Një muaj nga nisja e tubimit, tensione për banderolën e studentëve. Protestuesit futen brenda ‘Politeknikut’ dhe prishin pajisjet e auditorëve, përplasje edhe me rojet

29/06/2026 20:40

Për herë të parë, në ditën e 30, protesta ndryshoi skenar.

Një banderolë e studentëve nga dritaret e Universitetit të Politeknikut zhvendosi vëmendjen e protestës nga Kryeministria, por edhe një pjesë të qytetarëve.

Një numër i madh qytetarësh ju bashkuan studentëve te Politekniku, pasi sipas tyre rojet private të godinës ndërhynë dhe iu hoqën banderolën.

Shkallët e universitetit u mbushën me protestues, ku pas përplasjes me rojet e sigurisë, arritën të rimerrnin banderolën dhe ta shpalosnin sërish.

 

Eurodeputetët e pranishë sot në protestë ishin: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.

E ndërsa te Politekniku protestuesit përplaseshin me rojet e sigurisë, ku thyen dhe dyer e xhama të institucionit, në podiumin para Kryeministrisë u ngjitën disa eurodeputetë nga Grupi i Gjelbër, me kërkesën e të cilëve pak javë më parë u shtua në raportin për Shqipërinë edhe amendamenti 17, ku i kërkohej qeverisë shqiptare memorandum për ndërtimet në zonat e mbrojtura, dhe që u miratua me shumicë votash në Parlamentin Evropian. Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, dhe ajo gjermane, Jutta Paulus, dhanë mesazhe në mbështetje të protestuesve.

 

Si çdo ditë tjetër protesta e 30 u mbyll me marshim në rrugët kryesore të Tiranës.

Top Channel