Scott Wilson, i cili ka interpretuar rolin e Hershel Greene në serialin e famshëm “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas komplikacioneve nga leuçemia.

Shkaku i vdekjes është zbuluar nga përfaqësuesi i tij, Dominic Mancini për “TMZ”.

Aktori amerikan e ka nisur karrierën me filmin e vitit 1967 “In The Heat Of The Night”. Ai ka marrë pjesë në rreth 50 filma, ku spikasin “The Last Samurai”, “Pearl Harbor” dhe “Dead Man Walking”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel