Persona të armatosur sulmojnë një shkollë në Nigeri/ Merren peng disa nxënës, ishin duke zhvilluar provimet kur…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një paketë ndihme prej 300 milionë dollarësh për Venezuelën, duke dyfishuar fondin e parashikuar fillimisht për përballimin e pasojave të tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin javën e kaluar.
Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se fondet do të përdoren për sigurimin e kujdesit mjekësor, ndihmës ushqimore, furnizimit me ujë të pijshëm, strehimit të përkohshëm dhe mbështetjes logjistike për të prekurit nga fatkeqësia.
Ndihma do të shpërndahet përmes organizatave ndërkombëtare, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit, Kryqin e Kuq dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, si dhe partnerëve të tjerë humanitarë.
US Boosts Venezuela Earthquake Aid To $300 Million As 50,000 Remain Missing https://t.co/Mf7DbwUc9g
— zerohedge (@zerohedge) June 29, 2026
Ndërkohë, qindra ushtarakë amerikanë ndodhen tashmë në Venezuelë për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit. Mes tyre janë edhe ekipe të specializuara me qen të trajnuar për gjetjen e personave të bllokuar nën rrënoja.
Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, shkaktuan dëme të mëdha në vend, duke shembur qindra ndërtesa dhe dëmtuar aeroportin ndërkombëtar. Sipas bilancit të fundit, i cili mbetet ende paraprak, të paktën 1,450 persona kanë humbur jetën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.
Top Channel