Pompeo me Mogherinin pas akuzave të Pence për Iranin

15/02/2019 15:11

Pomepo me Mogherinin pas akuzave të Pence për Iranin Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u takua me kryediplomaten e BE në Bruksel, një ditë pasi zv presidenti amerikan, Mike Pence, akuzoi aleatët tradicionalë evropianë të amerikës se po përpiqen të cënojnë sanksionet amerikane ndaj iranit.

Takimi me Federika Mogherinin, shefen e politikës së jashtme të BE, ishte parashikuar që para komenteve të Pence në konferencën për paqen në lindjen e mesme në Varshavë, ku Mogherini nuk mori pjesë për shkak të siç tha ajo, një përplasjeje në axhendë. Mogherini tundi kokën dhe evitoi t`i përgjigjej një pyetjeje të gazetarëve për qëndrimin e saj ndaj fjalimit të Pence në Varshavë.

Gjuha si jozakonisht e ashpër e zv.presidentit amerikan për aleatë si Gjermania, Franca dhe Britania, reflekton strategjinë e Uashingtonit për të izoluar Iranin dhe ka gjasa të thellojë akoma më shumë çarjen ekzistuese në marrëdhëniet transatlantike.

Vitin e kaluar, Trump tërhoqi Shba nga marrëveshja e 2015 me Iranin, sipas të cilës Teherani do të hiqte dorë nga programi i tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkohë që BE kërkon ta shpëtojë akordin në emër të sigurisë evropiane.

Top Channel