22:05
Top Story/Skema e fshehjes së vilës nga gjyqtari Artan Zeneli
Artan Zeneli është një nga gjyqtarët, i përshirë në listën e Top Story, të rangut të gjyqtarëve, të cilët kanë vendosur pasuri marramendëse përgjatë karrierës së tyre. Dhe jo vetëm kaq, por janë munduar që ta fshehin atë para organeve të Vettingut. Artan Zeneli, arrin të akumulojë 500 mijë euro pasuri në 10 vite, një pasuri që ka shumë pikëpyetje në mënyrën se si është vendosur, veçanërisht vila e tij në rezidencën “Kodra e Diellit”.