Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, bie numri i anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit Gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një qendër mirëqenieje për të rinj në qytetin Stade, në Gjermaninë veriore.
Viktima e gjashtë ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia ka arrestuar dy persona dhe po heton edhe një të tretë.
Sipas autoriteteve, katër gra dhe një burrë u vranë brenda objektit, ndërsa një person tjetër vdiq më vonë në spital. Policia bëri të ditur se të gjitha viktimat ishin të rritur. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë.
Të shtënat ndodhën të hënën në një qendër mirëqenieje për të rinj në rrugën Dankersstrasse, në qytetin Stade, rreth 30 kilometra në perëndim të Hamburgut. Policia njoftoi se alarmi u mor rreth orës 12:10 sipas kohës lokale dhe patrullat mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet konfirmuan se nuk ekziston më rrezik për publikun, ndërsa zona u rrethua dhe në vendngjarje u angazhua një numër i madh i forcave të policisë dhe ekipeve të emergjencës. Policia bëri të ditur gjithashtu se ka edhe persona të plagosur, por nuk dha detaje mbi numrin apo gjendjen e tyre.
Fillimisht u arrestuan dy persona, përfshirë të dyshuarin kryesor për të shtënat. Më vonë, policia njoftoi se edhe një person i tretë është vënë nën hetim në lidhje me ngjarjen.
Sipas mediave gjermane, objekti ku ndodhi sulmi strehonte gra dhe fëmijë. Transmetuesit ZDF dhe RTL raportuan se gjatë incidentit fëmijët në një çerdhe dhe një shkollë fillore pranë qendrës u mbajtën brenda për arsye sigurie dhe më pas u morën nga prindërit e tyre.
Top Channel