Bumi i padive nga politikanë të opozitës dhe mazhorancës ka vënë në lëvizje organin e akuzës. Të parët që “trokitën” në Prokurorinë e Tiranës ishin socialistët që kallëzuan penalisht liderin e opozitës për rastin “Xhisiela”.

Flakë për flakë iu kundërpërgjigjën demokratët duke depozituar padi penale ndaj Kryeministrit, për rastin në fjalë të cilët socialistët e cilësojnë si “Babale 2”.

Por, të majtët dhe të djathtët kanë edhe një betejë me të cilët përballen në dyert e drejtësisë, audiopergjimi i pretenduar me vëllain e ministrit të Brendshëm, të cilët socialistët e kanë pagëzuar si Babale 1. 5 muaj nga kallëzimi nga dyert e gjykatës së krimeve të rënda doli Ervin Salianji i Partisë Demokratike paralajmëroi publikimin e pamjeve te reja filmike.

Taulant Balla, i cili akuzohet si i përfshirë në kërcënimin e oficerit të policisë që bëri publike denoncimin e Xhisiela Malokut, ka kallëzuar për shpifje dhe shpërdorim detyre 3 zyrtar të PD-së përfshirë dhe kryetarin e tyre Lulzim Basha.

Por, nga selia e tyre demokratët këmbëngulën që të bëhen publike pamjet e komisariatit e Fushe Krujës që vërtetojnë sipas tyre kallëzimin për numrin 2 të PS.

Top Channel