pas kërcënimeve ndaj saj, tha të premten ministria e brendshme.

03:19
Kisha Ortodokse Bullgare refuzon tryezën e patriarkut rus për Kishën Ukrainase

Kisha Ortodokse Bullgare refuzoi të premten një thirrje nga Patriarku rus për të zhvilluar bisedime në lidhje me një përpjekje të kishës ukrainase për t’u larguar nga orbita e Moskës.

02:27
Protestat për dy djem të vrarë, “eklipsojnë” mitingjet elektorale në Bosnjë

Në dy nga qytetet më të mëdha të Bosnjës, dy etër që kërkonin të vërtetën rreth vrasjeve të djemve të tyre, oprganizuan protesta masive, duke lënë në hije tubimet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

01:45
Letra e KE-së: Buxheti italian, burim shqetësimi serioz

Objektivat e përcaktuara në planin e buxhetit të Italisë janë një “burim shqetësimi serioz”, tha Komisioni Europian në një letër të botuar në të përditshmen italiane “La Repubblica” mbrëmjen e të premtes.

01:07
Sllovakia pranon të marrë dhjetëra jetimë sirianë nga kampet greke

Sllovakia mund të pranojë disa dhjetëra fëmijë sirianë jetimë, tha të premten kryeministri Peter Pellegrini për Reuters, duke bërë një “ndarje” të vogël nga aleatët e tjerë të Evropës qendrore që refuzuan refugjatët.

00:29
Tre palestinezë, mes tyre një 12-vjeçar, humbin jetën gjatë protestave në Gaza

Zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën tre persona, mes tyre dhe një djalë 12-vjeçar, humbën jetën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

E premte, 05 Tetor 2018
23:57
Pa Kufij – Episodi 7

Një nga anëtarët e ICC-së bllokohet gjate një grabitje banke nga një bandë vrasësish qe kërcënon se do të përfshijë dikë tjetër në një krim më të madh: arratisje nga burgu.

23:48
Turi afrikan, Melania Trump viziton jetimoren dhe ushqen elefantët (Foto)

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump vijon turin e saj afrikan, teksa pas vizitës në Malavi dhe Gana, këtë herë u ndal në Kenia, në një udhëtim të cilin po e kryen e vetme, pa bashkëshoritn e saj, presidentin amerikan, Donald Trump.

23:19
Arabia lejon Turqinë të kontrollojë në konsullatën e Stambollit, për gazetarin e humbur

Arabia Saudite do të lejojë Turqinë të kërkojë në konsullatën e saj në Stamboll, për gazetarin e shquar Jamal Khashoggi, i cili ka humbur prej tre ditësh, pas hyrjes në misionin diplomatik këtë javë.

22:45
Seria A, Torino fiton me vuajtje ndaj Frosinones

Torino fitoi 3-2 ndaj Frosinones me më shumë vuajtje sesa duhej, falë një goli të mrekullueshëm nga Berenguer, pasi humbi avantazhin e dy golave.

22:30
MMA, Florian Marku mposht rumunin në Ferizaj

Florian Marku fitoi ndeshjen e tij ndaj kundërshtarit rumun Ioan Vranceanu në Mixed Martial Arts (MMA), përballje e zhvilluar të premten në mbrëmje në Ferizaj.

22:16
Përplasja FIFA 2019-PES 2019

Pavarësisht nga pabarazia në mjete dhe në burime, sfida mes “FIFA 2019” dhe “Pro Evolution Soccer 2019” është një “derby” që rinovohet çdo vit dhe që transformon vazhdimisht të dhënat e shitjeve.

22:08
12-vjeçarja kanibale dukej si gjithë fëmijët e tjerë në shkollë

Valeria është një vajzë 12 vjeçare që pëlqen filmat vizatimorë japonezë, që linte orët e mësimit e që s’ia thoshte në matematikë.

21:42
Presidencialet në Brazil, zgjedhja e “Trumpit” brazilian ngre pikëpyetje mbi demokracinë

Kandidati i së djathtës në Brazil, Jair Bolsonaro mund të fitojë zgjedhjet. Mbase jo që në turnin e parë të presidencialeve, ku votimi do të kryhet të dielën, por në balotazhin me të riun Fernando Haddad, të Partisë së Punëtorëve.

21:32
Trumpit i ngjitet letra e tualetit pas këpucës (Video)

“Më falni, zoti President. Besoj se keni marrë me vete një letër tualeti, ngjitur me këpucën tuaj”.

21:22
Basha: Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron

Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi një video ku rrëzon pretendimin e Edi Ramës se Taulant Balla bëri publik i pari letrën e nënkomisar Emiljano Nuhut për kërcënimin e tij me pistoletë në kokë.

21:00
Insekti që mbylli katër shkolla, pasojë e shoqërisë moderne

Katër shkolla u mbyllën këtë javë në Angli, nga frika për sigurinë e fëmijëve.

20:28
Skandali në Bulqizë, 700 nxënës mbeten pa shkollë. Tenderi u mbyll me vonesë

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së premtes shqetësimin e prindërve të 700 nxënësve, të cilët mësonin në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë.

19:54
Vritet hajduti shqiptar, nën hetim karabinierët e roja i sigurisë. Salvini: Meritojnë shpërblim!

Një prokurore italiane ka vendosur nën hetim 3 persona, pas vdekjes së shtetasit shqiptar Eduart Koci, i vrarë me një plumb pas koke.

19:37
SHBA, “dritë jeshile” formimit të ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i sapokthyer nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur se ka marrë “bekimin” e Amerikës për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

19:15
BE-Shqipëri, pakt për kontrollin e kufijve dhe emigracionit

Bashkimi Europian nënshkroi sot një marrëveshje me Shqipërinë që lejon oficerët europianë të kontrollit të kufijve të hyjnë në vendin tonë për të ndihmuar në kontrollin e fluksit të emigrantëve, duke shënuar kështu të parën herë që blloku europian arrin një akord të këtij lloji.

18:46
Kryemadhi: Nuk mund të kemi marrëdhënie politike me një kryeministër që u bën keq shqiptarëve

Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim me strukturat e kësaj partie në Cërrik deklaroi se nuk mund të ketë marrëdhënie politike me një kryeministër që po u bën keq shqiptarëve.

18:44
Të pish kapuçino me flori të vërtetë, 24 karat

Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat.

18:36
Makina që kushton 5 milionë euro, protagoniste në Sallonin e Parisit (FOTO)

Bugatti Divo ka mbërritur më në fund në Evropë. Makina që kushton plot 5 milionë euro po bën prezantimin e saj në Sallonin e Parisit.

18:11
Tjetër “show” nga Mourinho. Konferencë shtypi në 8 të mëngjesit

Askush nuk do ta kishte menduar një konferencë për shtyp në orën 08:00 të mëngjesit në kampin e Manchester United, por njoftimit që prezantonte Jose Mourinhon para medieve iu përgjigjën thuajse të gjithë.

18:05
Lëvizin “ekuilibrat” e CR7. Cënohet imazhi, shqetësohen sponsorët

Akuzat e përdhunimit nga një vajzë amerikane kanë cënuar imazhin e Cristiano Ronaldos, vetëm pak kohë pasi futbollisti portugez pranoi të paguajë një shumë të majme për një tjetër çështje të bujshme, si evazioni fiskal.

17:57
Bayern, James kritikon ashpër trajnerin Kovac

Bayern Munchen nuk po kalon një periudhë të mirë dhe që tani kanë dalë zërat e parë kritikë në kundër trajnerit Kovac.

17:33
Maratona e Tiranës, ja si devijohet qarkullimi i mjeteve në 6 dhe 7 tetor

Ditën e dielë, në 7 Tetor, ora 09:00, kryeqyteti do të presë edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës, ku 5 000 garues nga më shumë se 40 vende të botës do të garojnë për tre kategori të ndryshme.

17:25
Kavanaugh, drejt konfirmimit. Kalon votimin procedurial, të shtunën, finali në Senat

Senati amerikan ka votuar me vetëm një votë diferencë në favor të të nominuarit nga presidenti Donald Trump për vendin vakant në Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh, duke hequr kështu pengesën e fundit përpara votimit përfundimtar që do të mbahet të shtunën.

17:13
Muzeu i kristaleve në Kosovë, mungojnë vizitorët (Foto)

Në Muzeun e kristaleve dhe mineraleve në Stantërg të Mitrovicës mund të shohësh të ekspozuara gurë e minerale nga më unikët në Europë, shumë të çmueshëm po ashtu.

