Mëngjesin e sotëm, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce dhe kryeministri Zoran Zaev kanë vizituar spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup.

Pas vizitës, ministri konfirmoi se viktimat janë 14 dhe jo 15 siç flitej mëngjesin e sotëm, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Për momentin, nga 7 pacientët në gjendje të rëndë 4 janë të shtruar në spitalin “9 shtatori”, ndërsa 3 të tjerët në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”.

Për momentin, 37 të shtruar në gjendje më të mirë shëndetësore gjenden në spitalin “8 shtatori”, ndërsa 8 në Klinikën e Shkupit “Nënë Tereza”, kurse 2 në spitalin e Tetovës dhe 1 në atë të Gostivarit.

Ai shtoi se nga 4 të lënduarit në gjendje të rëndë 3 janë operuar dhe për momentin janë nën observimin e plotë të ekipit të mjekëve.

Ministri Filipçe siguroi nga ana tjetër se ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën dhe se 80 për qind e mjekëve ndodhen në shërbim dhe në disponibilitet të plotë për përballimin e kësaj situate emergjente.

Top Channel