E hënë, 18 Shkurt 2019
16:58
Biba në “Top Talk”: Mandatet e PD-së i kalojnë Partisë Socialiste

I ftuari i kësaj të hëne në “Top Talk”, emisionin e gazetarit Denis Dyrnjaja, ishte Denar Biba, ekspert i së drejtës kushtetuese dhe njëherazi nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai shpjegoi më konkretisht se kujt i kalojnë mandatet e lëna nga Partia Demokratike, nëse vendimi politik i Lulzim Bashës do të respektohet nga të gjithë kandidatët në listën e PD-së.

16:26
“Top Talk”, Denar Biba: Djegia e mandateve, e paprecedentë, e rëndë dhe e rrezikshme

Java ka nisur me zhvillime intensive politike. Partia Demokratike, me një vendim politik po shkon drejt dorëheqjes kolektive nga mandatet e deputetëve që kjo forcë politike ka në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi po kalon në një nga hallkat partiake dhe tashmë pritet vendimi i Këshillit Kombëtar. Duket se çdo gjë është drejt zyrtarizimit, por çfarë do të prodhojë ky vendim i demokratëve në aspektin kushtetues e institucional dhe a mund të krijojë ai një krizë parlamentare?

15:56
Toka është e sheshtë! Youtube shton numrin e “besimtarëve” të teorisë së veçantë

Studiuesit besojnë se e kanë identifikuar arsyen kryesore të rritjes së ndjeshme të numrit të njerëzve që besojnë se Toka është e rrafshët. E ajo, sipas tyre, është Youtube

15:52
“Marrëveshje e vështirë me Kosovën”; Vuçiç: Do të jetë më keq se ferri

Është koha për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, pohon Aleksandar Vuçiç, por presidenti serb mendon se kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Vuçiç foli për Bloomberg nga konferenca e sigurisë në Mynih, ku përmendi krahasimet me zhvillimet në Maqedoni.

15:37
Borxhlinjtë nuk marrin kredi; Bankat krijojnë zyrën që do mbledhë të dhënat për klientët

Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo nëpër dyqane dhe kompani, nuk do ketë mundësi qe të marrë një kredi bankare. Bankat në Shqipëri janë organizuar për krijimin e një zyre që do mbledhë të dhënat e të gjithëve. Kjo është një masë për të ulur numrin e kredive që nuk shlyhen.

15:36
Vetëvrasja e dyshimtë e 16-vjeçares; Më e mira e shkollës në Divjakë

Pak para ditës së Shën Valentinit në Divjakë ndodhi një ngjarje jashtë vëmendjes së të gjithëve. Një vajzë vetëm 16 vjeçe, i dha fund jetës së saj duke u vetëhelmuar. Arsyet e vetëvrasjes adoleshentja i morri me vete duke lënë të tronditur të gjithë. Ndërsa nxënësit e klasës së saj nuk mundet të bëjnë dot më mësim në ambientet e mëparshme.

15:18
Skrapari mbyll bashkinë, nuk ka para

Bashkia e Skraparit do mbyllë të gjitha kopshtet, çerdhet dhe qendrat e tjera në varësi të saj sepse prej dy muajsh nuk ka më asnjë fond parash dhe nuk jepen as pagat. Konflikti politik në këtë bashki me kryetarin e zgjedhur nga LSI, është shkaku se perse këshilltaret bashkiakë nuk miratojnë buxhetin.

15:15
13 në burg për protestën: Zbardhet kërkesa e prokurorisë “shkatërrim të pronës”

Prokuroria do t’i kërkojë Gjykatës masën e arrestit me burg për 13 prej prangosurëve pas protestës të opozitës.

15:14
Farmacistët kërkojnë kohë; “Ulja e çmimit të ilaçeve të bëhet pas një muaji”

Pas lajmit për uljen e çmimit të barnave me afro 5 % për shkak të indeksimit që pritet të ndodhë në fillim të muajit mars kanë reaguar farmacistët.

15:03
Djegia e mandateve?! Rama: Basha luan blofin, nuk do gjejnë konsensus mes tyre

Kryeministri Rama mendon se deklarimet për lënien e mandatit janë një bllof i Bashës dhe se opozita nuk do të gjejë dot konsensus mes saj për këtë vendim. Kryeministri duke komentuar protestën e opozitës tha se nuk do jepte dorëheqjen dhe se nuk do të mbaheshin as zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.

14:37
Ninullat shqiptare, në arkivat e Muzeut të Londrës

Ninullat ose këngët e djepit të popullit shqiptar, do jenë nga sot e tutje pjesë e arkivit të Muzeut të Londrës, i cili pasqyron historinë dhe traditat kulturore të komuniteteve te ndryshme që banojnë prej shekujsh në metropolin britanik.

14:33
Macron vs Salvini… Kush e fiton përballjen, europianisti apo populisti italian?!

Era e konfliktit kishte ca që po frynte në Europë dhe ishte vetëm çështje kohe përpara se fronti eurofil dhe ai euroskeptik të vendoseshin përballë njëri tjetrit për një përplasje frontale.

14:25
Nani e mbyll me Europën, kalon në MLS

Luis Nani bëhet gati për të nisur një aventurë të re përtej Oqeanit. Sulmuesi i Sporting Lisbonës do ta vazhdojë karrierën e tij në Major League Soccer me ekipin e Orlando City-t, që ka vendosur të bëjë një goditje të madhe, e para që pas largimit të Kakasë.

13:59
Pirateronte platforma televizive, dënohet me 3 vite burg dhe 200 mijë euro gjobë

Gjykata e Larisës vendosi të dënojë me 3 vjet heqje lirie me kusht dhe një gjobë prej 200.000 euro, për 54-vjeçarin N.Dh, pasi e gjeti atë fajtor per akuzën e vjedhjes se sinjalit televiziv dhe pirateri të platformave televizive.

13:53
Kukësi mban Cungun, e konfirmon Gjici

Armando Cungu nuk largohet nga pankina e Kukësit.

13:42
PD djeg mandatet, deputetët e LSI i bashkohen – FOTO

Teksa Lulzim Basha deklaroi se deputetët e PD kanë pranuar unanimisht djegien e mandateve, duke marrë mandatimin për t’iu drejtuar Këshillit Kombëtar të partisë që ai drejton për një vendim final, duket se edhe LSI do të shkojë drejt këtij vendimi.

13:33
“Bastet” i merr bashkia; Ambientet i kthen në zyra për aplikimin e Pasaportave

Deri pak javë më parë, kjo hapësirë në afërsi të Pallatit me Shigjeta shërbente si lloto, ku të rinjtë harxhonin jo vetëm kohë, por edhe kursimet familjare për të vënë baste. Sot ajo është transformuar totalisht, për t’u kthyer në një nga zyrat moderne të aplikimit për karta dhe pasaporta biometrike për gjithë banorët e Njësive Administrative 6 dhe 7.

13:24
Fotot e javës së kaluar sipas Reuters: Kryeson Rama me bojë

Fotoja e kryeministrit Edi Rama, i bërë i gjithi me bojë, është renditur te fotot e javës së agjencisë prestigjoze të lajmeve “Reuters”.

13:10
“Në shtëpinë tonë”/ Levreku, burimi proteinash dhe omega 3, shihni 5 mënyrat si ta gatuani

Levreku është një ndër peshqit më të konsumuar për shkak të vlerave ushqyese që përmban.

12:54
“Në shtëpinë tonë”/ Nishanet, mjekja: Ja kur duhet t’i hiqni

Ndonëse për shumë prej nesh nishanet janë thjesht disa njolla kafe dhe nuk ju kushtojmë vëmendjen, duhet të mësojmë më shumë rreth tyre.

