E hënë, 08 Tetor 2018
14:42
U përdhunua dhe u vra, hetime për masakrimin e gazetares bullgare

Vrasja brutale e një folëseje televizive ka tronditur të gjithë Bullgarinë, e ka sjellë një valë reagimesh të menjëhershme, përfshirë atë të OSBE-së që bëri thirrje urgjente për një hetim rrënjësor të ngjarjes së rëndë.

14:28
Emigracioni brenda BE, Gjermania hapi 370 mijë vende pune për të huajt

Gjermania ka mbërritur një nivel rekord punësimi të europiano-lindorëve. Në 50 për qind të vendeve të punës të krijuara në këtë vend punësohen të huaj, e shumica vijnë nga Polonia e Rumania.

14:11
Anulime dhe vonesa fluturimesh në Rinas, pasagjerët të acaruar

Disa fluturime të kompanive ajrore Albawings dhe Blue Panorama janë anuluar ose vonuar të hënën në Rinas, duke acaruar pasagjerët, të cilët kanë pritur për orë të tëra.

14:09
Rama ironizon Bashën: Del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, tha se kreut të Partisë Demokratike nuk i vjen zëri tani që doli “një aktor i papaguar” dhe e nxori “cullak”.

13:54
Kullat njerëzore të Spanjës (FOTO)

Në Tarragona të Spanjës po mbahet edicioni i 27 i Kullave Njerëzore.

13:54
Sfidat me Spanjën e Estoninë, Shqipëria U21 me vlerësim maksimal për rivalët

Kombëtarja shqiptare e U21-shit do të luajë ndeshjet e radhës të kualifikueseve të “Euro 2019” ndaj Spanjës dhe Estonisë.

13:44
Paloka: Kaluan fantazinë me Xhisielën. E nxorën për të thënë se tritolin ia vuri opozita

Edi Paloka shkroi në Facebook se nuk e imagjinonte dot që të nxirrnin Xhisiela Malokun për të thënë se opozita ia vuri tritolin.

13:30
Shpërthimi në shtëpinë e gjyshit, Xhisiela akuzon opozitën: E bëri PD-ja

Kamera e Top Channel ishte te banesa e Ramazan Muçës , gyshit të Xhisiela Malokut nga e ëma, ku mbrëmjes e së dielës shpërtheu një sasi tritoli.

13:24
Vdes gazetari Ibrahim Rexhepi

Ka ndërruar jetë gazetari dhe ekonomisti i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për vdekjen është bërë i ditur nga kolegët gazetarë. Rexhepi ka punuar edhe si redaktor i rubrikës së ekonomisë në Gazetën Express.

13:18
Haradinaj: Kosova nuk do të eksportojë azilkërkues në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me liberalizimin e vizave, Kosova nuk do të eksportojë azilkërkues, kriminelë apo pasiguri në Evropë, por qytetarë të ndershëm që duan të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë evropianë.

13:15
Ngjarja e turpshme e Nurmagomedov, UFC: Mund t’i hiqet titulli

Ngjarja e turpshme pas përfundimit të duelit me Conor McGregor mund t’i kushtojë fituesit të tij, Khabib Nurmagomedov.

12:48
Shkaktar në barazimin me Valencian, Pique bën autokritikë

Barcelona po shfaqet me një fytyrë krejt tjetër në La Liga, në krahasim me Champions League. Skuadra katalanase e çoi në 4, numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionatin spanjoll, e pas barazimit 1-1 me Valencian në “Mestalla” u detyrua të lërë vendin e parë të klasifikimit.

12:41
Reali, në krizë. Trajneri Lopetegui, afat deri më 28 tetor

Reali i Madridit ka regjistruar 4 humbje në 11 ndeshjet e para të këtij sezoni, diçka që nuk e shihnim që nga sezoni 2005-2006. Tashmë, skuadra “merengues” është në telashe të mëdha.

12:36
Gratë që punojnë tokën. Fermeret e Çermës shkojnë në Divjakë

Irena hipën çdo ditë në këtë furgon për të udhëtuar nga Çerma për në Divjakë. Për 1 mijë lekë në ditë, Irena dhe shumë gra të tjera punojnë tokat e të tjerëve.

