Tensione gjatë tubimit/ Një grup protestuesish largohen nga sheshi para Kryeministrisë, futen brenda Universitetit Politeknik

29/06/2026 20:19

Dita e 30-të e protestës është shoqëruar me tensione.

Një grup protestuesish u larguan nga sheshi para Kryeministrisë, për t’u futur brenda Universitetit Politeknik.

Tensionet erdhën pasi pak minuta më parë studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi.

Më pas, sipas tyre ka ndërhyrë policia duke ua rrëzua banderolën.

Një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt universitetit, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studndët e tjerë.

 

Top Channel