Senati Amerikan ka votuar konfirmimin e kandidatit të Donald Trump për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh.

Pas shumë javë debatesh, Kavanaugh u konfirmua me 50 vota pro e 48 kundër.

Kavanaugh ishte përfshirë në një betejë për të mohuar akuzat për sulme seksuale. Por, pas një hetimi nga FBI, mjaft senatorë të lëkundur vendosën të mbështesin emërimin e tij.

Përpara votimit, qindra njerëz që protestonin kundër emërimit të Kavanaugh demonstruan në Uashington.

Presidenti Donald Trump uroi në Twitter: “Duartrokas Senatin për konfirmimin e kandidatit tonë të mrekullueshëm në Gjykatën e Lartë”.

Top Channel