E mërkurë, 14 Nëntor 2018
16:40
Fuqia e dashurisë – Episodi 103

Kaioja kërkon të bisedojë me Zheizën. Silvana bisedon me Xhoisin si t’i prishin planet e Irenës në lidhje me Euzhenion. Sibeli merr biberonin e Ruizinjos për të bërë provën e ADN-së.

16:37
Bruksel, Mogherini: 2019-ta, viti ku do shënohen suksese nga Shqipëria

Në Bruksel është mbajtur një konferencë e përbashkët për mediat nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini.

16:32
Top Talk/ Agron Duka: Bojkoti i zgjedhjeve, rrezikon ekzistencën e një partie

I pyetur në studion e “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse opozita do të hyjë apo jo në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor të vitit të ardhshëm, kreu i PAA-së, Agron duka argumenton se në situatën aktuale në të cilën është vendi është e pamundur që të hyhet në zgjedhje.

16:11
Agron Duka në “Top Talk”: Ja pse nuk kandidoj për Bashkinë e Durrësit

Për kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, Durrësi ka bërë një regres të madh vitet e fundit, e kjo do ia bënte të vështirë punën nëse do të kandidonte e të fitonte në këtë Bashki.

16:09
Ledion Liço i kalon stafetën e “The Voice Kids” Dojna Memës

Një nga spektaklet më të ndjekura të zbulimit të talenteve të këngës në Shqipëri, “The Voice Kids”, do të vijë në edicionin e rradhës në janar në ekranin e Top Channel.

16:05
Top Talk/ Agron Duka: Bojkoti jo zgjidhja më e mirë, por presim rezultate

Prej kohësh PD dhe aleatët e saj kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë duke vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, për shkak të asaj që opozita e cilëson si kriminalizim të qeverisë dhe qeverisjes. Por a po prodhon ky qëndrim politik efektin e duhur dhe a janë të gjithë aleatët në një mendje me demokratët për këtë strategji? Për të mësuar më shumë mbi klimën brenda opozitës dhe strategjinë e saj politike në Top Talk, ka qenë i ftuar Agron Duka, Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, një nga Aleatët e Lulzim Bashës.

15:39
Panairi i librit, “Tirana 2018”; 95 autorë dhe shtëpi botuese

U hap sot panairi i librit “Tirana 2018”. Ky është edicioni i 21 i këtij eventi që ka nisur të mbahet prej vitit 1991.

15:34
Nuk ka mjekë në fshat; Shërbimet i japin infermierët në veri dhe verilindje

Në gjithë vendin janë të shumta qendrat shëndetësore që nuk kanë mjekë. Siç thotë drejtuesit e sistemit shëndetësor në veri dhe verilindje ka më shumë probleme dhe atje shërbimin e japin infermierët. Se sa mjeke janë larguar nga sistemi Ministria e Shëndetësisë nuk e ka një listë për të treguar.

15:25
Mbetjet e rrezikshme në spitalin e Vlorës, Gjonaj: 18 masa disiplinore

Task Forca Antikorrupsion kryen kontroll administrativ dhe konstaton një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë rekomandohen masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali.

15:23
Taksat mbi pagën. Qeveria kërkon rritjen, deputetët duan të ulen

Taksimi i pagave është shndërruar në objekt përplasjeje mes Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave.

15:18
Gazeta “Shqip”/ Testamenti i Mid’hat Frashërit, depozituar në Gjykatën e Tiranës më 1929

Gazeta “Shqip” sjell testamentin e plotë të Mid’hat Frashërit, depozituar në Gjykatën e Tiranës më 4 mars 1929.

15:17
Protestë për automjetet e vjetra; Tregtarët: Ngelen pa punë 5 mijë persona

Nga 1 Janari asnjë mjet nën Euro 4 nuk do lejohet të importohet nga jashtë. Shqipëria ka flotën e makinave më të vjetra në Europë, shkaktarë për ndotjen e madhe në ajër. Por në Durrës, tregtarët e automjeteve të përdorura protestuan sot. Ata thonë se vendimi lë pa pune 5 mijë persona.

15:13
“Unaza duhet të ndërtohet”; Reagojnë banorët e “Astirit” për projektin

Çdo ditë protestohet në zonën e Unazës së Re nga pronarët e banesave që do të preken nga ndërtimi i rrugës së re shumë më të madhe.

15:05
Duka viziton “Arenën Kuqezi”: Fitorja me Skocinë, e rëndësishme

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka inspektuar punimet ne kompleksin e ri të së ashtuquajturës futbollit shqiptar që po ndërtohet në zonën e ish-kompleksit Dinamo.

14:56
“Karta e Adriatikut”, Shqipëria merr në 2019 kryesimin, kërkon anëtarësimin e Kosovës

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes do të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut, pas më pak se dy muajsh.

14:48
Tjetër çmim për Ibrën në SHBA

Zlatan Ibrahimoviç nuk resht së befasuari në futboll pavarësisht moshës 37 vjeçare.

14:42
Mid’hat Frashëri kthehet në atdhe. Eshtrat rivarrosen pranë vëllezërve Frashëri

Mëngjesin e së premtes, në orën 09:00, eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërritën në atdhe, ku u pritën me nderime shtetërore.

14:26
NBA, Cleveland rikthehet te fitorja

Pas një sërë disfatash, Cleveland rikthehet te fitorja. Skuadra nga Ohio, që deri në këtë moment është skuadra më e dobët në NBA, mundi Charlotte 113-89 dhe tani ka një bilanc me 2 fitore dhe 11 humbje.

14:24
Rama mbron ALUIZNI-n

Problemet me legalizimet janë ato që hasen me shpesh në platformën e bashkëqeverisjes.

14:21
Pogba “thyen” zemrat e tifozëve bardhezinj

Tifozët e Juventusit nuk e kanë harruar aspak Paul Pogba dhe prej kohësh kishin filluar të ëndërronin për një rikthim të mesfushorit francez te Zonja e Vjetër.

14:12
Koncesionet në vend të TAP-it. “Do e shtojnë rritjen ekonomike me 1%”

Programi 1 milard euro dhe në veçanti kontratat e partneritetit publik privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e disa akseve kombëtare, sipas qeverisë, do të japin ndikim në rritjen ekonomike të vendit.

14:12
Tabaku: Shpikja PPP u ka kushtuar miliarda euro shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklarate publike ka denoncuar si abuzive shumë marrëveshje të arritura mes shtetit dhe privatit, përmes “Partneritetit Publik Privat”, apo siç njihet ndryshe PPP.

13:57
Liga e Kombeve, Spanja në Kroaci kërkon biletën për gjysmëfinalet

Kroaci-Spanjë është një sfidë që do të ketë jo pak vëmendje në raundin e radhës në Ligën e Kombeve.

13:57
Zaev: Gruevski do të ekstradohet dhe do të vuajë dënimin

Mes Zoran Zaevit dhe Nikola Gruevskit nuk ka pasur asnjë marrëveshje, për ta lejuar këtë të fundit të largohet nga Maqedonia.

13:56
PD: Prokuroria nuk po heton Dakon me urdhër të Ramës

Partia Demokratike sulmoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke e akuzuar se me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama nuk po heton kryebashkiakun socialist të Durrësit, Vangjush Dako.

13:52
ATP Tour Finals, Federer shënon fitoren e parë

Roger Federer e mori veten nga disfata me Nishikorin në ndeshjen e parë të ATP Tour Finals që po zhvillohet në Londër.

13:50
Hapen zyrat e reja të Lagjes Nr.13 në Selitë

Banorët e Selitës, Kodrës së Diellit apo Liqenit të Thatë nuk kanë pse shkojnë më në Farkë për t’u pajisur me certifikatë apo për një shërbim të caktuar, pasi për ta janë hapur zyra të reja në zonën e Selitës.