12:52
Basha: Djegim mandatet, por vendimin e ka Këshilli Kombëtar

Deputetët e Partisë Demokratike, pavarësisht diskutimeve në parim, kanë rënë dakord unanimisht që të vijojnë me procesin e djegies së mandateve.

12:45
I dënuar me 8 vite burg, kapet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 53-vjeçar i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” është arrestuar nga policia e Tiranës.

12:40
Wake Up/ 33 karaktere, 33 situata, 33 realitete nga Egla Ceno

Aktorja, Egla Ceno do të vijë përpara publikut me shfaqjen, “Udha e Qumështit” me regji dhe skenar nga Armand Bora, e cila do të shfaqet në datat 22, 23 dhe 24 shkurt në Tetarin “Skampa” në Elbasan dhe në fillim të marsit në Tiranë.

12:38
Wake Up/ 20-vjeçari shqiptar krijon aplikacionin “Ditari i Filmave”

Aplikacioni që ka vetëm dhjetë ditë që po përdoret është ” Movies Diary” apo “Ditari i Filmave”. Endrit Rushiti, është ai që krijuar këtë aplikacion, një i ri nga Kumanova, që vazhdon studimet e larta në Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit, në degën e informatikës.

12:25
Opozita djeg mandatet?! Rama: E vështirë të arrijnë një konsensus

Ndërsa Basha ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar djegien e mandateve, Rama në mbledhje me deputetët të tij në selinë rozë, e sheh me dyshim se kreu i opozitës do ta realizojë deklaratën e bërë një ditë më parë.

12:09
Djegia e mandateve, Berisha: Vendim ekstrem, por e kërkon situata

Teksa në Selinë Blu, po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD, mësohet se deri në këto moment të gjithë deputetët kanë pranuar vendimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet.

11:53
Riatdhesimi i luftëtarëve të ISIS. Skepticizëm në Europë pas deklaratës së Trump

Europa e priti me skepticizëm kërcënimin e Donald Trump se Shtetet e bashkuara do të lirojnë militantet e burgosur të Shtetit Islamik, nëse vendet europiane nuk i marrin ata që t’i nxjerrin para drejtësisë.

11:41
NBA/ “All Star Game”: Ku spektakli është i garantuar

Basketbolli amerikan e garanton spektaklin në parket në çdo moment në ndeshje zyrtare apo jo.

11:29
Vrasja e dyfishtë në Vlorë, policia jep detaje të reja

Policia e Vlorës bën me dije per ngjarjen e djeshme që mbeten te vrare dy persona dhe një i tretë mbeti i plagosur, janë gjetur më shume së 30 gëzhoja në vendngjarje .

11:10
Rruga e Dua Lipës drejt famës: Nga shtëpia me qira te çmimi “Grammy”

Vetëm një vit më parë jetonte në një banesë modeste me qira, ndërsa sot dominon muzikën botërore: ky është thelbi i artikullit të “The Sun” kushtuar këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila u bë për të dytin vit radhazi artistja më e nominuar në “Brits Awards” për të dytin vit radhazi e të premten, iu kushtua dhe një figure dylli në Madame Tussauds të Londrës.

10:43
Rama në mbledhjen e grupit: Të përgatitemi për zgjedhjet lokale, pavarësisht vendimit të PD

Ndërsa Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar për të vendosur djegin e mandateve, kryeministri Rama duket i vendosur që të vijojë normalisht mandatin e tij qeverisës.

10:29
Djegia e mandateve, PD mbledh grupin e deputetëve; Mungojnë aleatët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e së hënës grupin parlamentar ku do të diskutohet akti ekstrem i djegies së mandateve.

10:24
Debatet për rrëzimin e Trump; Deklarata për aktivizimin e amendamentit 25

Kryetari i komisionit gjyqësor në senatin amerikan është zotuar t’i shkojë deri në fund çështjes së diskutimeve të mbajtura në 2017-tën për rrëzimin e presidentit Donald Trump.

10:16
Mosha për Jennifer? Asnjë pengesë!

Energjike dhe sensuale! Edhe pse në moshën 49-vjeçare, Jennifer Lopez provoi se mosha nuk është asnjë pengesë për të.

10:06
Rama për mediat italiane: S’dorëhiqem, s’ka as zgjedhje të parakohshme

Në intervistë për të përditshmen italiane, “Corriere della Sera”, kryeministri shqiptar Rama thotë se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

09:52
Habia e Daçiç: Pse festojnë?! Propaganda serbe në aksion kundër pavarësisë

Pavarësisht kërkesës së Presidentit amerikan Donald Trump që Serbia të njohë Kosovën, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç vazhdon propagandën.

09:41
PD drejt djegies së mandateve?! Rama mbledh grupin parlamentar dhe ministrat

Kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi dje se ka vendosur t’i propozojë forumeve më të lartë të partisë, aktin ekstrem të djegies së mandateve 24 orë pas protestës në bulevard.

09:14
A do t’i djegë mandatet opozita?! PD mbledh grupin parlamentar

Partia Demokratike do të mbledhë sot grupin parlamentar për te vendosur në lidhje me djegien e mandateve.

09:11
Ish-zyrtari i FBI: Trump mund të ketë kryer një krim

Ish-ushtruesi i detyrës së shefit të FBI-së, Andrew McCabe ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë kryer krim kur ka shkarkuar James Comeyn nga pozita e drejtuesit të kësaj agjencie, në përpjekje për t’i dhënë fund hetimeve që po zhvillohen për presidentin Trump dhe lidhjeve të dyshuara të fushatës së tij presidenciale me Rusinë.

08:35
Merkel dhe Mike Pence – dy botë përplasen

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih paraqitën pikëpamjet e tyre kancelarja, Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Mikja e multilateralizmit, Merkel përballet me mbrojtësin e superfuqisë botërore.

E diel, 17 Shkurt 2019
22:45
Napoli ndalet nga Torino, Juvja shkon +13 pikë

Përfundoi pa fitues përballja e “San Paolos” mes Napolit dhe Torinos, sfidë në të cilën Elseid Hysaj luajti titullar, por jo në rolin e tij natyral.

21:54
Viti i ri hënor, vazhdon festa në Tajvan

Disa dhjetëra pjesëmarrës morën pjesë në një garë të rrallë të dielën, ku burri mban një grua mbi shpinë, vrapon për një distancë për të shpuar sa më shumë tullumbace që mundet dhe në fund një vrap të sinkronizuar duke veshur një palë sandale të drunjta.

21:36
Karnavalet, spektakël në Venecia dhe Nisë

Kanalet e famshme të Venecias janë ndriçuar me miliona drita për një paradë me temë jashtëtokësore, në fillimin e karnavaleve të përvitshme të qytetit.

21:12
Thaçi-Vuçiç, “duel” presidentësh në Mynih

“A nuk do të ishte mirë që, sikurse kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë këtë vit, vitin e ardhshëm të nderoheni me çmimin e Konferencës së Mynihut pirkërisht ju”, konstatoi moderatori i Konferencës së Sigurisë në Mynih, ish-ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, në përfundim të debatit mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

20:54
Gjysmëshekulli mekanik, 67-vjeçari: Zanatçiu vdes në këmbë

Prej gjysmëshekulli, Zenel Vllasi punon si mekanik. Hekurin ka nisur ta punojë në në një ofiçinë të fermës bujqësore, që kur ishte 17 vjeç. Sot është 67 dhe nuk ka ndërmend të dalë në pension.

20:49
Erjona Sulejmani, “topless” në Instagram (Foto)

Erjona Sulejmani ka shpërndarë një foto shumë provokuese në Instagram.

20:26
Universitetet tregojnë financat. Urdhri i dy ministrive i detyron t’i deklarojnë çdo muaj

Pas dy muajsh protestë dhe bojkotit të studentëve, kërkesat e tyre po arrijnë të kthehen në urdhra. Një i tillë është urdhri i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, për garantimin e transparencës në institucionet e Arsimit të Lartë.

20:03
Çmimi i ilaçeve do të ulet me 5%

Barnat në tregun e lirë farmaceutik në vendin tonë pritet të ulen me gati 5%.

19:46
Civici: Konfliktualiteti politik ndikon në ekonomi

Klima e konfliktit politik ka jo pak ndikime në ekonomi. Profesor Adrian Civici thotë se një nga shkaqet është polarizimi dhe diferencimi i madh që ekziston midis shtresave sociale, por mbi të gjitha midis zonave dhe territoreve të vendit.

19:33
Basha: Të digjen mandatet! Kryemadhi nuk shprehet për vendimin e kreut të PD-së; Ironizon qeveria

Lulzim Basha njoftoi se ka vendosur t’i propozojë forumeve më të lartë të partisë, aktin ekstrem të djegies së mandateve 24 orë pas protestës në bulevard.

19:15
Tirana barazon në fund ndaj Luftëtarit, Flamurtari mund pastër Skënderbeun

Tirana zhgënjeu në “Selman Stërmasi” ndaj Luftëtarit, duke barazuar 1-1 një sfidë të cilën thuajse e kishte humbur.

19:03
Ambasadori austriak: Opozita shpërdoroi një mundësi të mirë

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johan Sattler është i mendimit se opozita shqiptare shpërdoroi një mundësi të mirë me dhunën që u pa gjatë protestës së të shtunës.

18:48
“Çmendet” VAR-i në Itali, nga 2-1 rezultati shkon 1-4 (Video)

Sistemi i videoarbitrimit hyri në histori me një episod kontrovers në kampiopnatin italian këtë të dielë, në ndeshjen mes Spalit dhe Fiorentinës.

18:19
Reali dorëzon kampionatin (Video)

Reali i Madridit kërkonte fitoren e gjashtë radhazi dhe dukej se do ta merrte me prepotencë këtë ndaj Gironës këtë të dielë, ndaj një rivali që nuk njihte suksesin prej 13 ndeshjesh.

18:00
Intervista më e hidhur e Mira Kazhanit është…

Gjatë bisedës në “E Diell” Mira Kazhani ka kujtuar një intervistat që i ka lënë asaj një shije të hidhur.

17:30
Mira Kazhani zbulon politikanin që ia bën gruaja “8 me 2”

Gazetarja Mira Kazhani e njohur për batutën në majë të gjuhës dhe të thënit të gjërave troç, nuk ka zhgënjyer as këtë herë në këndin e së vërtetës përballë Edi Manushit në “E Diell”.

17:00
Mc Kresha zbulon emrin e artistes që ia ka bërë jetën të vështirë

Mc Kresha i ftuar në “E Diell” nuk i ka shpëtuar pyetjeve me spec për karrierën e tij muzikore e jo vetëm.

16:54
Laçi nuk lejon shkëputjen e Partizanit

Partizani nuk shfrytëzon dot mundësinë për t’u shkëputur në krye të renditjes dhe për të vendosur njërën dorë te titulli kampion.

16:37
Kosovë, Thaçi: Taksa do të pezullohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën bilancin në këtë 11-vjetor të Pavarësisë së Kosovës dhe thotë se në fund të këtij viti beson që do të jetë arritur marrëveshja historike me Serbinë.

15:51
A do i djegë mandatet LSI? Kryemadhi: Beteja kundër Ramës vazhdon!

Pas protestë së opozitës ditën e djeshme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se beteja kundër Ramës vazhdon. Në një status në “Facebook”, Kryemadhi shkruan: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”

15:25
Mania e veçantë e Mc Kreshës, reperi tejkalon çdo limit me orët në “Play Station”

E kush nuk ka provuar të luajë playstation, loja më popullore që rrëmben çdo fëmijë, por mesa duket dhe çdo të rritur.

15:25
Atentati në Vlorë, ja çfarë u gjet brenda makinës së atentatorëve

Atentati që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe një i tretë u plagos, tronditi qytetin.

15:10
Rama: Shëmtia e djeshme, material kundër negociatave

Pak përpara se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të deklaronte për mediet se do të kërkojë djegien e mandateve të opozitës nga grupi parlamentar dhe forumet e larta drejtuese të forcës më të madhe politike në opozitë, kryeministri Rama kishte reaguar përmes Twitter-it.

14:46
PD, Basha: Protesta, mesazh të qartë. Djegim mandatet

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate për mediet këtë të dielë, djegien e mandateve parlamentare të opozitës, pasi siç tha, e ka lexuar mjaft qartë mesazhin e popullit në protestën e djeshme.

14:02
Zef Shoshi, piktori i të gjitha kohërave sonte në “Exclusive”

Në vitet ’60, duke dalë nga prapambetja e mëparshme artistike dhe kulturore e vendit, piktura shqiptare, ashtu si artet e tjera filloi të njihte një zhvillim të hovshëm.

13:53
Lugano, Sadiku rikthehet me gol në kampionatin zviceran

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci merr një lajm të mirë nga Armando Sadiku, në prag të fushatës së kualifikueseve të “Euro 2020”.

13:49
Një pemë te liqeni edhe nga Anxhela Peristeri

Parkut Kombëtar te liqeni artficial po i shtohen çdo ditë pemë të reja. Këtë radhë është këngëtarja korçcare, Anxhela Peristeri, e cila i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të dhuruar pemë.

13:21
Trump: BE të rimarrë mbrapsht 800 luftëtarët e ISIS-it

Donald Trump u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian të marrë mbrapsht 800 luftëtarët e ISIS-it që kishin shkuar në Siri prej këtyre vendeve, e që u kapën nga forcat e mbështetura prej Shteteve të Bashkuara, për t’i nxjerrë më pas ata përpara gjykatave.

13:10
Vlorë, ekzekutohen dy të rinj, plagoset një tjetër. Atentati, për larje hesapesh

Dy persona janë ekzekutuar mesditën e kësaj të diele në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, një zonë tejet e populluar për shkak edhe të temperaturave të larta.

12:56
Testi i prejardhjes, “Kromozomi Y” kryhet edhe në Shqipëri

Mbi 12 milionë njerëz në botë kanë kryer aktualisht testin gjenealogjik, që rrëfen ose iu bën atyre të ditur historikun e familjes së tyre, por çfarë është në thelb ky test dhe përse është shndërruar në një trend kohët e fundit?

11:57
Kosova, 11 vite pavarësi! Ceremoni në Prishtinë, FSK parakalon si ushtri

Kosova shënon këtë të dielë 11-vjetorin e Pavarësisë, pa e përmbyllur ende finalen e madhe të dialogut me Serbinë, për t’i dhënë fund armiqësisë dhe arritjes së një marrëveshjeje paqësore, historike.

11:48
Ndotja në Marinzë, grup pune Bashki-Albpetrol për ndërhyrje në zonat më problematike

Zona naftëmbajtëse e Marinzës është në gjendje alarmante, sa i përket ndotjes së mjedisit nga gazi dhe mbetjet hidrokarbure.

11:47
Fundjava e “All Stars” në NBA, spektakël në garën e aftësive teknike

Basketbolli amerikan është një sport që dhuron spektakël në çdo moment. Kjo vihet re gjatë ndeshjeve të kampionatit të NBA, por më shumë në fundjavën e dedikuar “All Star Game”.

11:16
Dhuna gjatë protestës së opozitës, 15 të arrestuar dhe 80 të shoqëruar

80 të shoqëruar, 15 të arrestuar dhe 7 të shpallur në kërkim. Ky është bilaci deritanishën i hetimeve ndaj personave që dyshohet se janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës të se shtunes të opozitës në Tiranë.

11:01
“FA Cup”, City “studion” e më pas mposht rivalët modestë

Manchester City preu biletën për në çerekfinalet e turneut “FA Cup”, pasi fitoi në fushën e Newportit me rezultatin 4-1.

10:51
La Liga, Barça rigjen fitoren falë Messit. Atletico, minimaliste

Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

10:47
Milani mposht Atalantën, drejt konsolidimit të vendit të 4-t

Milani ka hedhur një hap më shumë drejt konsolidimit të vendit të katërt në klasifikim, pas fitores së rëndësishme me Atalantën, në transfertën e Bergamos, me rezultatin 3-1.

10:40
Tiranë, përmirësohet furnizimi me ujë për banorët e njësisë 5

Bashkia e Tiranës i ka dhënë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e dy lagjeve në Njësinë Administrative numër 5 në kryeqytet.

10:26
Superoperacion antidroge në Belgjikë e Zvicër, çmontohet banda shqiptaro-belge

Një grup trafikantësh droge, i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe belgë janë arrestuar në operacione policore të koordinuara dhe të zhvilluara në Belgjikë dhe Zvicër.

09:56
Rama uron 11 vite shtet, Thaçi: Meritë e qytetarëve, falenderime miqve me në krye SHBA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një urim të veçantë kushtuar ditëlindjes së shtetit të Kosovës, që këtë 17 shkurt feston 11-vjetorin e Pavarësisë së saj.

09:48
Rama inspekton punimet: Do të rikthejmë qendrën historike të Vlorës

Vlorës do t’i rikthehet qendra e saj historike. Tërësisht e degraduar, qendra dhe hapësira urbane përreth saj është shndërruar në një kantier të madh, ku po punohet për rindërtimin dhe restaurimin e godinave historike dhe monumenteve të kulturës.

09:18
“Jelekverdhët” sulmojnë akademikun hebre, Macron dënon thirrjet antisemite

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dënuar thirrjet antisemite të drejtuara ndaj një intelektuali të shquar, nga një grup protestuesish “jelekverdhë” në Paris.

09:00
Haradinaj: Pavarësia jeton me ne; Sot FSK-ja parakalon si ushtri

Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili prej tyre e ka të kultivuar në këto 11 vite.

08:44
SHBA, zëdhënësja e DASH tërhiqet nga gara për ambasadore në OKB

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heather Nauert është tërhequr nga gara për postin në fjalë.

08:30
Kriza e Venezuelës, mbërrijnë avionët e parë amerikanë me ndihma

Avionë ushtarakë amerikanë janë parë të ulen në qytetin kolumbian Cucuta, në kufi me Venezuelën, me objektiv shpërndarjen e ndihmave humanitare për vendin e kapluar nga kriza ekonomike e politike.

08:21
Kosova, 11 vjet shtet. Nisin festimet, ekspozohet deklarata e shpalljes së Pavarësisë

Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh. Ato, sipas agjendës zyrtare, kanë filluar më 16 shkurt.

08:13
Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut bashkohen për Olimpiadën

Sporti vazhdon të jetë elementi më i vlefshëm për uljen e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Këto dy vende kanë bërë të ditur se synojnë që të paraqiten në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020 me ekipe të përbashkëta në disa disiplina sportive.

E shtunë, 16 Shkurt 2019
23:11
Nuse për herë të parë pas shumë vitesh martesë, çifti realizon ëndrrën e tyre

Historia që mbylli puntatën e shtatë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e dashurisë së Erjonit dhe Emit. Në momentin që ata ishin takuar kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Pas disa muajve Erjoni dhe Emi kishin vendosur që të martoheshin dhe të emigronin për në Gjermani.

