“Ikja e tij ka qenë shokuese”, Elena Kocaqi rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e saj: Babi pësoi aksident në shtëpi, pas vdekjes më ka dalë në ëndërr 03/10 18:41
Mollët e Korçës, një prodhim i njohur i rajonit juglindor, kanë risjellë organizimin e Festës së Mollës. Kjo festë është zhvilluar për të disatin vit radhazi në fshatin Dvoran.
Edhe këtë vit, Bashkia e Korçës ka sjellë këtë aktivitet, i cili përveçse promovon mollët e rajonit, ka si synim edhe zhvillimin e turizmit. Varietete të shumta mollësh janë ekspozuar gjatë panairit tradicional.
Kryetari i Bashkisë së Korçës e ka konsideruar këtë festë një traditë të rëndësishme dhe të vyer, e cila është dëshmi e punës dhe prodhimit në vend. Dvorani është një prej zonave më të njohura në rajonin juglindor sa i takon prodhimit të mollëve në tregun vendas.
Top Channel