Pjesëmarrja në Maratonën e Tiranës është kthyer edhe në një trend që po përqafohet edhe nga shumë prej figurave të njohura publike.

Këngëtari Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i grupit “West Side Family” ishte një prej garuesve duke treguar një formë fantastike në këtë maratonë.

E nëse jemi mësuar që t’i shohim si moderatore duke i dhënë shumë hijeshi ekranit, dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola vrapuan sot krahas atletëve profesionistë në rrugët e qytetit të Tiranës.

Nuk mungoi as prezantuesja e lajmeve në ABC, Bruna Cifligu sëbashku me bashkëshortin e saj. Pjesë e garës së sotme ishte edhe ish-banori i Big Brother 3, Erion Zeqiraj që së fundmi do ta shohim si spiker pas një pauze prej dy vitesh punë.

Një nga pjesët më të bukura të Maratonës së Tiranës ka qenë dhe pjesëmarrja e djemve dhe e vajzave në uniformë. Mes ushtarakëve të shumtë pjesëmarrës në këtë garë, ishte edhe Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë në 106 vjet histori, gjeneral brigade Manushaqe Shehu si dhe shefi i Shtabit Bardhyl Kollcaku.

Pjesë e garës ishin edhe ambasadorë si dhe diplomatë të ndryshëm që punojnë në vendin tonë.

Maratona e Tiranës rezultoi një sukses i vërtetë dhe një festë për kryeqytetin që e organizon për të tretin vit radhazi, duke e kthyer në një traditë të bukur zhvillimin e një prej garave më të vjetra dhe masive në botë. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj, nga 40 shtete të ndryshme, garuan në tre kategori: “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel