Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik Kryeministri Edi Rama ka vijuar reagimet në rrjetet sociale në lidhje me protestën që hyn sot në ditën e saj të 30-të, duke publikuar këtë herë të dhëna, që sipas tij, lidhen me një nga 13 organizatorët e saj.
Kreu i qeverisë shkruan se një prej firmëtarëve të protestës është person me precedentë penalë, duke renditur një sërë procedimesh ndër vite për vepra të ndryshme penale. Rama i referohet Edviol Kullurit, edhe pse në postimin e tij nuk ia përmend emrin.
Në postimin e tij, kryeministri shkruan:
“Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë”.
Top Channel