12:34
Taylor Swift thyen heshtjen. Mbështet demokratët në zgjedhjet e mesmandatit

Taylor Swift ka ndërmarrë për herë të parë një qëndrim ndaj politikës amerikane, duke mbështetur publikisht dy demokratë përpara zgjedhjeve të mesmandatit, ndërkohë që vet zotohet të luftojë për të drejtat e komunitetit homoseksual, barazi gjinore, si dhe për t’i dhënë fund racizmit “të tmerrshëm, të sëmurë dhe mbizotërues” në Shtetet e Bashkuara.

12:29
Mbyllen 41 degë universitare. Në Durrës nuk do të ketë më studentë turizmi në anglisht

Shumë degë universitare në universitetet publike nuk do të hapen më 17 tetor. Arsyeja është se janë regjistruar shumë pak studentë, të cilët nuk justifikojnë kostot. Qershia mbi tortë është mbyllja e degës së Hoteleri-Turizmit në gjuhën angleze.

12:19
Aplikacion i ri për iPhone: Hej Siri, po më ndalon policia!

Ka një risi të rëndësishme për ekspertët e iPhone këtë vit: Bëhet fjalë për një aplikacion të quajtur Shortcuts, i cili mbledh informacione nga disa aplikacione të tjerë dhe të aktivizohet duke përdorur Siri-n.

12:18
Rama: Basha do pushtetin në tavolinë; Përgjigjet Basha: Në pushtet do të vij më votë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se Lulzim Basha kërkon pushtetin në tavolinë.

12:04
Nobeli i Ekonomisë, për dy amerikanë. Kanë thelluar fushën e analizës ekonomike

Akademia mbretërore suedeze e Shkencave ka vendosur të vlerësojë me çmimin Nobel për shkencat ekonomike për këtë vit dy ekspertë amerikanë si William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

11:48
Hudhra: Katër arsye të mira për të mos e eliminuar nga dieta

Hudhra, një eliksir i vërtetë për shëndetin e mirë të trupit tonë.

11:32
“Çlirimi i Zgjedhjeve”, Basha: Pa ndarjen e politikës nga krimi, nuk ka zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, parashtroi paraditen e së hënës platformën e quajtur “Çlirimi i Zgjedhjeve”, me anë të së cilës, sipas tij, do të mund të bëhet ndarja e politikës nga krimi.

11:25
Televonela rozë “CR7” pasurohet me një tjetër episod

Cristiano Ronaldo nuk gjen paqe sa u përket akuzave për përdhunim. Tashmë duket se është një vajzë tjetër, që supozohet se ka marrë të njëjtin trajtim si Kathryn Mayorga, diçka që u zbulua për median amerikane nga avokati i modeles amerikane, Lesli Stoval, duke lënë të kuptohet se ka mundësi që hetimet për Ronaldon të zgjerohen.

11:19
Dhjetë ditë nga katastrofa në Indonezi, druhet për mbi 5.000 viktima

Rreth 5.000 njerëz mungojnë në apel, tashmë pa shpresa se mund të jenë gjallë, pas tërmetit dhe cunamit që goditi ishullin indonezian Sulawesi, mbi një javë më parë.

11:08
“Paris Motor Show”, dominojnë makinat elektrike

Modelet elektrike po dominojnë dhe po tërheqin prozhektorët në “Paris Motor Show” këtë vit.

11:01
Kryetarja e Gjykatës së Korçës në Vetting, pasuria në “sitë”

Seanca për Entela Priftin, kryetare e Gjykatës Korçë, e cila do të vlerësohet vetëm në kriterin e pasurisë.

10:59
Australi, polemika për publicitetin e garave me kuaj në Operën e Sidneit

Një plan për të reklamuar gara kuajsh në fasadat e Operas së Sidneit ka ndezur shumë polemika në Australi.

10:32
Rama fajëson opozitën për “Babalen”, “Xhisielën”: Basha kërkoi pushtet në tavolinë

Edi Rama u rikthye në grupin parlamentar socialist për të folur për “Babalen” dhe protagonistët e audiopërgjimit me autor të pretenduar vëllain e ministrit të Brendshëm.

