Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila u prek nga boja e hedhur nga Edi Paloka në drejtim të kryeministri Rama, ka reaguar në lidhje me incidentin.

Spiropali u bëri thirrje shqiptarëve që të mos ndjekin zjarrin e opozitës, por të qëndrojnë deri në fund me Shqipërinë.

“Opozita në protestën e të shtunës do ta kthejë atë bojë në zjarr për të djegur Shqipërinë dhe ne besojmë dhe kemi arsye të forta për të besuar se sa herë Shqipëria i ka punët mirë, sa herë rajoni dhe faktori shqiptar forcohet opozita gjen një mënyrë për të turpëruar Shqipërinë në sytë e botë

I them njerëzve që patjetër janë më inteligjentë se ajo turmë që u fut në Kuvend për të bërë atë shfaqje, që të mos ndjekin zjarrin e opozitës, por t’i qëndrojnë deri në fund Shqipërisë, me Shqipërinë dhe për Shqipërinë.

Dua të përfundoj fjalën time, duke i thënë të gjithë shqiptarëve që raste të tilla të mos përsëriten”, deklaroi Spiropali.

Top Channel