Manchester City fajtor, çfarë rrezikon klubi anglez. A do ta humbasë Champions League e 2023? Nëntë pyetjet për të kuptuar superprocesin në Premier League
Milani ka hedhur një hap më shumë drejt konsolidimit të vendit të katërt në klasifikim, pas fitores së rëndësishme me Atalantën, në transfertën e Bergamos, me rezultatin 3-1.
Ishte pikërisht skuadra vendase, ajo që kaloi e para në avantazh me anë të Freuler, por kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso përmbysën gjithçka duke nisur nga minutat shtesë të pjesës së parë.
Krzysztof Piątek (Kzhishtof Pjontek) tregoi edhe njëherë aftësitë e tij si “vrasës” para portës kundërshtare, teksa shënoi golin e barazimit.
Më pas ishte turku Calhanoglu, ai që iu dha avantazhin kuqezinjve, ndërkohë që sulmuesi polak mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë për Milanin dhe të dytin personal, duke bërë që Higuain të jetë një kujtim i largët për tifozët kuqezi.
Top Channel