E mërkurë, 20 Shkurt 2019
01:44
Mori kredi 100 mijë euro, zv. ministri grek akuzohet se i ka bërë presion Bankës Qendrore

Guvernatori i bankës qendrore greke, Yannis Stournaras i bëri thirrje qeverisë të martën të frenojë në një ministër që po përpiqej të ndërhynte në pavarësinë e bankës, kur ai e kishte telefonuar atë për hetimet mbi një hua bankare që ministri kishte marrë.

00:58
Herdi Prenga transferohet në kampionatin letonez

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Herdi Prenga ka lënë skuadrën kroate të Inter Zapresiç, për t’iu bashkuar kampiones në fuqi të Letonisë, FC Riga-s.

00:16
Çlirim Gjata shpjegon si do procedohet me “djegien” e mandateve

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ishte i ftuar në emisionin Top Show, për të diskutuar mbi nismën më të fundit të opozitës, për të “djegur” mandatet.

E martë, 19 Shkurt 2019
23:44
Nënkryetari i KQZ-së në Top Show: Si bëhet “djegia” e mandateve

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ishte i ftuar në emisionin Top Show në Top Channel, për të folur mbi debatin e ditëve të fundit, në lidhje me vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.

23:31
Duka: Partitë e mëdha kanë marrëveshje për Kodin Zgjedhor, nuk vazhdohet me vota të vjedhura

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka iu bashkua vullnetit të partive opozitare, për të vendosur “djegien” e mandateve parlamentare.

23:05
Champions “shterpë”, përfundojnë pa gola sfidat e mbrëmjes

Liverpooli dhe Bayerni i Mynihut shtynë për në ndeshjen e kthimit, verdiktin se cila prej skuadrave do të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

22:28
Çlirim Gjata tregon në “Top Show” qëllimin e djegies së mandateve; Manja: Unë nuk e besoj

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, deklaroi në Top Show se djegia e mandateve nga ana e opozitës “është veprimi i fundit politik sepse nuk ka më veprim tjetër”.

21:52
12-vjeçarja që peshon 10 kg, pasqyra e tmerrit nga lufta në Jemen

Një video që tregon një vajzë 12 vjeçare të kequshqyer në Jemen nxjerr në pah shkatërrimin e vazhdueshëm të luftës brutale që ka goditur vendin për katër vjet.

20:48
Studentët e presin në auditorë, pedagogia në Durrës jep mësim në gjimnaz privat

Teuta Thanasi, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbaron punën private pastaj shkon t’u japë mësim studentëve. E punësuar me kohë të plotë në universitet dhe më kohë të pjesshme në shkollën private, përparësi i jep kësaj të fundit, duke lënë studentët të presin korridoreve të auditorëve.

19:58
Filmat shqiptarë, në “Wikipedia”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, së bashku me “Open Labs”, një grup të rinjsh që kontribuojnë në përditësimin dhe pasurimin e informacioneve në faqen “Wikipedia” shqip, për herë të parë i jep jetë transferimit në “Wikipedia” të informacionit rreth kinematografisë shqiptare.

19:53
Te Drejtësia, në shitje edhe detyrat e studentëve

Shitja e punimeve akademike nuk ndodh vetëm nëpërmjet faqeve “online”, siç edhe Top Channel tregoi një ditë më parë, por ato mund të blihen lehtësisht në Kancelaritë pranë fakulteteve.

19:52
Chelsea, prag “eksodi”. Deri në verë ikën jo vetëm trajneri

Koret e forta kundër trajnerit Maurizio Sarri ishin këtë javë një sinjal i qartë i sezonit që nuk po shkon siç duhet te Chelsea, por veç trajnerit italian, ka të tjerë që do të largohen në muajin qershor, në fillimin e një merkatoje të bujshme.

19:27
Kryesia e PD voton unanimisht djegien e mandateve. Basha i përgjigjet Ambasadës Amerikane

Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve.

19:13
Frenimi i ndryshimeve klimatike, të përdorim mish laboratori

Europianët konsumojnë mish në nivele të papërballueshme, ndaj duhet të inkurajohen nga politikbërësit e BE-së të kthejnë sytë nga mishi i bërë në laborator, me qëllim që të luftohen ndryshimet klimatike.

18:57
UEFA refuzon planet e FIFA-s për “Global Nations League”

Këshilli strategjik i futbollit profesionist cënoi planet e FIFA-s për një “Superligë Kombesh” në sportin më popullor të planetit, duke e kthyer UEFA-n në një pengesë të madhe, së bashku me federatat anëtare të saj.

18:44
Restoranti më i mirë në botë? Do të habiteni…

Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.

18:31
Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë foli sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën.

18:20
Djegia e mandateve nga opozita, Ambasada Amerikane del me reagimin e fortë

Ambasada Amerikane shprehet me anë të një deklarate të postuar në Facebook se “kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

18:11
Elton Ilirjani kundër martesës dhe adoptimit të fëmijëve në çiftet homoseksualë: Nuk e bëj dot rolin e nënës!

Pasditen e sotme, në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u diskutua ligji më i ri në Francë, i cili kërkon zëvendësimin e fjalëve “nëna” dhe “babai” me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini.

18:04
Raporti: TEC-et me qymyr të Ballkanit ndotin të gjithë Europën

“Puna e 16 termocentraleve me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasoja ekonomike dhe shëndetësore për të gjithë Europën dhe qytetarët e saj”, thuhet në një raport të paraqitur të martën nga koalicioni i organizatave joqeveritare europiane që merren me luftën kundër ndotjes.

18:03
Makthi i Atleticos, ai që i ka shënuar 22 gola dhe i rrëmbeu dy finale

Nëse është dikush që mund t’i prishë gjumin Diego Simeones këtë javë, në kulmin e përgatitjeve për një turne elitar si Champions League, ai është vetëm Cristiano Ronaldo.

17:51
Francë, vandalizohen varrezat hebreje

Rreth 80 varre janë vandalizuar në një varrezë hebreje në Francën lindore, me “svastika” të vizatuara mbi to.

16:57
Zjarr në kodrat e Patosit, rrezikohen puset e naftës dhe disa banesa

Zona e njohur si “Ofiçina” në kodrat e Patosit është përfshirë mesditën e sotme nga një zjarr masiv, që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës të Albpetrol dhe disa shtëpive.

16:44
“Top Talk”, Nishani: S’ka vend për konflikt civil. Ndërkombëtarët s’e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ishte i ftuari i kësaj të marte në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, kur na ndajnë më pak se 48 orë nga protesta e opozitës, ditën e enjte.

16:33
Kapen 20 celularë në burgun e Fierit. Ishin fshehur brenda… (Foto)

Efektivët e institucionit penitenciar të Fierit gjatë një kontrolli kapën 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilat u tentuan të futeshin brenda ambienteve te burgut.

16:29
Veshja tepër e “guximshme” e Kim Kardashian (Foto)

Kim Kardashian i ka lënë pa fjalë të gjithë me fustanin që kishte veshur në “Hollywood Beauty Awards”.

16:21
Rama, mesazh opozitës: S’keni për të fituar, shqiptarët nuk janë budallenj

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Puka në lidhje me protestën e PD-së. Rama tha se opozita po tregon forcën duke mbledhur fanatikët e saj që janë ende pjesë e administratës për të sulmuar institucioneve.

16:15
Skandali seksual në Kavajë, Apeli jep vendimin për të miturit

Të miturit e përrfshirë në skandalin seksual në qytetin e Kavajës janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit.

15:41
Elbasan, ballokumet shiten në rrugë. AKU nis të largojë ambulantët

Ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës, ballokumja, edhe pse përgatitet me vezë dhe me gjalp shitet në rrugë. Prej më shumë se një muaji tashmë, rrugët e Elbasanit janë mbushur me ambulantë që tregtojnë ballokumen jashtë çdo standardi, mes pluhurit dhe ndotjes.

15:40
Protesta e opozitës, 5 protestues mbeten në burg

Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 nga 19 të arrestuarit për aktet e dhunës në protestën e së shtunës. Ata akuzoheshin për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë. Por, pas disa orësh diskutimesh, gjykata shpalli pasditen e kësaj të marte vendimin; duke pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorëve.

