Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen katër persona, evakuohen banorët pranë për shkak të rrezikshmërisë së substancave
Sipas një analize paraprake të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (Center for Strategic and International Studies), lufta me Iranin i ka kushtuar Departamentit të Mbrojtjes së SHBA rreth 40 miliardë dollarë.
Shpenzimet përfshijnë përdorimin e municioneve, dëmtimin e pajisjeve ushtarake dhe dëmet në bazat ushtarake.
Në këtë vlerësim nuk përfshihen kostot operative që tashmë janë të parashikuara në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes për vitin fiskal 2026, i cili tejkalon 1 trilion dollarë.
Sipas këshilltarit të lartë të CSIS, Mark Cancian, pjesa më e madhe e kostove është përballuar nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, ndërsa konflikti ka sjellë shpenzime shtesë edhe për institucione të tjera si Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, të cilat së bashku vlerësohen të kenë shpenzuar rreth 1 miliard dollarë sipas të njëjtave vlerësime paraprake.
Top Channel