Cila ishte arsyeja e përçarjes Meta-Cakrani, avokati për TCH: Unë nuk flas në bazë të emocioneve, akuzat për komplote…

29/06/2026 19:40

Duke se kreu i Partisë së Lirisë nuk beson më askënd. Ishte radha e avokatit Kujtim Cakrani për t’u ndarë nga ish-presidenti Ilir Meta nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Mbrojtësi e përfaqësoi ish-presidentin nga 24 maji 2025 deri ditën kur bëri prapësimet në 24 qershor. Megjithatë ndarja e rrugës mes klientit dhe mbrojtësit u njoftua këtë të hënë.

Seanca që i ndau duke se ishte ajo e dy qëndrimeve klient-avokat për Ardian Shatkun, emri i të cilit u bë mollë sherri edhe mes dy ish-bashkëshortëve.

Kur meta konsideroi se ishte viktimë e agjenturave greke dhe serbe, Kryemadhi i bëri thirrje të qetësohej sepse askush nuk kishte dëshmuar kundër tij. Këtë qëndrim e mbajti në mbyllje të seancës edhe avokati Cakrani, që përsërit se i qëndron mbrojtjes që ka bërë deri tani.

Por ndërsa autoritetet e burgjeve pranojnë në rrugë jo zyrtare se Ilir Meta është takuar gjatë këtyre ditëve me avokatin Bujar Musta, Cakrani që është i dyti avokat i larguar prej Metës nga çështja i uron ish-klientit të marrë pafajësi.

Çështja e themelit në Gjykatën e Posaçme mbahet në datën 9 korrik dhe do të jetë radha e ish deputetes Monika Kryemadhi për të renditur kundërshtimet e saj ndaj hetimeve të SPAK

Gazetarja Anila Hoxha: A ishte deklarata juaj në përfundim të seancës kur thatë se nuk ka një komplot, ndërsa klienti juaj kishte thënë që ka një komplot, ajo që ju ndau përfundimisht me klientin?

Avokati Kujtim Cakrani: Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë. Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit. Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty.

Çështja e themelit në Gjykatën e Posaçme mbahet në datën 9 korrik dhe do të jetë radha e ish deputetes Monika Kryemadhi për të renditur kundërshtimet e saj ndaj hetimeve të SPAK

Top Channel