15:33
Tradita korçare, në shitje. Shtëpitë e vjetra braktisen për shkak të emigracionit

Mbi muret e banesave në zonën muzeale të Korçës rëndom shihen tabelat “Shitet”. Trashëgimtarët e familjeve të vjetra korçare, të cilët jetojnë kryesisht në emigrim, vendosin që pas humbjes së prindërve t’i shesin këto shtëpi, e më pas ato të kthehen në bujtina apo të presin banorë të rinj.

15:22
Hetim piraterisë televizive. Platformat IPTV, gjobat deri në 100 mijë dollarë

Autoriteti i Mediave Audiovizive po përgatitet për të goditur rrjete të piraterisë televizive që behet nga platforma IPTV.

15:20
Energjia nga panelet diellore, ministrja Balluku: Do të flasim me prodhuesit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fillon të lëvize pas shqetësimeve të prodhuesve për vetëkonsum të energjisë nga panelet fotovoltaike, sepse energjia e tepërt nuk i merret nga OSHEE.

15:06
Ekskluzive, BE: Kuvendi nuk duhet të bojkotohet! Dialog mazhorancë-opozitë për zgjidhjen e krizës

Pas Brukselit, reagoi në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare. Soreca thotë se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve. Bashkimi Europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin. Këto deklarata, zoti Soreca i bëri gjatë një interviste me gazetarin Muhamed Veliu.

15:01
Protesta, biznesi i shqetësuar. Dhoma amerikane: Destabiliteti tremb investitorët

Biznesi amerikan që operon në vendin tonë po shikon zhvillimet e situatës në Shqipëri, ku opozita ka deklaruar se do të djegë mandatet parlamentare.

14:55
Protestuesit para gjyqit; Jepet masa e ndalimit për 19 të arrestuarit

Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 nga 19 të arrestuarit për aktet e dhunës në protestën e së shtunës. Ata akuzohen për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë.

14:48
Sanders rikandidon në zgjedhjet presidenciale të 2020-s

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të siguruar nominimin e Partisë Demokrate.

14:39
I bllokuan rrugën Ramës, 11 të shoqëruar në Lezhë

Procedohen dhe shoqërohen në Policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të pa ligjshëm dhe bllokim rruge.

14:29
Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i pajetë 32-vjeçari. Vijojnë kërkimet për shokun e tij

Një 32-vjeçar fshati Mamaji Tepelenës është gjendur i pajetë 1 javë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.

14:09
Not kundër celulitit; Të rinjtë rusë e ushtrojnë në ujëra të akullta

Noti në ujëra të akullta është njëhësuar për një kohë të gjatë me moshat më të thyera, por ai po preferohet gjithmonë e më shumë edhe nga të rinjtë ruse.

14:07
Nxënësit mbjellin pemë; Shkollat i bashkohen nismës së Bashkisë Tiranë

Nxënës të tre gjimnazeve “Qemal Stafa”, “Servete Maci” dhe “Partizani” në Tiranë janë vetëorganizuar dhe i janë bashkuar nismës së bashkisë së Tiranes për të mbjellë pemë në parkun pranë liqenit artificial.

13:48
Java 4-ditore e punës, sa shumë përfitime

Analiza e njërës prej sprovave më të mëdha të javës së punës, asaj katërditore, jo vetëm nuk tregoi rënie të produktivitetit, por përkundrazi dëshmoi një përkushtim edhe më të madh të stafit dhe ulje të nivelit të stresit.

13:37
“Rreziku nga makinat europiane”; Raporti amerikan flet për cenim sigurie

Departamenti Amerikan i Tregtisë dorëzoi raportin për cenimin e sigurisë kombëtare në mesin e kërcënimeve të Donald Trumpit se mund të vendosë tarifa ndëshkuese doganore për importet e automjeteve nga BE.

13:33
Vrau 8 anëtarë të familjes, Prokuroria kërkon burg përjetë për Ritvan Zykajn

Burg përjetë për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj, ky është dënimi që Prokuroria ka kërkuar ndaj autorit të masakrës së Selencisë.

13:24
Djegia e mandateve, DW: Vendimi i paprecedentë

Për DW, situata politike në Shqipëri është shumë e rënduar për të realizuar shpejt pritshmëritë e Komisionit Evropian per dialog qeveri-opozitë.

13:18
Kufiri dhe taksa, Eliot Engel përkrah Kosovën për çështjën e taksës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pohoi se vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve është popozim zyrtar i Serbisë.

13:14
Ndahet nga jeta ikona e modës, Karl Lagerfeld

Bota e modës humbi sot njërin prej emrave më të mëdhenj të saj. Karl Lagerfeld ndërroi jetë në Paris, në moshën 85-vjeçare, gjë që i zhyti në zi adhuruesit e stilistit të madh gjerman, drejtor kreativ historik i “Chanel”-it dhe “Fendi”-t, e një prej figurave më të famshme të kësaj industrie.

13:08
Hidhet shorti i FA Cup, City-United të favorizuara

Manchester United plotësoi kuadrin e çerekfinaleve të Kupës së Anglisë pas fitores me Chelsean në Stamford bridge 2-0.

13:03
Champions / Sot përballen Liverpool-Bayern, Lyon-Barça

Kjo mesjavë ka rezervuar të tjera ndeshje të 1/8 të finaleve në Ligën e Kampioneve.

12:59
PD akuzon Spiropalin: Bashkëshorti i dha tendera vëllait të ministres

Pak ditë më parë në emisonin “Open” në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi se vëllai i Elisa Spiropalit, zëdhënëses së qeverisë, ka përfituar 550 milionë lekë nga fondet publike.

12:34
Arabia Saudite 30 miliardë dollarë për Pakistanin

Arabia Saudite ka nënshkruar një marrëveshje për investime me Pakistanin në vlerë të 20 miliardë dollarëve, në përpjekje për të forcuar ekonominë e dobët të këtij shteti.

12:32
Lufta teknologjike; Shefi i “Huawei” kritika SHBA

“Shtetet e bashkuara, nuk na shtypin dot”, deklaroi themeluesi i gjigantit kinez të telekomit Huawei, i cili i dënoi përpjekjet e Amerikës për ta vendosur kompaninë e tij në liste të zë.

12:24
Kujdes nga pusetat! Vidhen kapakët në rrugën e rikonstruktuar Elbasan-Cerrik

Aksi rrugor Elbasan-Cerrik u rikonstruktua, jo më larg se dy vite më parë, por kjo nuk mjaftoi që kjo rrugë më në fund të plotësonte standardet. Dikur e mbushur me gropa nga shkatërrimi, sot rruga është e mbushur me gropa nga vjedhja e kapakëve të pusetave.

12:05
Djegia e mandateve, PD mbledh kryesinë. Basha thërret Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike duket e vendosur që të djegë mandatet e deputetëve të saj. Pas konsultimeve një ditë më parë me grupin Parlamentar, kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi edhe një takim me kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani për të diskutuar për këtë temë.

12:05
Në Shtëpinë Tonë/ Karikaturat

Karikaturat janë një formë arti që frymëzohet nga portretet e personave të cilat transformohen, ekzagjerohen për të marrë një karakter komik.

11:56
Laureus Sports Awards/ Triumfojnë Djokovic e Simone Biles

Novak Djokovic dhe Simon Biles janë fituesit e këtij viti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus që konsiderohen si Çmimet Oscar të sportit. Në mbrëmjen gala të zhvilluar në Monaco, tenisti serb u shpall Sportisti më i mirë i viti pasi mundi Mbappe, Kipcogen dhe Lebron James.

11:52
Dvoran, fermerët shkulin mollët

Në Myzeqe në shenjë proteste presh, lakra e shalqi përfundojnë në kanal ndërsa në Korçë fermerët shkulin pemët e mollëve.

11:46
Wake Up/ Luiza Gega: E çfarë rëndësie kanë medaljet kur nuk ke ku stërvitesh!

E ftuar në “Wake Up”, Luiza Gega e sapoardhur nga Stambolli me titullin Kampione Ballkani, u shpreh se nuk kanë rëndësi medaljet se sa infrastruktura në të cilën stërvitet.

11:44
Devijohet trafiku në Tepelenë, shkak punimet për bypass-in e jugut

Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë do të zhvendoset në Tepelenë.

11:38
Basha: Pengesa për në BE është Rama

Kreu i PD Lulzimi Basha ka komentuar serish sot vendimin për djegien e mandateve duke thënë se nuk është thjesht djegie mandati, por se nuk do të ketë më Kuvend. Basha e quajti Ramën pengesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

11:31
Lezhjanët i bllokojnë rrugën Ramës; Kryeministri devijon udhëtimin drejt Pukës

Protestues i bllokuan rrugën kryeministrit në hyrje të Lezhës.

11:23
Kapen armë e drogë, katër në pranga

Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona pasi u janë gjetur armë dhe drogë pas kontrolleve që u janë bërë. Konkretisht:

11:07
Meta në Berlin; Presidenti: Gati për negociatat me BE

E ndërsa Shqipëria ka hyrë në një krizë politike pas vendimit të opozitës për lënien e mandateve, presidenti Ilir Meta është shprehur me doza optimizmi, për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në në Qershor.

11:01
I gjendet tavolinë pokeri në lokal, procedohet penalisht 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht në kuadër të kontrolleve kundër lojërave të fatit.

10:56
Protesta e laburistëve; Braktisin partinë për shkak të Brexit

Kreu i opozitës në Britani, Jeremy Corbyn ka marrë paralajmërimin se radhët e partisë së tij laburiste mund t’i braktisin edhe ligjvënës të tjerë përpos shtatë deputetëve që u larguan prej saj të hënën.

10:46
Djegia e mandateve, Basha takon Nishanin: S’ka më Parlament

Një ditë pasi deputetët e PD vendosën djegien e mandateve, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin, ku është diskutuar pikërisht për këtë çështje.

10:29
Vrau 45-vjeçaren, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për autorin

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për të dyshuarin si ekzekutor i Suela Sulës në vitin 2016.

10:08
Vendosën lodra seksi tek krevati i së ëmës, italianët vrasin shqiptarët

Një vrasës i arratisur italian, i cili vrau dy shqiptarë për hakmarrje në 2012 është arrestuar në Barcelonë. Italiani ishte liruar me kusht deri në përfundim të hetimeve, por theu vendimin e gjykatës duke u arratisur drejt Spanjës.

09:51
KPK shkarkon Prokuroren e Apelit Korçë. Probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar Prokuroren e Apelit në Korçë, për shkak se i janë evidentuar probleme me pasurinë.

09:44
Champions, Shaqiri sonte kundër ish-shokëve të skuadrës

Në “Anfield Road” luhet sot akti i parë i një përplasjeje të madhe të Champions League mes Liverpoolit dhe Bayernit të Mynihut. Një sfidë e veçantë kjo për mesfushorin “The Reds”, Xherdan Shaqiri, i cili ka arritur të fitojë “tripletën” në vitin 2013 me bavarezët.

09:37
Tirana me një hyrje të re, rehabilitohet rruga e Kombinatit

Rruga e dëmtuar ndër vite, me ujërat e zeza që rrezikonin të ktheheshin në burim infeksioni, është thjesht një kujtim i shëmtuar për mijëra banorët e Kombinatit, por jo vetëm.

09:18
Rama drejt Pukës, lezhjanët bllokojnë rrugën

Një protestë e papritur është organizuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku protestues të PD kanë bllokuar rrugën për të ndaluar kalimin e kryeministrit Rama në drejtim të Pukës.

08:50
16 shtete padi kundër Trump: Po abuzon me fondet

16 shtete amerikane, te drejtuara nga Kalifornia janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit.

08:14
Kërkuan rrëzimin e Trump, Presidenti: Veprim i paligjshëm dhe prej tradhtari

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi të hënën se zyrtarë kryesorë të zbatimit të ligjit kanë kryer “tradhti” kur në vitin 2017 kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të një amendamenti kushtetues për ta larguar atë nga detyra, ndërsa do të hapnin një hetim kundër tij për pengim të drejtësisë.