13:44
Kush është viktima në Shkodër – FOTO

Një atentat ka ndodhur në Shkodër, paraditen e së mërkurës. Një tregtar peshku është qëlluar për vdekje me 8 plumba, ndërsa vrasësit me maska janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes.

13:44
Dita Botërore e Diabetit, fisha falas edhe për studentët

“Pas fëmijëve 0-18 vjeç, fishat e diabetit do të jenë falas edhe për studentët”.

13:38
Rritet çmimi i naftës në Francë, Macron “kërcënohet” me protesta

Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion prej rritjes së çmimit të karburantit në Francë.

13:16
Dënimi i Shullazit, ambasadorja gjermane: Askush nuk qëndron mbi ligjin

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar për dënimin e Emiljano Shullazit.

13:12
Durimit të Melania Trump i vjen fundi, kërkon ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump ka qenë përgjithësisht një figurë e paqtë dhe e tërhequr, por se fundi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të thirrjeve të saj për shkarkimin e një ndihmëseje të lartë të sigurisë kombëtare.

13:11
“Top Story”, kalbëzimi i drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtarë e prokurorë të lidhur me krimin e politikën

Mënyra se si është kalbëzuar sistemi i drejtësisë, ku gjyqtarët dhe prokurorët shfaqen të korruptuar dhe të lidhur me krimin, është në qendër të programit “Top Story”, sonte në orën 21:00 në Top Channel.

13:04
Gjukanoviç: Përparimi në Ballkanin Perëndimor, i rrezikuar

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se “nervozizëm të veçantë” krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

13:00
Rritet numri i pasagjerëve në aeroportet europiane, përfshirë dhe Tiranën

Pavarësisht çmimit të lartë të biletave për fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, numri i pasagjerëve në tremujorin e tretë të 2018-ës është rritur, thuhet në një raport të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Europën (ACI Europe).

12:55
Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës, deputeti nuk paraqitet në gjyq

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ishte sot në gjyq për padinë që ka ngritur ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

12:44
Vrasja në Shkodër, policia jep detaje

Një atentat ka ndodhur në Shkodër, paraditen e së mërkurës. Një tregtar peshku është qëlluar për vdekje me 8 plumba, ndërsa vrasësit me maska janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes.

12:22
Ambasada amerikane për Shullazin: Kriminelët e kanë vendin në burg. Kush e ka radhën?

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas dhënies së verdiktit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

12:17
Dashuria për librin. Përpjekjet për të tërhequr lexuesin, edhe në bibliotekat e vogla

Në përgjithësi, paraditja i gjen bosh bibliotekat. Pavarësisht se në bibliotekën e njësisë bashkiake nr.8 “Hamit Beqaj” rezultojnë 437 kartela lexuesish, vetëm 15 prej tyre janë lexues të rregullt.

11:57
Aksident në autostradë, përmbyset makina (Video)

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në autostradën Tiranë-Durrës.

11:42
Brexit, Theresa May pranë përballjes finale

Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me kabinetin e saj më vonë gjatë ditës, teksa synon të fitojë mbështetjen e kolegëve të saj për një draft marrëveshje për Brexitin në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

11:36
Atentat në Shkodër, vritet me 8 plumba tregtari i peshkut

Një atentat ka ndodhur në Shkodër, paraditen e së mërkurës.

11:35
Brnabic për Kosovën; Kryeministrja serbe: Kompromisi i vështirë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic e konsideron të vështirë gjetjen e një kompromisi me Kosovën. Edhe pse u shpreh qartë në favor të tij, shefja e ekzekutivit serb thotë se në një rast të tille do të nevojitet lëvizja e pozicioneve nga të dy kahet.

11:27
Buxheti i Italisë; Qeveria s’tërhiqet nga politikat që bien ndesh me BE

Qeveria italiane ka sfiduar Komisionin Europian duke i qëndruar planit të saj të buxhetit të fryrë të shpenzimeve. Numri dy i ekzekutivit në Romë, Matteo Salvini tha se objektivi i deficitit prej 2.4% dhe parashikimi i rritjes me 1.5% mbeten të pandryshuara.

11:24
Qytetari e uron “Lart e më lart!”, Rama: Më shumë se 198 cm, ku të shkoj?

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje në platformën Shqipëriaqëdua.al.

11:19
Votë kundër Lojërave Olimpike Dimërore

Gara për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026 u reduktua në vetëm 2 kandidatura: atë të Stokholmit dhe të Milano-Kortinës.

11:11
Zyrtarët maqedonas: Ish-kryeministri nuk ka dalë nga pikat kufitare

Organet e rendit në Shkup thonë se Nikolla Gruevski nuk është larguar nga vendi përmes pikë-kalimeve zyrtare kufitare. Ish-kryeministrit i është konfiskuar pasaporta prej më se një një viti, që kur filluan proceset gjyqësore kundër tij.

11:06
Sa femra të “rrëmujshme”

Padyshim që vajzat në foto kanë dashur të mahnitin ndjekësit e tyre në rrjetet sociale teksa kanë realizuar këto poza provokuese përmes pasqyrës.

10:44
Policia publikon emrat dhe fotot e personave më të rrezikshëm në Vlorë

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e 8 personave që janë shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

10:31
Gati projektligji për Mbrojtjen Civile, Xhaçka: Mirëpresim konsultime

Riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

10:18
Mafia italiane kontrollonte bastet “online”, veprimtaria shtrihej edhe në Shqipëri

Duart e mafias italiane në tregun e basteve “online” janë shtrirë edhe në Shqipëri.

09:58
PD: 160 mjekë janë larguar këtë vit nga Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar se janë 160 mjekët që këtë vit janë larguar nga vendi ynë.

09:52
Meta takon ministrin e Jashtëm francez

Presidenti Ilir Meta takoi gjatë vizitës së tij në Marsejë ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

09:37
Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit. Homazhe sot tek Akademia e Shkencave

Kanë mbërritur sot në Atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit. Ai la gjurmë në historinë e Shqipërisë si diplomat politikan dhe shkrimtar. Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure nga SHBA. Sot nga ora 09.00 – 11.00 zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave për nder të tij. Mid’hat Frashëri do të rivarroset sot, në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, aty ku prehet i ati, Abdyl Frashëri dhe xhaxhallarët Sami dhe Naim, që të tre rilindës të shquar.

09:25
Shitet diamanti i rrallë. 50.3 milionë $ për gurin e çmuar rozë

Një diamant i rrallë ngjyrë rozë është shitur 50.3 milionë dollarë në ankand, një çmim rekord.

09:14
Ambasada e SHBA-së: Kosova nuk përfiton nga rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-s

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland tha se Kosova nuk përfiton nga përfiton nga rritja e detyrimeve për anëtarët e tjerë të CEFTA-s.

09:05
Maqedoni, arrestohet ish-ministri i Transportit

Mile Janakieski, ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e së martës. Bashkë me të është arrestuar edhe ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski.

08:49
Ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy persona

Policia ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

08:44
Lideri rus i opozitës nuk lejohet të largohet nga vendi, shkak bëhet një gjobë

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny u ndalua të largohej nga Rusia të martën, për shkak të një gjobe të papaguar, një veprim që ai tha se ishte i paligjshëm dhe i projektuar për të parandaluar atë që të ndiqte finalen e një çështjeje ligjore, që ai paraqiti në Gjykatën më të lartë të të Drejtave të Njeriut në Evropë.

08:40
Bularati, Mitsotakis: Deklarata jokonstruktive nga Rama

I pyetur për ngjarjen e Bularatit, Mitsotakis ka thënë se disa nga deklaratat e bëra nga udhëheqja e Shqipërisë pas kësaj ngjarjeje tragjike nuk ishin konstruktive: “Mund t’ju them se ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Dhe do doja ta komentoja këtë. Kam përshtypjen se lideri shqiptar u përpoq të përdorte këtë incident tragjik për të përforcuar imazhin e tij brenda vendit. Kjo qasje nuk është konstruktive”.

