Zona e njohur si “Ofiçina” në kodrat e Patosit është përfshirë mesditën e sotme nga një zjarr masiv, që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës të Albpetrol dhe disa shtëpive.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit si dhe Albpetrolit dhe avarishpëtimit.

Mësohet se janë lokalizuar flakët, por ato favorizohen edhe nga era në zonë duke rrezikuar riaktivizimin e vatrës së zjarrit.

Fikja e zjarrit bëhet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të tjera për të evituar përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të policisë.

Top Channel