05:48
Ministrat britanikë thirrje May-t: Mos kërcëno me Brexit pa marrëveshje

Katër nga ministrat e lartë të qeverisë britanike të drejtuar nga Theresa May, i kanë kërkuar asaj të ndalë përdorimin e kërcënimit me një Brexit pa marrëveshje, në negociatat e divorcit me Bashkimin Evropian, njoftoi të hënën gazeta The Guardian.

04:56
Italia diskutime me BE-në, për të ndihmuar bankat në fshirjen e kredive të këqija

Italia ka filluar diskutimet me Bashkimin Evropian lidhur me rinovimin e një skeme të garancisë shtetërore, të dizajnuar për të ndihmuar bankat të fshijnë kreditë e këqija, tha një burim qeveritar të hënën.

04:02
Klopp në telashe para Bayernit, Liverpooli me disa mungesa

Me një mungesë të certifikuar si Virgil Van Dijk, që nuk ka humbur thuajse asnjë duel këtë sezon, e me plot dyshime të tjera, për një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampioneve, trajneri Jurgen Klopp duhet të riformatojë skemat e tij te Liverpool.

03:10
Rosberg nuk ka dyshime: Hamilton do të triumfojë edhe këtë sezon

Nico Rosberg nuk ka dyshime se kush do të jetë kampioni i botës në Formula 1 për sezonin e ardhshëm, madje ish piloti gjerman mendon se pavarësisht ndryshimeve në rregullore, fushata e Lewis Hamilton për titullin do të jetë e suksesshme.

02:24
Ngadalësohen reformat, Greqia rrezikon të mos marrë këstin prej 750 milionë eurosh

Greqia është në rrezik të mos marrë rreth 750 milionë euro hua muajin e ardhshëm që ishin parashikuar nën një marrëveshje lehtësimi të borxhit me zonën euro vitin e kaluar, sepse nuk ka përfunduar reformat e dakorduara, thanë zyrtarët e zonës euro të hënën.

01:39
Mohon akuzat i dyshuari kryesor për sulmin në një klub nate në Stamboll

I dyshuari kryesor për një sulm me armë të vitit 2017, që vrau 39 vetë në një klub nate të Stambollit, mohoi akuzat kundër tij në gjykatë të hënën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

00:55
Spanja e Gjibraltari japin versione të ndryshme për incidentin detar

Autoritetet në Madrid dhe Gjibraltar dhanë versione të ndryshme të hënën, për një incident në të cilin një anije luftarake spanjolle u kërkoi anijeve komerciale të largoheshin nga ankorimi pranë Gjibraltarit, shembulli më i fundit i tensionit mbi portin strategjik, teksa afrohet Brexit.

00:11
Juncker: Të hapur për t’u dhënë më shumë kohë britanikëve për Brexit

Askush në Evropë nuk do të kundërshtonte një kërkesë britanike për zgjatjen e bisedimeve mbi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian pas afatit të 29 marsit, tha kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker për Stuttgarter Zeitung në një intervistë.

E hënë, 18 Shkurt 2019
23:34
Chelsea eliminohet nga FA Cup, Sarri me valixhet gati

Chelsea i dha fund aventurës në FA Cup, pasi u eliminua në fazën e 1/8-ave, teksa humbi me rezultatin 0-2 përballë Manchester Unitedit, në sfidën e zhvilluar në “Stamford Bridge”.

23:21
Roma vuan, por fiton dhe ruan hapin e Milanit

Roma vuajti jo pak në sfidën e fundit të javës së 24-t në kampionatin italian, por në fund ia doli të marrë 3 pikët në sfidën ndaj Bolognës në “Olimpico”.

23:05
Djegia e mandateve të opozitës, në “Open” nga Eni Vasili

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve parlamentare ishte në qendër të diskutimeve edhe në emisionin politik të mbrëmjes në Top Channel, “Open” nga Eni Vasili. Çfarë do të ndodhë tashmë me politikën shqiptare? A do të reagojë kryeministri Rama? Do të vijojë ende qeverisjen pa reflektuar për këtë veprim deri diku ekstrem, apo do të pranojë të ulet për diskutime?

