Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Pas tete vitesh në këtë rol, Chris Evans nuk do të jetë më Captain America. Evans e ka interpretuar atë në 10 filma duke nisur nga Captain America: The First Avenger, çka e ktheu në protretizuesin e njërit prej personazheve origjinalë të Anvengers në krah të Iron Man, Thor, Hulk, Black Widow dhe Hawkeye.
Por me të përfunduar xhirimet e Avengers 4, filmi i 22-të i Marvel, Chris lajmëroi përmes “Twitter-it” se kishte qenë një nder për të të interpretonte Kapitenin, ama do ta mbyllë më kaq.
“Të gjithë atyre përpara kamerës, atyre pas kamerës dhe publikut i them faleminderit për kujtimet e bukura. Do të jem mirënjohës përjetë”, shkroi ai.
MCU apo Universi i Marvel, ka qenë mbizotëruese absolut i kinemasë që kur nisi Iron Man-in në 2008-ten. Captain America: The First Avenger, i cili mbushi kinematë në viti 2011-të, ishte filmi i pestë i serisë së superheronjve.
Duke vazhduar gradualisht nga filmi në film, personazhet ndërveprojnë mes tyre çka e kthen këtë një sagë të jashtëzakonshme e të shtrirë në kohë.
Evans e kishte lënë të kuptohej deri diku tërheqjen kur pati thënë për New York Times: “Epo, më mirë të zbresësh vetë nga treni përpara se të të shtyjnë”!!! Dhe ne e dimë, shkruajnë mediat në shtetet e bashkuara, se pas Avengers 4, shumë prej aktorëve kryesore u përfundonin kontratat.
Top Channel