22:28
“Jetojeni jetën për të!”, ëndrra e të riut emigrant që u ndërpre në mes

Historia e një të riu që dëshironte të ndryshonte jëtën e tij dhe të familjes ishte këtë mbrëmje pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Lorenci, djali nga Skrapari ëndërronte që të largohej nga Shqipëria dhe të emigronte për në Angli. Pas shumë përpjekjesh ai kishte arritur që të nisej në mënyrë ilegale dhe të shkonte tek xhaxhai i tij në Londër.

22:23
Arrestimi i protestuesve, Noka: Policët, një tufë derrash që po zhgërryheshin në uiski

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka përdorur një gjuhë mjaft të ashpër në drejtim të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat, Noka u shpreh se në vend që t’i shërbente qytetarëve, policia festonte arrestimin e protestuesve. Gjatë prononcimit për median, ai i quajti drejtuesit e policisë “derra”.

22:13
PD: Dënojmë dhunën e policisë

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas protestës së ditës së sotme.

22:06
“Do të luftoj derisa të eci!”, dëshira e djalit të vogël dhe gazetares

Këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm historinë e një djali që çdo ditë lufton për të realizuar ëndrrën e tij, pavarësisht sfidës që jeta ka rezervuar për të. E tillë ishte historia e Leos, 9 vjeçarit i cili vuan nga një sëmundje e rrallë në kocka. Për të realizuar ëndrrën e tij që një ditë të ecë dhe të luaj futboll si lojtari i tij i preferuar Leo Messi, ai i ishte nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale.

21:53
Dhuna në protestë, shoqërohen disa persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të cilët akuzohen se kanë kryer akte të dhunshme gjatë protestës së sotme.

21:32
I varur nga droga prej 15 vitesh, djali i premton nënës se do të ndryshojë

Për herë të parë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu, i cili prej vitesh lufton me varësinë ndaj drogës. Geraldi na tregoi historinë e tij dhe vështirësitë që kishte kaluar për të hequr dorë nga konsumimi i lëndëve narkotike. Kur ishte vetëm 16 vjeç, Geraldi kishte filluar të përdorte drogëra të ndryshme.

20:54
Gjurmë Shqiptare: Viti i përgjakshëm 1914

Si u masakruan nga andartët grekë në 1914 zonat e Labërisë, Kolonjës, Përmetit, Korçës, Këlcyrës, Skraparit, Leskovikut, Tepelenës, Devollit e deri Beratit e më tej.

20:37
Basha, mbledhje urgjente me kryetarët e degëve. Diskutohet protesta e së enjtes

Lulzim Basha nuk humbi kohë, por menjëherë pas protestës në bulevard mblodhi Kolegjin e Kryetarëve të Partisë Demokratike për të nisur përgatitjen për tubimin e së enjtes para Parlamentit.

20:27
Kosovë, Hahn ndërmjetëson për taksën

Johanes Hahn pritet të marrë një rol ndërmjetësuesi në përpjekjet për pezullimin e taksës 100% të vendosur mbi produktet serbe.

20:01
“Gusht, portret familjar”. Regjisori Spiro Duni sjell komedinë e zezë

Në familjen Ueston nuk është e vështirë që plagët dhe problemet të shpërfaqen, që nga më të moshuarit e deri tek adoleshentët. “Gusht, portret familjar” është komedia e zezë që regjisori Spiro Duni ka zgjedhur për të çelur premierën e parë të Teatrit Komëbëtar për këtë vit, duke premtuar të dridhura tek spektatorët. Pritet të shohim në rast se kjo do të dëshmohet përgjatë kësaj fundjave dhe tjetrës.

19:58
“Vit i përgjakshëm”. Dokumentari i Marin Memës, sonte në “Gjurmë Shqiptare”

Kjo është harta që tregon një pjesë të vendbanimeve të djegura nga trupat andarte greke në vitin 1914 në jug dhe juglindje të Shqipërisë.

19:56
Ajo që mbeti pas protestës… Prokurorët në Kryeministrinë që u kthye në vendngjarje

Pesë prokurorë të Tiranës kanë nisur hetimet për protestën e kësaj të shtune në bulevard.