22:37
Inovacioni ekonomik, një kryeparlamentar shqiptar vlerësohet në Turqi

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me një çmim prestigjioz gjatë punimeve të forumit botëror të investitorëve, “World Business Angels Investment Forum” (WBAF), të zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

21:52
Jeta personale e Gjergj Kaçinarit dhe marrëdhëniet e tij me të atin

Këngëtari i njohur i muzikës rock, Gjergj Kaçinari ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, me Bieta Sulon, për të prezantuar realizmin e tij më të fundit “All i Want”.

20:42
“Fiks Fare”, doktori merr 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në shëndetësi, ku një doktor në qytetin e Gramshit ka marrë 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari.

20:16
Motori më i fuqishëm i Ferrari-t, me hijeshinë e viteve ’50

Me konsumatorët që kërkojnë SUV dhe qeveritë që kërkojnë makina elektrike, prodhues si Ferrari janë vënë në vështirësi.

20:14
Ekspozitë shqiptare për Trumpin…në betejë me median, Obamën e Sorosin

“Në kohën e gënjeshtrave universale, të thuash të vërtetën është një akt universal”. Me këtë shprehje të Orëell, piktori Avni Delvina ka çelur ekspozitën e tij ‘Që në hyrje’, duke iu kushtuar tërësisht figurës së Donald Trump.

20:05
Diploma shitet për 100 euro. “Pedagogët” e ofrojnë “online” për “dembelët”

Biznesi fitimprurës i shitjes së temave të diplomës “online” vijon edhe pas revoltës studentore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

20:01
Vajza rekordmene e golave për Vllazninë…stërvitet me Shkëndijën

Rreth 100 km larg Tiranës, në fshatin Prell të Burrelit është lindur golëshënuesja më e mirë në botë për vitin 2018, Megi Doçi, e cila vetëm vitin e shkuar shënoi 84 gola.

19:46
Historia e hakmarrjeve mes dy fiseve në Vlorë, 7 vrasje për sherrin e basteve

Një sherr në sallën e kumarit ka shkaktuar 7 vitima dhe 7 të plagosur. Konflikti i nisur mes dy fiseve në Vlorë, një ditë më parë iu mori jetën edhe dy personave.

19:39
Si zëvendësohen mandatet? Ekspertët: Parti të tjera mund të hyjnë në Parlament

Në kushtet kur Kodi Zgjedhor nuk parashikon konkretisht çfarë bëhet me mandatet e një force politike, kur ajo nuk garon në koalicion, ekspertët mendojnë se zgjidhja mund të gjendet për analogji në parashikimin e legjislacionit për deputetët e pavarur.

19:22
Java londineze e modës, shpërthime ngjyrash në pasarela

Java londineze e modës do të sjellë 5 ditë spektakël në pasarela, me shpërthime ngjyrash. Në dy ditët e para, më shumë se 80 sfilata kanë sjellë talentin e të rinjve, ndërsa stilistët kryesorë britanikë do të mbyllin javën.

19:18
Po vjen superhëna! Më e shndritshme se kurrë gjatë 2019-s

Superhëna më spektakolare e vitit 2019 do të mund të shihet të martën e 19 shkurtit, duke u shfaqur në qiell më e shndritshme se kurrë.

19:12
Dezertime për shkak të “Brexit”-it, laburistët humbasin 7 deputetë

Një grup deputetësh nga Partia Laburiste në opozitë, në Britaninë e Madhe, u shkëputën të hënën, në shenjë proteste ndaj mbështetjes së udhëheqësit Jeremy Corbyn për “Brexit”-in.

19:05
Opozita në bllok: Djegim mandatet; Aleatët mbështesin vendimin e Bashës

Propozimi i kryetarit Basha për djegien e mandateve u mbështet unanimisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por demokratët nuk pritet ta lënë sot mandatin e deputetit, pasi vendimi përfundimtar i takon forumeve më të larta të partisë.

18:56
E zemëruar me deklaratat për holokaustin, Polonia bojkoton samitin në Izrael

Një takim i krerëve të Europës Qendrore në Izrael është anuluar, për shkak të një përplasjeje mes vendit hebre dhe Polonisë në lidhje me holokaustin.

18:51
Haradinaj këmbëngul: Taksa qëndron sa të jem unë kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se taksa 100 për qind mbi mallrat serbe nuk hiqet, për sa kohë që ai do të jetë kryeministër.