“Një grua me dritë”, Ema Andrea kujton aktoren Rezana Çeliku nga filmi “Një djalë dhe një vajzë” te puna në Bashki: Ai rol që e përndoqi, s’e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
23/08 11:30
Fundjava e parë e muajit tetor rikthen në ekranin e madh të kinemasë “Imperial” aktorin Tom Hardy, në filmin aksion, fantazi dhe horror, “Venom”.
Kur Eddie Brock merr fuqitë e një krijese simbiotike, ai duhet të çlirojë alteregon “Venom” për të shpëtuar jetën e tij.
Aktori Tom Hardy e ka pranuar këtë rol vetëm për të kënaqur djalin e tij, i cili është një fans i superheroit “Venom”.
Për të hyrë në brendësi të personazhit e ka ndihmuar pikërisht Louis, ndërsa vet Hardy e ka përshkruar “Venom”-in si një karakter me fuqi që ti nuk do t’i kesh, por në të njëjtën kohë i do me çdo kusht.
“Venom, – ka thënë ai, – të bën të ndihesh i veçantë, sepse është në të njëjtën kohë një hero, por edhe një antihero”.
Top Channel