Rama së bashku me bashkëshorten në Pallatin Elize, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

10/11/2026 21:40

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga presidenti Francez. Në pamjet në fjalë, Rama shfaqet krah bashkëshortes së tij, Linda Rama.

Që të dy u priten nga presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij, Briggite Macron.

“📍Palais de l’Élysée – Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron 🇫🇷🕊️🇦🇱”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Top Channel