17:11
Ju prezantojmë ushqimin më të pashëndetshëm në botë: Mars-gherita (FOTO)

Një restorant në Gllasgou ka nisur që të shërbejë për klientët e saj një nga ushqimet më të pashëndetshme në botë: një kalcone me çokollatë Mars brenda.

17:00
8-vjeçarja gjen shpatën antike në liqen, “pagëzohet” Mbretëreshë e Suedisë?

Një vajzë 8-vjeçare ka nxjerrë një shpatë 1.500-vjeçare nga një liqen në Suedinë jugore.

16:52
Rita Ora, krejtësisht nudo në kopertinën e revistës! (FOTO)

Rita Ora nuk e ka për herë të parë shfaqjen e formave trupore në publik, por kësaj radhe këngëtarja e famshme ka kaluar kufijtë duke pozuar nudo në kopertinën e një reviste.

16:50
Zhduket shefi i “Interpol”-it, hetime nga Franca

Franca ka nisur një hetim për zhdukjen e Meng Hongwei, shefit kinez të Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë, “INTERPOL”.

16:44
Mercedesi, tepër i shpejtë. Vettel “dorëzohet” para garës në Suzuka

Pas provave të lira në pistën e Suzukës, duket se në kampin e Ferrarit do ta pranojnë një gjysmëdështimi në garën e Japonisë, në Formulën 1.

16:38
15 futbollistë që “shpërthyen” pasi u larguan nga Barcelona (Foto)

Në 10 vitet e fundit Barcelona ka fituar zemrat e shumë tifozëve të futbollit falë lojës së saj dhe yjeve si Leo Messi, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez.

16:37
Italia, Mancini rikthen Giovincon dhe Verrattin

E kanë pagëzuar me emrin “Milingona Atomike” (Formica Atomica) për shkak të fizikut të dobët dhe impaktit të madh që ka në fushë, por mungonte prej kohësh me fanellën e përfaqësueses.

16:29
Lista e Kosovës, Challandes grumbullon Dallkun dhe Berishën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit do të prezantojë disa risi në listën e re për ndeshjet e këtij muaji. Trajneri zviceran, Bernard Challandes ka preferuar disa ndryshime për përballjet e tetorit, ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

16:29
“Teatri”, Altin Basha në “Top Talk”: Politika përçau artistët

Regjisori Altin Basha është në radhën e atyre artistëve që mbështesin idenë për një teatër të ri. I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, ai u shpreh se politika përçau artistët me këtë çështje.

16:22
Henry, drejt stolit të Aston Villës. Mposhtet konkurrenca e John Terry

Thierry Henry është kthyer në favoritin kryesor për të marrë pankinën e Aston Villës, pas zhvillimeve të fundit në klubin e futbollit anglez që shkarkoi Steve Bruce për rezultate negative.

16:13
“Portokalli” nis këtë të diel, regjisori Altin Basha zbulon detaje

Spektakli i madh i humorit, “Portokalli”, rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel. Aktorë të rinj, personazhe të reja, do ju bëjnë të mbani “barkun me dorë” këtë sezon.

15:48
Energjia diellore, problem për OSHEE-në

Dhënia e lejeve për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga dielli, apo lejet për konsumatorët e thjeshtë të cilët instalojnë panele diellore për përdorim vetjak, po kthehet në një problem teknik dhe financiar për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

15:37
Të mbijetosh nga kanceri, gratë që e fituan betejën: Bëni kontrolle mjekësore

“U operova, u trajtova me kimioterapi dhe shpëtova”. Ky është mesazhi i një nënë, e cila kur u diagnostikua me kancer gjiri mendoi menjëherë vdekjen, por në fakt, ajo sot u jep kurajë të gjithë grave të prekura, por edhe çdo gruaje apo vajze që të kryejë kontrollet e gjirit.

15:26
Çmimet e ndryshme të naftës, importuesit: Fshihet evazioni ose cilësia e ulët

Përdoruesit e automjeteve konstatojnë në pikat e shitjes së naftës çmime me ndryshime shumë të mëdha. Zakonisht diferenca shkon deri në 5 lekë për litër, nëse në Fier çmimin më të ulët e gjen 168 lekë për litër, në Tiranë shkon deri në 184. Si shpjegohet ky fenomen kur nafta është mall që kuotohet në bursë dhe taksat janë njësoj për të gjithë?

