Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, zgjidhja do të jetë vendimi i Gjykatës së Lartë
03/09 18:36
Marc Marquez ka fituar Çmimin e Madh të Tajlandës në MotoGP dhe i afrohet shumë titullit kampion në këtë kategori.
Spanjolli i Hondës ka prerë i pari vijën e finishit pas një tjetër dueli drithërues me italianin e Ducatit, Andrea Dovizioso, i cili u dorëzua vetëm në kthesat e fundit të garës.
Në podium edhe Maverick Vinales me Yamaha, ndërsa përfundoi garën në vendin e katërt Valentino Rossi.
Pas kësaj etape të MotoGP, Marquez e sheh veten +77 pikë nga Dovizioso në klasifikim dhe mund të shpallet kampion pas dy javësh, në Motegi.
Top Channel