08:10
Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve. Na e kalon vetëm Gaza dhe…

Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit.

04:38
Efekti serrë, Spanja plan për ndalimin e makinave me naftë dhe benzinë

Spanja ka në plan të propozojë ndalimin e shitjeve të makinave të benzinës, naftës dhe atyre hibride, duke filluar që nga viti 2040, në një hap që i bashkon iberikët me një varg vendesh që synojnë shmangien e ndotjes së automjeteve, për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë.

03:44
BE rrit presionin ndaj Rumanisë: Po shmangeni nga vlerat e demokracisë

Bashkimi Evropian kërkoi të martën të rriste presionin mbi Rumaninë, që kjo e fundit të ngrijë reformat gjyqësore të diskutueshme dhe të parandalojë çdo shmangie nga vlerat demokratike, ndërsa Bukureshti përgatitet të marrë përsipër presidencën e radhës të bllokut.

02:59
Humbi toruan ndaj Juves, Disiplina merr vendimin për Higuain

Polemikat ndaj arbitrit në stadiumin “San Siro” dhe kartoni i kuq që e nxori nga fusha mes lotëve, në një ndeshje ku ishin sytë e miliona telespektatorëve, ka sjellë pashmangshmërisht edhe dënimin e Gjykatësit sportiv, për Gonzalo Higuain.

02:15
Merkel si Macron, kërkon krijimin e ushtrisë europiane

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje të martën për një ushtri të integruar të Bashkimit Evropian, duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar, që zemëroi homologun e tij amerikan, Donald Trump.

01:31
SHBA-të apel nga Hungaria: Refuzoni furnizimin me gazin rus

Sekretari amerikan i Energjisë Rick Perry i bëri thirrje Hungarisë dhe fqinjëve të saj, që të refuzojnë tubacionet e gazit rus, të cilin Uashingtoni thotë se po përdoret për të “çimentuar” kontrollin e Moskës në Evropën Qendrore dhe Lindore.

01:12
Kosova ceremoni pritjeje për kampionen e Xhudos

Kosova i rezervoi një pritje të bukur xhudistes Majlinda Kelmendi, për arritjen e saj madhore, në turneun e zhvilluar këtë muaj në Tashkent.

00:56
Problemet me dëmtimet, Tite modifikon listën te Brazili

Dëmtimet e disa futbollistëve titullarë do ta detyrojnë kombëtaren braziliane të improvizojë dhe të eksperimentojë në ndeshjet e radhës miqësore këtë muaj, të programuara në datat e FIFA-s.

00:11
Marrëveshja e Brexit pritet me akuza të forta, tani fillon testi i vërtetë për May

Britania arriti një projektmarrëveshje divorci me Bashkimin Evropian pas më shumë se një viti bisedimesh, duke e shtyrë Kryeministren Theresa May në një betejë të rrezikshme mbi Brexit, që mund të ndikojë prosperitetin e vendit të saj për gjeneratat që do të vijnë.

E martë, 13 Nëntor 2018
23:33
Cilat janë vendet europiane që do ta vuajnë më shumë Brexit-in

Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria do të jenë vendet e Bashkimit Europian që do ta ndjejnë më shumë daljen e Britanisë nga Unioni, sipas një raporti të ri të ING (Banka holandeze), kjo pasi do të prisheshin linjat e furnizimit dhe do të shkurtoheshin me 20% të ardhurat nga emigracioni.

23:15
“Paradiso”, Mina sjell albumin kushtuar Lucio Batistit

Më 30 nëntor do të dalë albumi i fundit i Minës, kushtuar Lucio Batistit. Albumi do të titullohet “Paradiso” dhe do të vijë në bashkëpunim me Warner Music.

22:51
Bëhet zyrtare, Solari në stolin e Realit deri në vitin 2021

Santiago Hernán Solari nuk është më trajner i përkohshëm i Real Madrid, por trajner me të drejta të plota deri në vitin 2021.