15:25
Viti i tretë radhazi, Maratona e Tiranës gati të nisë rrugëtimin

Veliaj: “Maratona e bën Shqipërinë më ndërkombëtare; simbolikë e progresit që duhet të bëjmë çdo ditë në Tiranë”.

15:24
Taksat që do të ulen në 2019-ën

Paketa e re fiskale që do hyjë në fuqi më 1 Janar parashikon ulje taksat. Qeveria ka menduar të lehtësojë taksat korporative, tatimi mbi dividetin ulen nga 15 ne 8 përqind. Është menduar edhe ulja e tatimi mbi pagat mbi 130 mijë lekë në muaj. Sipas qeverisë, synimi është lehtësimi i klasës së menaxhereve për të lehtësuar ekonominë.

15:21
Të gjithë në Prokurori, mazhoranca dhe opozita, padi për “Babale” dhe “Xhisiela”

Bumi i padive nga politikanë të opozitës dhe mazhorancës ka vënë në lëvizje organin e akuzës. Të parët që “trokitën” në Prokurorinë e Tiranës ishin socialistët që kallëzuan penalisht liderin e opozitës për rastin “Xhisiela”.

15:14
Zgjedhjet sipas PS, paraqitet projekti për reformën, pa pëlqimin e PD

Depolitizimi i administratës zgjedhore është risia kryesore e propozimeve të Partisë Socialiste për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Top Channel disponon draftin që pritet të prezantohet publikisht dhe zyrtarisht javën e ardhshme, ku bie në sy përzgjedhja me short dhe jo më nga partitë politike e anëtarëve të 3 strukturave: të KZAZ-së, të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave.

15:11
Kush është Komando që dyshohet si autor i ngjarjes në ish-Bllok?

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

15:04
SHBA kërkon të vazhdojë hetimi për “Tahirin” dhe “Shullazin”

Duke zgjedhur ceremoninë e diplomimit të 18 magjistratëve të rinj, zëvendës ambasadorja amerikane në Tiranë shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çdo gjyqtari të pakompromentuar që vendos ndryshe nga kolegët e korruptuar, të cilët i përdorin pozitat për të pasuruar dhe favorizuar të fortët.

14:42
Ngjarja tek ish-Blloku, të plagosurit jashtë rrezikut

Nga përplasja me armë mbrëmjen e djeshme në Bllok u vra Fabiol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ky i fundit dhe Eljon Hato janë duke u mjekuar në spital nën arrest, siguria e tyre po bëhet nga forcat speciale. Në kërkim janë tre persona një prej të cilëve ushtarak komando që mendohet se ka qëlluar tre personat pas një përleshje fizike.

14:33
“The Brave”, në të gjitha kinematë në Shqipëri dhe Kosovë

“DigitAlb” po prezanton premierën e filmit “The Brave”, “Të guximshmit”. Një produksion shqiptaro-amerikan që vendos në qendër ngjarjet e Lazaratit. A do të mundet një polic i thjeshtë të luftojë rrjetin e mafias ndërkombëtare të hashashit ? Këtë do ta zbulojmë gjatë premierës së “The brave”, i cili që prej pesë tetorit do të jetë për publikun e gjerë në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës.

14:24
“Lufta” me armë në ish-Bllok, si nisi sherri…

Paraditen e kësaj të premte, policia dha një version zyrtar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në ish-Bllok.

14:14
Ibra komenton zërat e kalimit te Milani

Ditët e fundit, mediat italiane raportuan se Zlatan Ibrahimovic do të kalojë në merkaton e janarit te Milanit, duke u rikthyer në Serie A.

14:11
Kombëtarja U21 gati për Spanjën, Bushi tregon lojtarët e grumbulluar

Përfaqësuesja shqiptare U21 po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të mbetura për eliminatoret e kampionatit europian që zhvillohen në Itali vitin e ardhshëm.