10:06
KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja

Komisioni i Pavarur i Kualifkimit, bazuar në të 3 kriteret e vettingut vendosi sot shkarkimin e Sotiraq Lubonjës.

10:03
Ekspertët japin alarmin për klimën: 12 vite për të shpëtuar

Shkencëtarët më të shquar të botës për çështjet e klimës kanë paralajmëruar se ka mbetur vetëm një afat i shkurtër kohe, ndoshta pak më shumë se një dhjetëvjeçar, në mënyrë që ngrohja globale të mos e kalojë limitin prej 1.5 gradë Celcius, përtej të cilit, çdo rritje me gjysmë grade do të përkeqësonte ndjeshëm rreziqet për thatësira, përmbytje, të nxehtin ekstrem dhe varfërinë për qindra milionë njerëz.

09:39
Rumani, dështon referendumi. Martesat gay ndalohen me ligj, por jo në nivel kushtetues

Referendumi për të përcaktuar ndalimin kushtetues të martesave mes të njëjtit seks në Rumani dështoi, kjo për shkak se vetëm 20 për qind e rumunëve me të drejtë vote treguan interes për zgjedhjet e zhvilluara në harkun e dy ditëve gjatë fundjavës së kaluar.

09:30
Bosnje-Hercegovinë, nacionalisti serb drejt Presidencës tripalëshe

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në Bosnje-Hercegovinë, ashtu sikurse kandidati i partisë më të madhe të myslimanëve boshnjakë, Sefik Gjaferoviç.

09:26
Madame Secretary 3 – Episodi 20

Pasi mban fjalimin e parë në Asamblenë e OKB, ku dënon grupin terrorist Hizb Al Shahid, ajo diskuton me Ministrin e Jashtëm Rus krijimin e një koalicioni kundër tyre.

09:22
Fuqia e dashurisë – Episodi 75

Aurora ia bën të qartë Bibisë që s’do ta ndihmojë në arratisjen e Rubinjos. Zheiza i kërkon një mikut të saj polic të ruaj lëvizjet e Bibisë.

09:22
Brazil, për presidentin e ri vendos balotazhi më 28 tetor

Kandidati i së djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil. Ai do të përballet me kandidatin e krahut të majtë, nga Partia e Punëtorëve, Fernando Haddad, në balotazhin e 28 tetorit, pasi ka dështuar të fitojë 50 për qind të votave të nevojshme për të triumfuar.

09:15
Bullgari, vritet një gazetare investigative

Policia në Bullgari ka nisur hetimet për vrasjen e reporteres investigative, Viktoria Marinova. Trupi i saj u gjet në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, gjatë së shtunës.

08:41
Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi ndaj të afërmve të Xhisielës

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

08:34
Dorëhiqet kreu i Interpolit, po hetohet në Kinë për korrupsion

Kina ka konfirmuar ndalimin e ish-shefit të Interpolit, Meng Hongwei. Pekini ka njoftuar se ai po hetohet nga trupa e Antikorrupsionit në vend për shkelje të paspecifikuar të ligjit.

08:09
Tsipras, vizitë në Moskë dhe takim me Putinin më 12 dhjetor

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka marrë një ftesë zyrtare për të vizituar Moskën dhe për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 12 dhjetor të këtij viti.

E diel, 07 Tetor 2018
23:04
Rita Ora thyen rekordin 30 vjeçar në Britani

Kane mjaftuar vetëm 6 vjet që nga 2012 kur Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, të hyjë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts.

22:56
Aksident tragjik në Nju Jork, përplaset limuzina me dasmorë, 20 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Schoharie, New York State, ku të paktën 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.

22:46
Barcelona “harron” të fitojë në La Liga, vetëm barazim me Valencian

Valencia arriti t’i rezistonte “arsenalit” sulmues të Barcelonës duke marrë një barazim ndaj pretendentëve për titullin kampion në La Liga. 90 minutëshi në stadiumin “Mestaja” u mbyll në shifrat 1-1.