22:19
“Pirlo i ri” po “çmend” klubet e mëdha! – VIDEO

Prej vitesh, Italia po vuan daljen e talenteve nga ekipet e moshave, sidomos në mesfushë. Por së fundmi është një 18-vjeçar nga Serie B, i cili jep shpresë për të kaltrit.

21:43
CNN padit Trump, kërkon kthimin e akreditimit

CNN ka paraqitur një padi kundër administratës Trump. “Revokimi i gabuar i akreditimit të gazetarit të CNN cenon televizionin tonë dhe të drejtën e lirisë dhe shtypit”, thuhej në një deklaratë të CNN. Padia është paraqitur në gjykatën e distriktit të Uashingtonit dhe ajo kërkon një urdhër për rikthimin e menjëhershëm të akreditimit.

21:24
Britania pranon marrëveshjen e Brexit-it

Zyrtarët e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian kanë rënë dakord për projekt-tekstin e një marrëveshjeje të Brexit pas disa muajsh negociatash në Bruksel. Një burim nga kabineti i Theresa May i tha BBC-së se për dokumentin është rënë dakord në një nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve pas diskutimeve intensive këtë javë.

21:17
Drinin e mbytin plehrat, grykëderdhja e lumit me pirgje mbeturinash

Në grykëderdhjen e Lumit Drin në Shëngjin, buzë Adriatikut duket sikur sapo ka kaluar një uragan. Megjithatë kjo pamje nuk është pasojë e zemërimit të natyrës, por e keqmenaxhimit dhe hedhjes së mbetjeve përgjatë brigjeve të Drinit, ndërsa kalon mes Lezhës.

21:08
Gruaja e El Çapos tërheq vëmendjen te gjyqi i të shoqit

Gruaja e El Çapos u paraqit në gjykatën e Bruklinit, për të ndjekur seancën e të shoqit, dhe bëri që të kthehen jo pak koka drejt saj.

20:57
Buxheti për bujqësinë, Rama: Rekord sa i takon mbështetjes për fermerin

Për prezantimin e buxhetit për bujqësinë Qeveria zgjodhi fshatin Ibë, por Kryeministri e nisi nga shifrat e 2018-ës. Rama veçoi rritjen e eksporteve që sipas tij janë dyfishuar në krahasim me 2013-ën.

20:43
Seksi si Charlotte! (FOTO)

Charlotte McKinney njihet për trupin e saj mahnitës në botën e modelingut.

20:43
Zaha Hadid, qytet “smart” pranë Moskës

Zyrtarët e një prej studiove të arkitekturës më të famshme në botë, “Zaha Hadid”, njoftuan se do të angazhohen me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.

20:39
Fiks Fare/ 70 milionë lekë për një gabim të Hipotekës

Fiks fare denoncoi sot veprimet e një ndërtuesi që kishte mashtruar një qytetare duke i marrë shtatë milionë lekë borxh dhe duke i lënë peng tre apartamente, të cilat pas disa vitesh dolën se ishin të bllokuara nga banka.

20:23
Projekti i ri i Google mund të nxjerrë jashtë loje Playstation dhe XBox (Video)

Shërbimi më i fundit i Google për “streaming” të video-lojërave ka shënuar një hap të rëndësishëm në këtë industri, që tashmë është një nga fushat që qarkullon më shumë të ardhura.

20:09
Pilotë të ndryshëm raportojnë objekte të panjohura fluturuese në të njëjtin vend

Këtë të premte, më datë 9 nëntor, pilotë të ndryshëm në hapësirën ajrore të Irlandës kanë bërë raportime për të paktën një objekt fluturues, shumë të shndritshëm, pothuaje në të njëjtën zonë.

20:08
Gjyqi për “Avdylajt”, u arrestuan së bashku me dy ish-deputetë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e shtyu vendimin e saj, pas apelimit të bërë nga 24 të arrestuarit e operacionit Volvo 4, mes të cilëve dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko.

