Theresa May shfaqet sfiduese përballë largimeve masive nga kabineti e këmbëngul se mund t’i bindë ligjvënësit ta pranojnë marrëveshjen e Brexit.
Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës ka arritur në nivel të konsideruara praktikisht te rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Matjet zyrtare tregojnë me akut, ky problem është në Prishtinë, Gjilan, Mitrovice e Drenas.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një kolazh fotosh nga Ekspozita “Rituali Fotografik i Marubit”.
I pyetur pse preferoi t’i bashkohej Manchester United, në vend të mundësisë për të luajtur me Manchester City, braziliani Fred iu përgjigj muaj më parë se u influencua nga shansi për të punuar me trajnerin Mourinho.
Gjendje shqetësuese në përkujdesjen e personave të moshuar në Gjermani. Sipas të dhënave të Qeverisë federale gjermane, në vend mungojnë 25 mijë infermierë për përkujdesje ndaj të moshuarve.
Spanja do të duhet të bëjë llogaritë pa Sergio Ramos në ndeshjen miqësore ndaj Bosnjës këtë të diel. Mbrojtësi i kombëtares iberike dhe Realit të Madridit nuk ka udhëtuar me ekipin në Las Palmas, për përballjen ndaj ballkanasve, pasi pësoi një dëmtim muskular në kofshë, në sfidën e kësaj të enjteje në Ligën e kombeve.
Sot është afati i fundit për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Ilir Meta.
Kombëtarja meksikane e futbollit do të kërkojë të ngrejë imazhin dhe të rifitojë zemrat e tifozëve pas botërorit të kësaj vere, duke emëruar në pankinë një emër të njohur.
Tifozët e Milanos detyruan autoritetet e stadiumit “San Siro” dhe Federatën Italiane të futbollit të hapin unazën e tretë të impiantit të futbollit, si një përgjigje e qartë për interesimin e jashtëzakonshëm për ndeshjen ndaj Portugalisë.
Ditën e sotme Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për denoncimet e vendndodhjes së personave më të rrezikshëm në qytetin e Gjirokastrës.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “CLEANER” ku u arrestuan në flagrancë dy persona.
Numri i të zhdukurve nga zjarret në Kaliforni mbërriti në 631, një bilanc tragjik ky për shtetin amerikan. 7 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur së fundmi duke e çuar bilancin e vdekjeve në 63.
Anija me flamur shqiptar, Koravi, është përplasur me shkëmbinjtë në jug të ishullit Lefkadha në detin Jon.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të shërbimit veterinar, Urdhrin e Veterinerëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë fushë.
Policia malazeze e konfirmoi kalimin e Nikolla Gruevskit përmes territorit të saj.
Një tjetër peshkaqen ka rënë në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë, këtë herë në Himarë.
Tirana u përzgjodh ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018. Kryeqyteti shqiptar u vlerësua në mënyrë specifike për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit. Tirana u vlerësua gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e qytetit.
Një grup e qytetarëve protestojnë para gadinës së Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e Nikolla Gruevski.
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Burime nga policia raportojnë se autori i dyshuar i krimit është shtetasi Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua disa orë më pas.
Dy krerë të regjimit brutal të Kamboxhias, “kmeret e kuq” u shpallën fajtorë për Genocid.
BE dhe Britania e Madhe flasin për një kthesë në bisedimet për Brexit-in. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Cilët janë skenarët e mundshëm që pritet të ndodhin?
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Péter Szijjártó, në Prishtinë foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai tha se “Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë ndaj Kosovës sa i përket çështjes së vizave”.
Zyrtarët grekë dhe ata turq do të organizojnë një takim për të menaxhuar fluksin e refugjatëve në Greqi, ka njoftuar ministri grek për Migrim, Dimitris Vitsas, pas rritjes së numrit të personave që kanë arritur në shtetin e tij përmes kufirit tokësor me Turqinë.
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një lokal në lagjen “Partizani”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.
Ushtria amerikane do të tërheqë qindra trupa të përqendruar në operacionet kundër terrorizmit në Afrikë gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur përqendrimin më të madh të Pentagonit në kundërshtimin e kërcënimeve nga Kina dhe Rusia, tha një zyrtar i SHBA të enjten.
Shërbimi i lajmeve i Koresë së Jugut, Yonhap, citoi mediat shtetërore të Koresë së Veriut të thonë se kreu i vendit, Kim Jong Un kishte inspektuar një sajt të testimit të një “arme taktike të teknologjisë së lartë”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me thirrjen e partnerëve të tij të koalicionit për të mbajtur zgjedhje të parakohëshme, vetëm një ditë pasi dorëheqja e ministrit të mbrojtjes la qeverinë me një shumicë minimale.
Ivan Strinic rdhi te Milani me parametra zero këtë verë, por pas vetëm pak ditësh përgatitje, klubi kuqezi njoftoi se mbrojtësi anësor kroat kishte probleme kardiake dhe do të duhej të ndërpriste aktivitetet sportive, për të kryer analiza të detajuara.
Departamenti i Thesarit në SHBA vendosi sanksione ndaj 17 zyrtarëve sauditë të enjten, pasi ata akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe në Stamboll, më 2 Tetor të këtij viti.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të enjten se arrestimet e përsëritura të Rusisë dhe paraburgimin e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny ishin të motivuara politikisht dhe kanë shkelur të drejtat e tij njerëzore.
Pushteti i kryeministrit çek Andrej Babis u duk më i dobët se kurrë të enjten në mbrëmje, pasi mijëra protestues kërkuan dorëheqjen e tij në sheshin kryesor të Pragës, ndërsa partnerët e tij të koalicionit vijojnë debatin nëse do të lënë qeverinë.
Gjatë ditës së djeshme u përfol shumë se do të ishte italiani Salvattore Ciullo ai që do të ulej në stolin e Kamzës, për të zënë vendin e Klodian Duros së shkarkuar para pak ditësh, por nuk ndodhi kështu.
Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence tha të enjten se Presidenti Donald Trump po planifikon të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, në vitin 2019 dhe do të kërkojë për një plan konkret që përshkruan lëvizjet e Penianit drejt denuklearizimit total të vendit.
Anglia i dha lamtumirën sulmuesit Wayne Rooney, i cili luajti rreth 35 minuta në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në atë që ishte ndeshja e tij e 120 me fanellën e “Tre luanëve”.
Dy muaj pas humbjes turpëruese në Spanjë, me rezultatin 6-0, Kroacia ka arritur të rikuperojë forcat dhe të mposhtë në ndeshjen e kthimit kombëtaren “La Roja”, madje duke i lënë në duar një faturë të kripur: atë të rrezikimit të kualifikimit në “play off”-in për të fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Kombeve.
Presidenti Ilir Meta foli në “Open” edhe për lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.
Ndër të tjera, Presidenti Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.
Izraeli duket se ka gjetur një marsh tjetër, pas paraqitjeve zhgënjyese të muajve të parë të drejtimit nga trajneri austriak, Andreas Herzog, i ardhur në muajin gusht të këtij viti në krye të pankinës së kombëtares hebreje.
Presidenti Ilir Meta deklaroi në studion e “Open” se konflikti politik po largon njerëzit nga vendi. Meta tha se mazhoranca ka rolin kryesor për të bërë më tepër përpjekje.
“Nuk lejoj që Kushtetuta të shkelë me këmbë nga askush. Këtë nuk e lejoj asnjëherë”.
Paundi britanik ra në një pikiatë të frikshme, në një ditë të mbushur me paqartësi për shkak të dorëheqjeve të papritura si pasojë e draft marrëveshjes së “Brexit”-it, duke shkaktuar kështu rënien më të fortë të këtij viti, e duke tronditur edhe aksionet bankare, të tregtarëve dhe sipërmarrësve të fushës së ndërtimit.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Open të gazetares Eni Vasili, u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.
Ben Wolfgram, pronar i një kompanie që prodhon gota të deformuara nga një plumb, i ka shpërblyer punonjësit e tij për Krishtlindje jo me para, por me armë.
Shkencëtarët kinezë, në kërkim të një burimi të pastër energjie, kanë krijuar një diell artificial që është aq i nxehtë sa e bën diellin origjinal të duket i vakët.
Pas investigimit të bërë nga “Fiks Fare” mbi shkeljet ligjore të kryera nga ish-përgjegjësi i Zyrës Arsimore të Bilishtit, Alban Fetolli, ai u largua nga puna dhe në vend të tij u komandua Ilir Gjata, punonjës i kësaj zyre. Por, sërish problemet nuk kanë të sosur.
Një pesë-vjeçar fitoi një Mercedes Benz nga presidenti i vendit të tij pasi bëri 4105 pompa.
Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi masiv e vendosin ekonominë shqiptare përballë një rreziku të ri; atë të tkurrjes së forcës punëtore. Sipas Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim, deri në vitin 2040 popullsia e Shqipërisë në moshë pune do të rrudhet me mbi 15 për qind. Ardian Civici thotë se kjo është një sfidë serioze për ekonominë.
Të premten është fundi i afatit të dytë kushtetues që Presidenti Ilir Meta ka, për t’u shprehur me dekret për ripropozimin e Kryeministrit, që Sandër Lleshi të jetë Ministër i Brendshëm.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka mbrojtur pasditen e kësaj të enjteje draftin e marrëveshjes për “Brexit”-in, të arritur një ditë më parë mes negociatorëve britanikë e europianë, pavarësisht një “lumi” kritikash nga disa prej anëtarëve të Partisë së saj Konservatore.
Prostitucioni nuk lejohet në shumë vende të botës, përfshi Shqipërinë, por në vende konservatore e fetare si Irani, burrat që kapen duke kryer marrëdhënie jashtë martesore ndëshkohen edhe me 100 të rrahura me kamxhik në publik.
Një 33-vjeçar ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë një ditë më parë në policinë e Durrësit.
Më herët, Top Channel dha lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria, ndërsa tashmë ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit.
Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria. Top Channel mëson se më 11 nëntor Gruevski ka kaluar ilegalisht kufirin me Shqipërinë.
Sistemi i videoarbitrimit do të përdoret në kampionatin më të fortë në botë, Premier League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pranë autostradës Lushnje-Rrogozhinë gjatë pasdites së sotme.
Chelsea rrezikon të bllokohet nga FIFA në merkaton e futbollit për dy vitet e ardhshme, e bashkë me formacionin londinez edhe 4 skuadra të tjera të Premier League.
Lëkundje të lehta tërmeti kanë goditur pasditen e kësaj të enjteje, rreth orës 17:24, zonën veri/verilindore të Shqipërisë.
Toksik! Kjo është fjala e vitit 2018. Ky është të paktën vlerësimi i fjalorëve të “Oxford”-it, botuesit britanik që vendos vulën në çështjet e gjuhës prej më shumë se 150 vitesh.
Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë një kompjuter.
Burime të Top Channel thonë se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri në datën 11 nëntor.
Heronjtë e ditëve të sotme nuk vijnë nga një univers tjetër, nuk kanë superfuqi dhe as nuk janë të pavdekshëm. Ata mund të jenë kudo mes njerëzve, e çdonjëri, në rrethana të caktuara mund të shndërrohet në hero të rastësishëm.
Një panel ekspertësh ka bërë një vlerësim të ftohtë dhe të hidhur për strategjinë e mbrojtjes kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump.
Një ditë pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha se projekti i ri i Unazës së re që parashikon prishjen e 317 objekteve është i paligjshëm, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, që thekson se projekti është vazhdim i atij të filluar që në kohën e Bashës dhe është në në rakordim të plotë me Bashkinë Tiranë.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó thotë se shteti i tij do ta trajtojë kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, për azil politik, si çështje ligjore dhe jo politike.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dhuruar 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit. Në një bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ku të dyja palët do të jenë kontribuuese gati 50 me 50% të investimit, qyteti i Kukësit do të ketë një stadium të ri në vitin 2019.
Dantasi dyshon se Mira është bashkëpunëtorja e Irenës. Xhoisi zbulon se Irena do të udhëtojë në Toskana me Euzhenion dhe planifikon t’jua prishë udhëtimin.
Shitja nisi mesnatën e së mërkurës, me bucelat e para të shpërndara në Lion.
Në studion e “Top Talk”, këtë të premte, i ftuar ka qenë gazetari Artan Hoxha, i cili ka folur për episodet e fundit kriminale që kanë shënuar prej muajsh një sërë ekzekutimesh mes bandave rivale.
Opozita mungoi në takimin e 10 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, e për këtë akuzoi Qeverinë, e cila sipas saj e përjashtoi.
Ditët dhe javët e fundit janë ngarkuar me ngjarje kriminale. Shkodra, por edhe qytete të tjerë janë nën peshën e frikës nga aktet kriminale. Pa u shuar ende jehona e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, humbet jetën pas një atentati edhe një i afërm i tij Fatos Ferracaku. Duket që ngjarjet nuk janë as rastësore as të pa menduara, por autorët janë anonimë. Megjithëse policia kreu një valë arrestimesh në Shkodër, vala e krimit nuk po ndal dhe po regjistrohen viktima të tjera.
Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën sfidën vendimtare për Ligën e Kombeve me Skocinë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren për të pasur ndonjë mundësi kualifikimi, e sidomos për të evituar rënien në Ligën D të kompeticionit.
Situata kriminale dhe zhvillimet e fundit ka qenë tema e diskutimit në studion e Top Talk, ku i ftuar ishte gazetari Artan Hoxha.
Pas gati dy javësh në detyrë, ka dhënë dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Rama për dijeni edhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.
Stuhia që ngriti largimi i Nikola Gruevskit nga vendi ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë, në këtë tymnajë, vendin tonë e zhytën mediet serbe, me raportet se ish-kryeministri maqedonas, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës.
Partia Demokratike e ka cilësuar lirimin e dy ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Çuko, nga Gjykata e Apelit, një vendimi politik të kryeministrit Rama.
Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur për shpifje deputetin socialist Erion Braçe. Ky i fundit shkoi sot në Gjykatë në seancën e pajtimit dhe kërkoi që gjyqit t’i shkohej deri në fund.
Sfida me Skocinë po afron për skuadrën tonë kombëtare.
“Njerëzit duan që ne ta mbarojmë këtë punë”, tha kryeministrja Theresa May përpara të mbledhurve të Dhomës së Komunëve, në ditën kur dy ministra të kabinetit të saj dhanë dorëheqjen për shkak të “Brexit”-it.
Ripërsëritja e testimit të anuluar për 470 oficerët e policisë për gradën “komisar” nuk u zhvillua as këtë të enjte.
Standardet e tregtimit të ushqimeve në disa tregje edhe në qytetet e mëdha të vendit, janë shumë të ulëta. Top Channel bëni një vëzhgim në tregjet e Durrësit, por edhe Tiranës ku gjen lehtësisht bulmet që shitet mes pluhurit, apo tregje të pista.
Diego Pablo Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid edhe për ca kohë.
Komisioni Europian u dorëzoi shteteve anëtare raportin për avancimin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe thelbi i tij, sipas radios Europa e Lirë është i qartë: Serbia nuk ka përparim në fushat kyçe.
Sfida mes Portland dhe Los Angeles Lakers hyn në historinë e NBA dhe kjo falë Lebron James. “The King” shënoi 44 pikë në fitoren 127-116 dhe tashmë e sheh veten mes 5 shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatin amerikan të basketbollit me 31425 pikë të shënuar në karrierë duke lënë pas legjendën e këtij kampionati, Wilt Chamberlain.
Mëngjesin e së enjtes, forcat e policisë në Shkodër shoqëruan për të marrë në pyetje anëtarin e Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustaf Licin, në lidhje me vrasjen e tregtarit Fatos Ferracaku.
Brexit pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm në politikën dhe ekonominë Evropiane, por edhe në futbollin britanik e më konkretisht në lëvizjen e skuadrave të Premier League në merkaton e transferimeve. Në këtë kuadër, federata Angleze e futbollit po përgatit një rregull të ri që parashikon federimin e jo më shumë se 12 futbollistëve të huaj për çdo skuadër që luan në Premier League.
Novak Djokoviç vijon rrugëtimin e tij drejt titullit në ATP Tour Finals. Numri 1 i renditjes botërore fitoi edhe ndeshjen e tij të dytë në Grupin Kuerten, atë me Alexander Zverev 2-0 dhe siguron kualifikimin për në gjysmëfinale të evenimentit kjo edhe falë setit që Isner fitoi në përballjen me Cilic.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.
Pasi vdekjet aksidentale të ekskursionistëve arrijnë një numër alarmant, ekipi kupton se bëhet fjalë për një vrasës serial që ndjek disa metoda të çuditshme e të përsëritura për krimet e tij.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi deklaroi se “buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë”.
SHBA besojnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA për Politico.eu.
Presidenti Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, René Rosager Dinesen. Presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet si shumë të mira midis dy vendeve.
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tha se “heshtja prej ditësh edhe me censurë mediatike nuk mbulon krimin elektoral të Vangjush Dakos”.
Personazhi Jack Reacher nuk do të interpretohet më nga Tom Cruise.
Shtatë punonjës të Policisë Bashkiake janë lënduar gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe.
Tjetër lajm i keq për Milanin dhe për trajnerin Gattuso. Jack Bonaventura duhet të operohet për të zgjidhur problemin që ka në gjurin e majtë. Terapia intensive e stafit mjekësor pas derbit me Interin nuk ka patur efektin e pritshëm, pasi futbollisti ende ndien dhimbje.
Një aksident ka ndodhur në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë-Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor ku një 34-vjeçar, Tonin Ndreca duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, një ditë pas takimit të 10 të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, i bëri sërish apel opozitës për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme për integrimin e vendit, dhe që “nuk kanë të bëjnë me fatet politike të partive”, por me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të vihemi përpara një detyre e të jemi shumë të lodhur për ta bërë atë.
Nga Ardi Pulaj
Në Mushnik të Rrogozhinës banorët e zonës lajmëruan mediat se prej një muaji po priten masivisht pyjet. Firma që ka kontratë me Bashkinë thotë se po i përmbahet asaj duke pastruar vetëm drunjte që ka rrëzuar erozioni, moti i keq apo zjarret. Megjithatë një vëzhgim në terren tregon se pemët e prera nuk janë vetëm ato të dëmtuara.