22:23
Interi fiton në transfertë me Spal, ngjitet i treti

Inter mundi 2-1 Spalin në një transfertë, e cila rezultoi më e vështirë sesa parashikimi. Një gol me fat i Icardit zhbllokoi shifrat pas një aksioni ku topi u devijua, ndërsa vendasit humbën një penallti me Antenaçin vetëm 4 minuta më vonë.

22:17
Një fëmijë sekret me George Michael, rrëfehet suedezja

Një grua suedeze pretendon se ka pasur një fëmijë sekret me George Michael; Ulrika Lillemor Alfa Wonwolf këmbëngul se takimi mes tyre ka ndodhur në vitin 1997, kur ishte me pushime në Britaninë e Madhe.

21:27
Zhduket gazetari saudit pasi hyri në konsullatën në Stamboll

Një gazetar kritik i ashpër i regjimit saudit është zhdukur pa lënë gjurmë pas hyrjes në konsullatën e vendit të tij në Stamboll.

20:43
Përplasja e re Athinë-Berlin, Greqia do kërkojë 280 mld euro për dëmet e luftës

Në një artikull të fundit të saj, revista gjermane “Der Spiegel” thekson se Greqia muajin e ardhshëm do të fillojë të kërkojë nga Gjermania 280 miliardë euro të reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore, shumë që përkon thuajse me borxhin kolosal grek.

20:26
Tradita e bletërritësve, familja që e trashëgon në breza

Në oborin e shtëpisë, Hyqmeti ka afro 20 koshere me bletë. 82-vjeçari ka qenë elektriçist, por kjo nuk e ka penguar atë të trashëgojë traditën familjare, e cila zë fill nga gjyshi i tij.

20:25
Parlamentaret në Bosnje. Frikë nga fitorja e nacionalistëve pro-rusë

Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës i janë drejtuar sot qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme që mund të vënë në postet kryesore nacionalistët pro-rusë dhe të çimentojnë ndarjet etnike.

20:04
Aksident i rëndë në Surrel, makina bie në greminë, një i vdekur, dy të plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 18:30 minuta në rrugën e “Dajtit”, në Surrel.

19:58
Liverpool-Man. City pa gola, Mahrez “fali” skuadrën e Guardiola-s

U mbyll në barazim 0-0 supersfida e javës së 8-të të Premier Leagues mes dy kryesuesve Liverpool dhe Manchester City-t.

19:44
Biznesi kundër zgjedhjeve: Në Maqedoni do të bllokojnë zhvillimin

Krerë të biznesit në Maqedoni janë shprehur kundër idesë së kryeministrit Zoran Zaev për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me arsyetimin se një gjë e tillë do të bllokojë klimën dhe zhvillimin e tij.

19:33
Sfida ndaj Partizanit, Cungu: Do të luajmë për fitore

Kukësi-Partizani është sfida që mbyll javën e 8 të Kategorisë Superiore. Skuadra kuksiane vjen në këtë ndeshje pas humbjes së pësuar me Skënderbeun dhe tani është 3 pikë larg të kuqve të Skënder gegës. Trajneri Cungu deklaroi se optimizmi në skuadër është i lartë dhe se nuk i druhet kryeqytetasve.

19:04
Laçi thyen edhe Tiranën, fiton në “Selman Stërmasi”

Laçi u rikonfirmua surpriza e Superiores pasi fitoi 0-1 në kryeqytet ndaj Tiranës.

18:46
Basha: Paketa antimafia do godasë pa mëshirë abuzuesit

Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i opozitës solli në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin dhe “për t’i kthyer qytetarëve çdo pasuri që i është marrë nëpërmjet korrupsionit”, siç shkruan ai.

18:19
Skënderbeu në krye, Kamza-Flamurtari, “luftë” për 1 pikë

Skënderbeu mori përkohësisht kryesimin e Kategorisë Superiore pas fitores 0-2 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, 90 minutësh që vlerësoi më të mirin pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të ndalur kampionët. Pas një fraksioni të parë pa gola, ekuilibrat u prishën me një lëvizje nga pankina e korçarëve.

18:14
Sherr mes shoferëve në Ersekë, një i plagosur me thikë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive banale mes shoferëve në Ersekë.