14:03
Merkel në Izrael, diskutohet për antisemitizmin dhe Iranin

Irani dhe antisemitizmi në Gjermani janë dy temat kyçe të vizitës së kancelares gjermane në Izrael. Në Jeruzalem, zyrtare gjermane e ata izraelitë zhvilluan konsultime intensive pas një ndërprerjeje të gjatë

13:56
Chris Evans i jep fund, s’do të jetë më Captain America

Pas tete vitesh në këtë rol, Chris Evans nuk do të jetë më Captain America. Evans e ka interpretuar atë në 10 filma duke nisur nga Captain America: The First Avenger, çka e ktheu në protretizuesin e njërit prej personazheve origjinalë të Anvengers në krah të Iron Man, Thor, Hulk, Black Widow dhe Hawkeye.

13:42
“Doganieri”, arreston një doganier në Tiranë

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor ka arrestuar një 41-vjeçar nga Tirana me detyrë doganier në pikën Doganore të kryeqytetit, duke finalizuar operacionin “Doganieri”

13:36
Maqedoni, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e Gruevskit me dy vite burg

Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, me dy vite burgim.

13:25
“Xhisiela”, PD: Të hapen kamerat e komisariatit, Rama po fsheh ngjarjen

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe policisë për rastin e Xhisiela Malokut. Noka thekson se në policinë e Fushë Krujës janë 8-10 kamera, por me urdhër të Edi Ramës, nuk tregojnë çfarë përmbajnë pamjet e 21 korrikut, kur sipas tij Balla, Bushi dhe Rraja morën pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të Emiljano Nuhut që denoncoi rastin.

13:17
Bulqizë, Ronaldo Abedini arrestohet për armëmbajtje pa leje

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

13:05
Finalizohet operacioni antidrogë, në pranga një 21-vjeçar

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

12:43
Shkollë pa ujë dhe pa tualete në Fushë-Bulqizë, por nuk ndërhyn askush

Në shkollën e Fushë-Bulqizës duket sikur sistemi nuk ka ndryshuar kurrë. Punonjësit e njësisë administrative kalojnë çdo ditë para godinës për të shkuar në punë në ndërtesën ngjitur.

12:29
Ushqimet e pakontrolluara, konsumatorët në Durrës: S’kemi siguri, po sëmuremi

Tregjet e pakontrolluara të fruta-perimeve, bulmetit e mishit, si dhe shtimi i sëmundjeve të rënda i bëjnë konsumatorët durrsakë të ndihen gjithnjë e më të pasigurtë për cilësinë dhe vlerat e produkteve që blejnë.

12:24
Shkarkohet Jangulli, gjyqtari i Shkodrës kishte probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Shkodrës Ahmet Jangulli.

12:23
Paris Motor Show, jo vetëm makina – FOTO

Paris Motor Show është një mundësi për të gjithë prodhuesit e makinave që të prezantojnë për herë të parë me botën prodhimet e tyre më të fundit.

12:10
Aksident i frikshëm i Lorenzo-s në Tajlandë

Jorge Lorenzo ka pësuar një aksident të frikshëm në provat e lira të dyta të Çmimit të Madh të Tajlandës.

12:02
Ngjarja në ish-Bllok, të rejat e fundit

Gazetarët e Top Channel me të rejat më të fundit

11:59
“Babalja”, Salianji në Prokurori: Xhafaj s’mund të hetojnë vëllanë që është në burg

Deputeti i Partisë Demokratike u thërrit ditën e sotme në Prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat e ngritur ndaj ministrit Fatmir Xhafaj, pas audio-përgjimit të Albert Veliut, njohur ndryshe si dosja Babale.

11:53
Vrasja në Bllok, ish-gjenerali Gjunkshi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, sot anëtari i Parlamentit si deputeti i PD, i ka bërë thirrje presidentit Meta që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas ngjarjes të së enjtes mbrëma në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

11:42
Ronaldo me avokat VIP-ash, bëhet gati të mbrojë akuzën e përdhunimit

Pasi ka marrë në mbrojtje Paris Hilton, Majk Tajson, Andre Agasi apo Bruno Omar, Davi Cesnof po përgatitet për të qenë përkrah Cristiano Ronaldos.

11:39
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ministres austriake: Fillimi i një miqësie të gjatë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje në një takim Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl. Fjalët e saj të para iu kushtuan transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit.