Këngëtari i njohur i muzikës rock, Gjergj Kaçinari ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, me Bieta Sulon, për të prezantuar realizmin e tij më të fundit “All i Want”.

Një këngë e shkruar dhe kompozuar nga vetë ai, por që mori kohë për t’u publikuar për shkak të angazhimeve të shumta muzikore që ka patur banda e tij muzikore.

Sa i përket ndikimit të familjes në karrierën e tij, Gjergji pranoi se preferon që të mos u tregojë shumë, madje ndodh që ata ta dëgjojnë këngën pasi është publikuar.

Ai tregoi më tej se marrëdhëniet profesionale me të atin, por edhe me familjarët e tjerë janë shumë të sakta, pasi ata gjithnjë e gjykojnë me gjakftohtësi dhe nuk ndikohen aspak emocionalisht nga lidhja familjare.

Top Channel