Video/ Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas tensioneve mes protestuesve dhe rojeve te ‘Politekniku’

29/06/2026 21:50

Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara janë ato çfarë mbetën pas përplasjes që protestuesit patën me rojet e Universitetit Politeknik, ndërsa te sheshi para Kryeministrisë qytetarët vijonin fjalimet.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duken disa xhama të thyer dhe dyer të prishura të ambinteve të universitetit.

Tensionet nisën pas shpalosjes së banderolës së studentëve në katin e sipërm të këtij universiteti, ku shkruhej: “Ju erdhi dhe fundi dhe Shqipëria nuk është në shitje.”

Pasi banderola e studentëve u rrëzua, ata pretenduan se kjo erdhi pas ndërhyrjes së policisë.

Pas kësaj, një grup protestuesish që ndodheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt ‘Politeknikut’, aty ku u futën me forcë në ambientet e brendshme të universitetit, duke u konfrontuar edhe me rojet që ndodheshin në katin e parë.

Gjatë përplasjes, protestuesit kanë thyer xhamat dhe dyert, duke u ngjitur në katet e mësipërme për të marrë sërish banderolën, të cilën e shpalosën edhe njëherë pas konfliktit.

Më pas, ata janë rikthyer bashkë me studentët dhe banderolën në shesh, për ta vazhduar aty tubimin e tyre.

Top Channel