12-vjeçarja kanibale dukej si gjithë fëmijët e tjerë në shkollë

05/10/2018 22:08

Valeria është një vajzë 12 vjeçare që pëlqen filmat vizatimorë japonezë, që linte orët e mësimit e që s’ia thoshte në matematikë.

Askujt nuk ia merrte mendja që ajo do të vriste, do të gatuante e do të hante mishin e një njeriu, me ndihmën e të dashurit 22 vjeçar, e të ankohej se kishte shije shumë të ëmbël.

Historia e 12 vjeçares kanibale ka pushtuar mediat ruse. Ajo jetonte në Soçi, qytet prej të cilit iku dhe shkoi në Shën Pjetërburg. Për këtë largim ajo u shpall e humbur nga familja.

Mësuesja në Soçi thotë se në klasë sillej si gjithë fëmijët e tjerë, por e kishte të vështirë të ulej e të mësonte, sidomos në matematikë. Shkollën nuk e kishte qejf. Fqinjët thoshin që ajo dilte shpesh nga shtëpia natën e ndonjëherë nuk kthehej fare.

Policia gjeti trupin e gjymtuar të një të riu, në një fshat afër Shën Pjetërburgut. Pas hetimeve, zbuluan se vajza i kishte marrë pjesë nga kraharori dhe truri (gjë që të kujton filmin e frikshëm të Hanibal Lekterit), dhe ia kishte gatuar në sobë dhe në mikrovalë.  Valeria dhe i dashuri i saj u arrestuan menjëherë më pas.

I dashuri pranoi që e kishte vrarë viktimën gjatë një sherri, teksa Valeria brohoriste. Pas vdekjes, ajo kishte dashur ta hanin, për kureshtje. Policia thotë se i dashuri do të gjykohet për vrasje, kanibalizëm dhe pedofili.

FOTO GALERI
1/5
Foto nga pajisjet e kuzhinës ku Valeria dhe i dashuri kishin gatuar viktimën.

Top Channel