18:13
“Babalja”, gazetari Olldashi kundërshton masën, avokati: Dyshime për ekspertizën

Një ditë pas daljes së rezultateve të ekspertizës së zërit për çështjen e të ashtuquajturit “Babale”, avokatët e gazetarit Jetmir Olldashi i janë drejtuar Prokurorisë.

18:01
Në mbrojtje të kryebashkiakut, u arrestua pasi kishte ndihmuar emigrantët

Në kohën kur në pjesë të ndryshme të Europës, ndjenjat kundër emigrantëve nuk njohin veçse rritje, në një qytezë të vogël të Kalabrisë, vendas e të huaj bashkë kanë dalë në protestë për të mbështetur kryetarin e arrestuar të bashkisë.

17:34
Trupi është për të lëvizur, të mirat që sjell aktiviteti fizik

Në kryeqytet u zhvillua maratona ku u përfshinë njerëz të të gjitha moshave dhe kauzave. Por aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë. Të mirat që vijnë prej ushtrimeve nuk duhen harruar, në këto kohë kur ngarkesa dhe stresi janë të pandara.

17:17
Konferenca e befasishme, Panucci flet për lojtarët e rinj, por dhe të ardhmen e tij

Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e radhës, ndaj Jordanisë dhe Izraelit, pavarësisht se ajo nuk ishte në programin paraprak të FSHF.

17:12
Salianji: Ramës i duhen 5 vjet të prishë provat për Ballën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar ndaj Taulant Ballës.

16:58
Suso-Higuain, Milani fiton lehtësisht me Chievo-n

Milani ka marrë një fitore të lehtë në Serie A ndaj Chievos me rezultatin 3-1. Suso dhe Higuain shkëlqyen në këtë ndeshje për kuqezinjtë.

16:46
“Maqedonia”, ambasadori rus në Tiranë: S’ka ndërhyrje të Moskës, vendos populli

Çështja e emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimi në NATO, sipas Ambasadorit rus në Tiranë, Alexandër Karpushin duhet të jenë një vendim i marrë nga populli. Ai përjashton mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në këtë, por nga ana tjetër këshillon Maqedoninë të mos nxitojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

16:24
Fotot pikante nga Maratona, nga gjeneralja e parë femër te emrat e ekranit…

Pjesëmarrja në Maratonën e Tiranës është kthyer edhe në një trend që po përqafohet edhe nga shumë prej figurave të njohura publike.

16:14
Makina përplas këmbësorin në aksin Elbasan-Peqin, në gjendje të rëndë 79-vjeçari

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet.

15:51
Ja si prodhohet vera false. Përgatitet për 10 minuta dhe ka kosto 100 lekë për litër

Një ditë më parë, Top Channel denoncoi skandalin me verën e shitur në një nga restorantet e Tiranës.

15:42
Nis importi i energjisë. 9,3 milionë euro janë tenderuar për të

Pas 9 mujash, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i rikthehet këtë të dielë importit të energjisë elektrike.

15:18
Paketa “antishpifje” e Ramës. Gazetarët: Sa herë plas një skandal, nismë për të tërhequr vëmendjen

Sa herë që në politikën shqiptare ka tension dhe plas një skandal, politikanët gjejnë diçka të re për të tërhequr vëmendjen. Politologët dhe gazetarët në këtë këndvështrim e shohin edhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për një paketë ligjore antishpifje.

15:05
“Babalja”, mes azilit dhe arrestit

Nga akuzues tani është kthyer në i akuzuar nga drejtësia. Albert Veliu, i njohur në opinionin publik si Babalja që deklaroi se kishte bërë një bisedë me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm për të siguruar drogë, tani është një person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për akuzën e kallzimit të rremë.

14:36
Boeing i ri 777X, avioni me krahë që përthyhen

Doni një avion me kapacitet të jashtëzakonshëm dhe me një shtrirje korresponduese krahësh, por që të jetë edhe i përshtatshëm për portat e rregullta të aeroporteve? Kompania Boeing duket se e ka gjetur një zgjidhje.

14:19
Vrasja në ish-Bllok, jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

Gjykata e Tiranës vendosi masat e sigurisë “arrest me burg” për dy të plagosurit e ngjarjes së përgjakshme në bllok, mbrëmjen e së enjtes, Ervis Martinajt dhe Eljon Hato, të cilët akuzohen për vrasje për shkak të rrethanave cilësuese ndaj më shumë se dy personave, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

14:14
Opozita nuk e do në delegacion, Balla reagon: Shqipëria nuk e meriton baltosjen e vazhdueshme

Pasi opozita e konsideroi të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian, erdhi pa vonuar reagimi i vetë kreut të grupit parlamentar socialist.

13:56
Partizani, Gega: Ndaj Kukësit nuk përcaktohet titulli kampion

Kukësi-Partizani që do të luhet ditën e hënë është ndeshja që do të ketë vëmendjen më të madhe në javën e 8 të Kategorisë Superiore.

13:29
Zvicra, Gjermania e dytë. Sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës

Pas Gjermanisë, edhe nga Zvicra mbërrijnë sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës.

13:02
Edhe Shkodra braktis librin. Pak qytetarë i mbeten besnikë bibliotekës së qytetit

Pak lexues i kanë mbetur sot ende besnikë bibliotekës dhe librit në Shkodër. Përveç nxënësve të shkollave, të tjerë zor se ndalen të flasin për librin apo mezi kujtojnë dhe titullin e fundit që kanë lexuar.

12:51
Opozita kërkon largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit

Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian. Për këtë arsye, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, anëtarët e opozitës në delegacion (Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi) kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, që të jetë, sipas tyre, pa lidhje kriminale.

12:37
Vjelja e gështenjës. Pjesa më e madhe e prodhimit të Tropojës shkon në Itali

Në Bujan të Tropojës sapo ka nisur sezoni i vjeljes së gështenjave.

12:19
Festa e Mollës në Korçë. Fermerët prezantojnë prodhimet e tyre në panairin tradicional

Mollët e Korçës, një prodhim i njohur i rajonit juglindor, kanë risjellë organizimin e Festës së Mollës. Kjo festë është zhvilluar për të disatin vit radhazi në fshatin Dvoran.

12:02
Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës, Luiza Gega fituese në garën për femra për 21 km

Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega janë fituesit e garës në 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës. Abel Kibet Rop nga Kenia e përfundoi garën për 01:05’,13’’, ndërsa rekordmenia jonë, Luiza Gega arriti finishin e 21 kilometrave për 01:14’, 18’’. Duhet thënë se gara e 21 km për meshkuj u dominua nga sportistët kenian të cilët plotësuan edhe dy vendet e tjera të podiumit.

11:04
Skocezët duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, marshim në Edinburg

Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Edinburgut të shtunën për të treguar mbështetje për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, për të cilën nacionalistët skocezë thonë se po intensifikojnë përpjekjet, nisur nga vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

10:54
Atentati në ish-Bllok, Martinajt dhe Hatos do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital

Gjyqtari Artan Gjermeni pritet t’i komunikojë të dielën paradite masën e sigurisë Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos, në lidhje me vrasjen në ish-Bllok, ngjarje që tronditi opinionin publik.

10:43
MotoGP, Marquez fiton sërish. Titulli shumë pranë

Marc Marquez ka fituar Çmimin e Madh të Tajlandës në MotoGP dhe i afrohet shumë titullit kampion në këtë kategori.

10:22
Ndërron jetë aktori i “The Walking Dead” (FOTO)

Scott Wilson, i cili ka interpretuar rolin e Hershel Greene në serialin e famshëm “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas komplikacioneve nga leuçemia.

09:53
Turp në UFC! Nurmagomedov mposht McGregorin dhe nis sherr masiv jashtë oktagonit (Foto+Video)

Skena të shëmtuara në fund të sfidës së shumëpritur në UFC. Khabib Nurmagomedov, pasi mundi Conor McGregorin, nisi një sherr masiv jashtë oktagonit.

09:45
Veliaj: Emër tirons për djalin!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot maratonën në fazën e fundit të saj.

09:32
Basha: Verifikim tenderave 2.7 miliardë euro me paketën “Antimafia”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se “verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”.

09:23
Nis maratona e tretë e Tiranës, Veliaj: Në fund fare, të gjithë do të përqafohemi si fitimtarë

Ka nisur në orën 09:00 të së dielës Maratona e Tiranës. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj që vijnë nga 40 shtete të ndryshme, po sfidojnë veten në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

09:12
F1, Hamilton fiton në Japoni dhe përgatit festën; Dështon Ferrari: Vettel gabon, Raikkonen i pesti

Fitorja e nënte sezonale do e lejojë britanikun Lewis Hamilton që të prezantohet në Austin, në garën e ardhshme të Botërorit të Formula 1, me mundësinë matematike që të fitojë titullin kampion.

08:24
Haiti goditet nga tërmeti, disa viktima

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga një tërmet që goditi veriun e Haitit.

08:00
Sot zhvillohet Maratona e Tiranës. Bllokohen rrugët nga ora 05:00 deri në 14:00

Edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës do të presë sot rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët do të nisin garimin në orën 09:00. Për zhvillimin e maratonës është bllokuar lëvizja në disa akse kryesore të qytetit që në orën 05:00.

E shtunë, 06 Tetor 2018
23:02
Pa Kufij – Episodin 8

Skuadra ICC ndalon një hakmarrje vrasjesh e shkaktuar nga vjedhja e drogës dhe e parave që i është bërë një mafiozi italian, të cilit i kanë rrëmbyer dhe vajzën e pafajshme.

22:59
3 fitore radhazi, Roma vijon marshimin në Serinë A

Roma mundi Empolin në transfertë për të regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serinë A.

22:25
Fitore për Trump, Kavanaugh konfirmohet në Gjykatën e Lartë

Senati Amerikan ka votuar konfirmimin e kandidatit të Donald Trump për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh.

21:51
93-vjeçari që pajton gjaqet

Avdi Rexha është një 93-vjeçar nga Bujani i Tropojës. Mosha e ka detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai vijon misionin e tij të nisur 25 vite më parë: të pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.

21:35
Krizë totale te Bayern Munchen, 3 ndeshje radhazi pa fitore

Bayern Munchen zhgënjen sërish. Në “Allianz Arena”, skuadra e Niko Kovac u mposht me rezultatin e pastër 0-3 nga Borusia Monchengladbach.

21:11
Dibër, arrestohet shoferi i furgonit që rrahu nxënësin

Shoferi i një furgoni nxënësish në Dibër, që u regjistrua duke dhunuar një prej të miturve është arrestuar nga policia.

20:54
Gjurmë Shqiptare/ Si po zhduken shqiptarët e Tivarit…?!

Si po deformohet historia e Tivarit? Çfarë fshehin autoritetet malazeze? Si u zëvendësuan objektet e kultit? Përse Gjergj Kastrioti e rrethoi Tivarin?

20:35
La punën për të bërë fshesa si të dikurshmet

Në pranverë të vitit 2017, la punën si stiliste për një kompani dizenjimi dhe nisi të krijojë fshesa tradicionale për t’i shitur.

20:28
Reali nuk di të bëjë gol, mposhtet në sekondat e fundit nga Alavesi

Real Madrid është mundur 1-0 në transfertën ndaj Alavesit, duke shkaktuar surprizën në javën e 8 të kampionatit spanjoll të futbollit.

20:17
Juventusi nuk ndalet, CR7 rigjen golin

Juventusi fitoi kundër Udineses me rezultatin 0-2, në javën e 8 të Serisë A. Ky sukses bën që Juventusi ta ruajë i qetë kreun e klasifikimit, pasi ende nuk njeh barazime apo humbje në këtë fillim kampionati.

20:00
Veshkat, sëmundjet në rritje. 1 në 10 shqiptarë rezulton me veshka të dëmtuara

Sëmundjet e veshkave në popullatë duket se janë një këmbanë alarmi për sistemin tonë shëndetësor. Mjekët nefrologë thonë se 10,6% e shqiptarëve janë të prekur nga dëmtime të veshkave, deri në mosfunksionim të tyre.