19:37
Pedagogu trafikant, Dekani i Ekonomikut: Dritan Shorja me CV të pasur

Rektorati i Universitetit të Tiranës ka pezulluar pedagogun e Fakultetit të Ekonomisë, Dritan Shoraj. Kjo masë vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë për pedagogun dhe doktorin e shkencave.

19:07
Haradinaj: Hidhërimi i Listës Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista Serbe”.

18:37
“Unaza e Re”, banorët sërish në protestë, djegin goma në rrugë

Banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re ka mbajtur sërish protestë pasditen e sotme duke bllokuar unazën e madhe të Tiranës.

18:23
Aksident në Rrogozhinë-Kavajë, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një makinë pasditen e sotme në rrugën Rrogozhinë-Kavajë.

18:16
PD: Banda e Shullazit mbështetje nga qeveria, dënimi duhet të ishte më i rëndë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ditën e sotme për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

17:51
Fiton 290 mijë paund në javë, Mbappe: Është e pahijshme, e pajustifikuar

Ylli i PSG, Kylian Mbappe, i cili fiton 290 mijë paund në javë është shprehur se pagesat e futbollistëve janë të turpshme, të pajustifikuara.

17:36
Goditja e grupeve kriminale, Lleshaj takohet me drejtuesit e policisë së Shkodrës

Zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zgjodhi Shkodrën si qytetin e parë jashtë Tirane në detyrën e tij të re për t’u takuar me drejtuesit e policisë.

17:06
Avokati i Shullazit: Akuzat të stisura, vendimi i padrejtë! Do e ankimojmë

Pas dhënies së verdiktit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grupin e Shullazit, ka reaguar edhe avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

17:02
Publikohet letra e bashkëshortes së Schumacher për këngëtarin…

Prej 5 vitesh dihet pak për shëndetin e legjendës së Formula 1 Michael Schumacher, ku të rralla kanë qenë detajet e bëra publike nga familjarët apo miqtë e tij, që prej momentit të tmerrshëm të aksidentit të dhjetorit të vitit 2013 teksa po bënte ski në alpet franceze.

16:52
Dako i përgjigjet Boçit për mbështetjen e Avdylajt

Kryebashkiaku i Durrësit në Facebook sulmon deputetin e PD, Luciano Boçi, i cili nga selia blu kërkoi çuarjen pas hekurave të tij dhe komenton deklaratën e Avdylajt.

16:48
Fuqia e dashurisë – Episodi 102

Nonatoja arrin të shpëtojë Ivanën nga disa grabitës. Irena mundohet të zbulojë më shumë gjëra rreth Garsias. Euzhenioja ndien mungesën e Xhoisit.

16:37
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon Emiljano Shullazin me 14 vite burg

Nga 8 akuza që rendonin ndaj tij, Emiljano Shullazi u gjet fajtor vetëm për tre prej tyre. Për rrjedhim gjykata dha tre vite më pak burgim nga 17 që kishte kërkuar më herët Prokuroria.

16:34
“Vol-Vo 4”, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për të pandehurit

Shtyhet vendimi i Gjykatës së Apelit për grupin “Vol-Vo 4”, të cilët dolën sot para Gjykatës. Seanca e rradhës do të mbahet në datën 15 Nëntor, ora 16:00, në një kohë kur sot 24 anëtarët e grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkuan lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

16:34
Bulqizë, makina del nga rruga

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e daljes së një makine nga rruga. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

16:33
“Rroftë Dako!”, PD: U provua se Vangjushi është peng i krimit

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, thotë se deklarata në gjykatë e kreut të bandës së “Avdyljave” se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë sot në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

16:13
Top Talk/ Bushati: Klima e biznesit? Ka faj edhe opozita

Ervin Bushati deklaroi në studion e Top Talk se raporti i “Doing Business”, që e nxjerr Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon për klimën e biznesit, vjen si rezultat i “bojkotit të opozitës pa një arsye të qenësishme”.