Në ditën e të dashuruarve, qindra çifte i drejtohen Parkut Kombëtar të Liqenit për të festuar. Kjo ka qenë një indicie për Bashkinë e Tiranës për të krijuar në këtë park “Molin e Dashurisë”.

“Në Ditën e Dashurisë po krijojmë këtë mikrohapësirë, Molin e Liqenit, për të gjithë ata që duan të bëjnë një shëtitje me varkë, që duan të merren me sport, me kanoe, për ata që duan të bëjnë minigara. Ky tani është një mjedis fantastik. Liqeni i Tiranës është populluar më shumë se kurrë, por edhe pasuruar me aktivitete më shumë se kurrë”, tha Veliaj.

Tirana ka më shumë nevojë për dashuri sesa për urrejtje, tha kyetari i bashkisë: “Është ndoshta një moment për të reflektuar se sa shumë ka nevojë Tirana dhe Shqipëria për dashuri. Ndonjëherë kemi shumë mllef, shumë maraz, flasim keq për njëri-tjetrin, por ndonjëherë ndoshta duhet të ndryshojmë, duhet me i thënë njëri-tjetrit “Bravo të qoftë, jam shumë krenar për ty”.

Veliaj ftoi qytetarët dhe bizneset të dhurojnë kush një pemë a një varkë për t’u kujdesur për pronën e përbashkët.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel