Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, autorët mbeten në arrati Dy efektivë policie kanë shkuar për të marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, për shkak të plagosjes në protestën e opozitës së bashkuar.
Njëri nga efektivët, 45-vjeçar, ka marrë plagë në kokë, pasi është goditur me mjete të forta, ndërsa tjetri, 27-vjeçar, ka marrë dëmtime në shpinë.
Në Spitalin e Traumës në Laprakë, ka shkuar për ndihmë mjekësore edhe një protestues, i cili kishte dëmtuar dorën, por pasi mori trajtimin mjekësor, la ambientet spitalore.
Ndërkohë, edhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë shkuar për trajtim mjekësor 4 protestuesë, të cilët kanë pësuar dëmtime në frymëmarrje nga gazi lotsjellës.
Ata po trajtohen në repartin e Toksikologjisë, ndërsa mjekët shprehen se janë në gjendje të qëndrueshme dhe shpejt do të lënë ambientet e spitalit.
Top Channel